Një SMS nga “djali i Arta Dades” në celularin e Sali Berishës

0
101

Adrian Thano, 28 Janar 2015

Sali Berisha dhe Eni Vasili

Ish-kryeministri i vendit ndoshta nuk do gjykohet kurrë. Me gjasa asnjë inisiativë ligjore nuk do ndërmarrë kundër tij një qeveri që e ka tradhtuar votën ndëshkuese të 23 qershorit dhe një kryeministër që pandeh se është votuar për të rregulluar suvatë e ndërtesave.

Por edhe sikur asnjë gjyq mos e dënoftë, Berisha mbetet ai që njohin të gjithë: një vrasës, urdhërues vrasjesh, falsifikator provash, cënues i integritetit territorial të vendit.

Ndjej neveri ta replikoj; ata që e kanë lart e përballë ta gëzojnë. Por në një intervistë dhënë mbrëmë në News 24 ka shpifur për të disatën herë ndaj një prej miqve më të mirë timin personal dhe të Ditës.

Ato që tha mund t’i gjeni më poshtë.

Nuk do zgjatem në këtë orë të natës, por duke i kërkuar Albit ndjesë, dëshiroj të ndaj me lexuesit e Ditës një SMS, që ai ia ka nisur mbrëmë gjatë emisionit Sali Berishës.

SMS-ja ndodhet në celularin e Berishës dhe të disa pak miqve të Albit. Ndoshta është private, por gjithmonë kam menduar që ky kurvlliku i burrave të politikës që marrin në gojë nëna, motra e vëllezër njerëzish, që publiku nuk i njeh, por që janë në jetën dhe hallet e tyre private duhet të marrë fund.

Këta burrecë që i thonë vetes politikanë dhe që kanë krijuar këtë fshat të madh të baltosur, le të merren me ndyrësitë e njëri-tjetrit. Dalin e teprojnë.

SMS: “…Sali Berisha. Jam Alban Dabulla apo si te pelqen ty djali Arta Dades. Kam pershtypjen se me shume tmerr ke nga mbiemri im se sa nga emri i nenes sime ndaj perdor shpesh kete te fundit. Me ke bere nje dem te vetem, me ke grabitur rinine, pasi me grabite atdheun. Te kam injoruar se kam besuar dhe besoj qe e gjithe energjia jote prej frikacaku fokusohet te nje qellim i vetem, te dalesh nga shpifjet e tua si viktime dhe te vjedhesh keqardhjen e meshiren e nje populli qe vrave dhe grabite. Po sot mjaft me. Nuk mund t’i grabisesh rinine dhe femijeve te mi.

Do shihemi ne gjyq dhe do te te mund me gjykatesit e tu. Qofsh mire se ta kam uruar gjithe jeten per faktin se ti e ke enderr te te vrasin, qe te mbetesh hero por jo populli eshte aq i mençur sa mos te ta plotesoje kete enderr dhe te te lere te ngrysesh ashtu si te takon dhe si do shkruhet ne historine e ketij vendi: Tradhtar i kombit tend, vellavrases etj. qe i di ti…”

**************

Më poshtë, pjesë nga intervista e mbrëmshme e Sali Berishës me gazetarët e News 24:

Z. Berisha, mund të na shpjegoni se çfarë është një stinë protestash?
Bandat e sotme janë tre herë më të mëdha se ato që ishin, janë banda që lëvizin mbi malet e kokainës dhe kanë kapur direkt kreun e qeverisë dhe ministrat. Po marrim rastin e Kostandinit. E lëmë që ekzekutoi të parin dhe e futën Luizën në Parlament, por më pas çfarë ndodhi ditën e krimit? Rama del me nënën e kriminelit në media dhe jo me nënat e viktimave. Ka dhe një ngjarje tjetër më mbrapa dhe ky është Enver Basha.

Kush është Enver Basha?
Është djaloshi që me biçikletë la punën në katër të mëngjesit te pizeria dhe po shkonte në shtëpi.

Çfarë pa Enver Basha aty?
Ai pa një skenë krimi të tmerrshme, katër viktima. Ai pa se polici i tha Xhuvanit “Ik tani, nisu”. Pa se Xhuvani shoqërohej nga një djalë tjetër. Por ky djalë patriot, nga një rrugicë i del para me motor dhe i kap revolen dhe i thotë “ndal aty kriminel, se ke vrarë katër vetë”. Shkon një polic aty dhe çfarë bën me revolen? Revolen ia hodhën të birit të Demirit.

Ju po thoni se Xhuvanin e arrestuan kalimtarët e rastit?

Po, e ka ndaluar Enver Basha! Kthehet me policin me revolen, me Kostandinin dhe këtij i kanë premtuar flori, jo policit. Kontrolloni arkivën. Polici ia merr revolen dhe ia hodhi Demirit. Dhe Demirin e vdiqën aty sepse i plagosur është mbajtur rreth 35 minuta, pa iu dhënë ndihma urgjente. Pasi ndodhin të gjitha këto, Basha lidhet tre ose katër herë me menaxherin e policisë, Didi. Didi i thotë nuk kam punë me ty. Basha lidhet me nënpolicët dhe ata i thonë s’kemi nevojë për deponim. Më pas më vijnë familjarët dhe më thonë ne kemi djalin dhe me dhane mua nje Usb me sekuencat…

Pse nuk ka një denoncim në media të Bashës?

Pse e mori emrin e Oktapod ky gazetari juaj, Artur Çani?! Shkojmë më tutje, shoqëruesi tjetër, dëgjuat ju që ishte dhe një tjetër shoqërues, e kanë dhënë lajmet. Kush ishte ai? Kush ishte? Ai ishte djali i një deputeti, apo deputeteje.

Ju e dini i kujt zoti Berisha?

Iku ai. Ai iku, kur ky ndali Konstadinin, ai nuk u përlesh me Bashën dhe policët.

Ju e dini i kujt deputeti është?

Unë kam të dhëna por dua të jem 100 për qind i sigurt. Të dhënat janë se ishte i Arta Dades, por duhet të jem i sigurt. Unë nuk ngurroj të them gjërat siç janë. Çfarë ndodhi tjetër? Demiri deklaroi pa e takuar Bashën se kjo s’ka qenë revolja…