Një reportazh i vonuar nga Gjykata Kushtetuese

0
58

Adi Thano dhe Myslim Pasha

Myslym Pasha, 25.12.2009

Përshtypje të kol. Myslim PASHA / Mjeshtër Kërkimesh.

1. SFOND PËR NJË FILLIM SHPRESËDHËNËS.

Duke kundruar në krahun tjetër të sallës së Gjykatës Kushtetuese, njerëzit me të cilët kisha ndarë respekt për një kohë shumë të gjatë në punë dhe kontribut në të mirë të hartografisë shqiptare, dhe të shërbimit në radhët e Forcave të Armatosura, më përfshiu një emocion i lartë, burim i së cilit ishte drejtësia të cilën po e ndjeja se po testohej edhe në këtë ndeshje absurde midis të dy palëve që në fakt ishte : “e njëjta palë…” Shqyrtohej në seancë plenare ” Marrëveshja e përcaktimit të Kufijëve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë”

Ata të krahut tjetër që në fakt ishin, krah yni, si në një trup unik që do të supozonim, të vendit e të kombit tonë, mbështilleshin krahë njëritjetrit ashtu sikundër edhe ne, për të mbrojtur të Drejtën… Po cilën të Drejtë? Ky ishte një vijim i Absurdit. Për herë të parë në një gjykim të tillë kërkoja në sallë fjalën ” I drejtë” dhe ” i padrejtë” nën shqyrtimin e lartë të Kushtetueses.

Sjelljet tona dilnin prej vetvetes, dhe në një “lloj harrimi” përshtatnin arsyetimet për të mbrojtur veprat tona të cilat i kishim nisur nga synime të njëjta, por që na kishin çuar në krahë të kundërt.

M’u krijua ndjejsia se pala e përfaqësuesëve të Qeversisë sime që mbronin Përcaktimin e Kufijëve detarë midis të dy shteteve, prej hullisë së verbër, prej së cilës ishin nisur në krye të herës, nuk po i përputhnin veprimet, në këtë gjykim Kushtetues. Kështu ndofta, ata, mendonin dhe për palën tonë.

Kishim një pikë referimi dhe ky ishte Mëmëdheu. Ndaj tij ne përsillnim arsyetime krejt të ndryshme, të cilat duhet të përputheshin vetëm me këtë orientim Polar.

Çdo ngatërresë, qoftë teknike a qoftë e çdo natyre tjetër, kish ngritur pasionet dhe atypëraty ne ishin në konflikt për shkak të Së drejtës dhe vetëm të Sëdrejtës. Në mes të këtij konflikti, kishte një fisnikëri të lartë që ishte si kyefjalë, e cila buronte prej buronjës së herëshme të gjeohistorisë sonë dhe Mëmëdheut. Kjo optikë duhej të kuronte emocionet dhe pasionet tona që herë jepnin kurajë e herë shkurajonin Të dy palët mendonin se ishin me të Drejtën dhe ashtu në kacafytje po ngjiteshin edhe në shkallët e Gjykatës Kushtetuese.

Në themel, në mure, në Dheun Kontinental, një erozion punonte e punonte pa reshtur. Ishte erozioni i Së Padrejtës, në dëm të vetevetes, që njëra palë kërkonte t’ia atribuonte tjetrës.

” Vlera e të gjithë gjërave për të cilat bëhen marrëveshjet maten me dëshirën e atyre që bëjnë marrëveshjen, prandaj vlera e drejtë është ajo që ata janë të gatshëm të japin” ( shiko Thomas Hobbes: Levantiani)

Para nesh ishte një Marrëveshje, e cila kish kohë që quhej “hermetike” Tanimë, ajo kishte hipur në Gjykatën Kushtetuese, sikur të mos e kishin parë kurrë, edhe pse e kishim mësuar përmendësh, jo vetëm tekstin e saj po edhe 150 koordinatat gjeografike.

Të dy palët ishim të hutuar dhe me kokë mënjanë, nga njëritjetri.

