Një shembull nga Liberia kundër korrupsionit dhe Shkëlzen e Argita Berisha

0
55

TemA Online, 22 Gusht 2012

Vendet afrikane konsiderohen si shtetet me shkallën më të lartë të korrupsionit. Nga to nuk bën përjashtim as Liberia, e cila për vite të tëra, për më tepër është përballur edhe me luftëra civile.

Por, ky shtet ka vendosur që të marrë një drejtim tjetër dhe presidentja Elen Xhonson Sirlif, ka vënë si objektiv kryesor në punën e saj, luftën kundër korrupsionit.

Dhe, shembulli i parë që ka dhënë, është pikërisht me djalin e saj, Çarls Sirlif, që është zevëndës guvernator i Bankës Qendrore. Ai është pezulluar nga puna, së bashku me 45 zyrtarë të tjerë, pasi nuk ka deklaruar pasurinë e vet në komisionin e ngritur posaçërisht. Ata do të rikthehen në detyrë vetëm pasi të deklarojnë dhe justifikojnë pasuritë e tyre.

Në Shqipëri ndërkohë, djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka dhjetëfishuar pasuritë këto 5 vitet e fundit, por askush nuk merr guximin se si e ka arritur këtë gjë, kur dihet se zyrtarisht ai nuk merret me ndonjë veprimtari. Për të mos folur pastaj për vajzën e kryeministrit, e cila ka rreth 2 miliardë pasuri.

Pasuria e Shkëlzen Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):

Viti 2006 – 9 milionë lekë të vjetra + apartament 56 milionë lekë të vjetra (total 65 milionë lekë të vjetra).

Viti 2011 – 630 milionë lekë të vjetra (dhe apartament nuk ka më, jeton me qera)

Pasuria e Argita Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):

Viti 2006: 880 milionë lekë të vjetra (përfshirë 10 apartamente në Tiranë).

Viti 2011: 1 miliard e 825 milionë lekë të vjetra (përfshirë 9 apartamente)”, shprehet deputeti socialist.

Siç shihet nga shifrat, Shkëlzen Berisha brenda 5 viteve e ka dhjetëfishuar pasurinë e tij, ndërkohë që nuk merret me ndonjë punë apo aktivitet të veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Argitën, pasuria e të cilës është në shifra të frikshme.