Ky hutim nuk vinte prej interesave të epërme që kishte Mëmëdheu por për absurdin juridik dhe teknik të marrëveshjeje të dështuar.

Mbi krye kishim një arbitër, Kushteuesen. Palët nuk i besonin njëtatjetrës. Dhe ishin e njëjat palë. Atëherë ishte ngritur Arbitri. A duhet vallë ta besonim atë?

A do ta shpërndante ai në mënyrë të barabartë Drejtësinë për interasat tona të njëjta ( në se ato do të ishin të njëjta…!!).

2. PRERJA E NYJES GORDIANE TE “PARIMIT TË BARASLARGËSISË”

Pyetjet që u bënë nga Kushteuesja ishin befasuese për të dy palët. Siç jemi mësuar edhe në raste të tjera mund të përballeshim me situate që kishte të bënte, me gjetjen ose pranimin e heshtur të asaj që kishte bërë Qeveria me Marrëveshjen Detare e nuk do të cekeshin ato pika që kishin lidhje me themelet e ngrehinës, që na ishte paraqitur. Pikërisht këtu erdhën pyetjet dhe ne pamë se këto pyetje nuk i bënin antarë të Kushtetuesëes por i bënte vet Mëmëdheu.

Atëherë filloi të buronte besimi, se së thelli po dilte në pah, gjykimi i lartë, larg interesave të vogla përmbuluese apo argumentuese për të bërë mbrojtjen e Hierarkisë së Qeverisë që e kishte nëënshkruar këtë marrëveshje. Për herë të parë, kuptuam se sa nevoja paskemi për `një arbitër, që në një farë mënyre të qetësonte emocionet tona dhe stresin e madh të konfliktit brenda vetes.

Kështu u lakua kaq shumë parimi i “baraslargësisë” i cili ishte poërdorur dhe shpërdorur me tepri, në këtë diskutim të gjatë, për të mbrojtur marrëveshjen e për t’i dhënë asaj një pozicion zotërues, kanosës, tregues, shpëtimtar, për të dy palët, duke përcjellë kështu se ” sa të barabartë kemi qënë midis njëritjetrit, me palën e Republikës së Greqisë” ” pra , mbyllni gojën, ju shpifës dhe mashtrues, se ne jemi të barabartë.”

Kushtetuesja kërkonte llogari e pyeste, nëse kemi qënë të barabartë dhe a kemi qënë të panashëm. ( Kujto pyetjet e Gjyqatarit Kushtetues XH. Zaganori, të z S. Berberi etj) Vallë, parimi i baraslargësisë, a e kishte çuar në fitore palën shqiptare, dhe a i kishte dhënë secilës palë të drejtën dhe panaësinë?

Këto ishin vetëtima, po jo me kuptimin djegës dhe kërcënues, por për të ndriçuar atë salllë të lartë. Asqë, e kisha menduar; sepse si shumë qytetarë të tjerë, të këtij vendi më kishte humbur besimi tek Drejtësia. Po ja që e mora shpullën e duhur, në vendin e duhur e në kohën e duhur.

Kësilloj, u fol për rrethana gjeografike ( shiko Zaganjori, Berberi, Sadushi ). Pyetja e lartë e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z Vladimir Kristo ishte po kaq gozhduese ” Ju përpiqeni që të bëni një dallim midis parimit të baraslargësisë dhe atij të barazisë. Ju thoni se kjo e dyta është pjesë e shqyrtimit gjyqësor, kur ka konflikte. Nuk është detyrim që buron nga Konventa e Detit?”

Sa herë ishte përsëritur që t’i shkonte në vesh Qeverisë se ” përdorimi dhe përzgjedhja e parimit të baraslargësisë dhe çuarja gjer në find e tij me verbëri kish çuar në një pabarazi të madhe” se parimi i barasalargësisë kish përcjellë fitoren e thellë për palën e Republikës së Greqisë. E megjithatë, “braslargësia” vijonte që të mbetej një mburojë ashtu sikundër për Ujdhesën e Korfuzit ishin pararojë ujdhesat dhe cekinat shkëmbore të cilat diktonin dhe jepnin efekte dëmtimi ndaj Shqipërisë.

Në sallë kishte një stepje të beftë, pastaj një lloj zhaurime, troshitëse dhe temparetura filloj që të rritej. Deti ynë i ndarë po merrte frymë, sepse po i hiqej litari matës i vijës së mesme të baraslarguar nga pikat më të afërta, nga çarku ku kish rënë pala shqiptare, në këtë matje të pazakontë brigjesh e gjeohapësirash detare dhe të Shtradetit.

Në këtë tollovi erdh dhe u ngrit papritmas hutimi i cili çoi krahun shqiptar të Qeverisë, gati në një mjerim të plotë, gjersa u shqiptua ajo frazë që solli një zhgënjim të paparë, por edhe një prerje të Nyjës Gordiane e cila si një metaforë legjendare ishte duke e shoqëruar këtë Nyje lidhëse të Marrëveshjes dypalëshe, e këtij problemi kokfortë dhe të vështirë. Duhej goditur “baraslargësia” Këtë goditje e bëri vetëm Gjykata Kushtetuese. Në prerje dhe zgjidhje të saj dolën, se sa pa bazë ishin argumentet : ( shiko: ” Ne ju refreruam parimit të baraslargësisë si më i sakti….” ( Ledia Hysi), ” …grupi negociator është bazuar në një parim strikt dhe objektiv…mund të vemë në çdo moment metrin apo vizoren dhe të dalë çdo distancë e barabartë nga brigjet e çdo pike të vijës kufitare …( Marsida Xhaferllari). Mirpo Shqipëria kishte humbur. S’ka gjë se kemi qënë strikt, se kemi qënë objektiv. Sa herë e kishim publikuar “testin e përpjestueshmërisë” për të treguar se sa kishim humbur, por ky test për palën tjetër që është edha pala jonë shqiptare, kish humbur me humbjen që nuk përmendej gjëkund.

Në këtë tallaz, që nuk ishte menduar, kish një përqëndrim të lartë gjykimi, derisa për një mjedis juridik të kësillojshëm, u shfaq në horizont pyetja ” Sipas jush parimi i braslargësisë është parim politik apo juridik? ( Shiko: S . Berberi) ” dhe ja përgjigja në këtë përballje me dallgëzimin e Jonit ” Juridik, që ka edhe konsiderata politike… ( shiko M . Xhaferllari) .

3. DHEU KONTINENTAL NË GOJËN E NJË GJYQTARI TË KUSHTETUESES.

Me muaj të tërë sa herë kisha matur me kompas dhe përqasur madhësi nga bregu në breg, mallkoja veten time dhe baraslargësinë. Në përhumbjen e natyrshme nuk i kisha besuar as vetes dhe as parimit. Prandaj duke iu lutur “barazisë dhe drejtësisë, drejtësisë dhe pananësië” doja t’ia hiqja në themel gurët një e nga një asaj ngrehine që quhej Marrëveshje. Tani, prania “politike” nuk ishte gjë tjetër veçse shkallmimi i parë që e dhanë avokatët e Qeverisë, të cilët e ngatërriuan ‘drejtësinë teknike” me faktorë politikë. Ne po bënim të njëjtën gjë. Mundimi ynë dhe dora që na jepte vet pala e qeverisë, në këtë heqje të gurëve, të themelit ishte një dëshmi e rrallë se ” haka po shkonte tek i Zoti”

Salla mori frymë përsëri. Një muzg i menjëhershëm ra në fytyrat tona. Figurat e larta të Kushtëtueses qëndronin edhe më lartë. Ishin edhe afër edhe larg. Pjesë e jona; e të dy palëve. Me pyetjet, qortimet dhe me marjen e përgjigjeve do të ishim ne vet që do të shkallmonim këtë marrëveshje.

Ishin duart tona dhe rrjedha e arsytimeve kokëngjeshura që vijonin edhe më tej. Palët i ngjanin enëve komunikuese që edhe pse nuk ia hidhnin sytë njëratjetrës, komunikonin si me të vetmin mjet që diktohej nga Drejtësia e cila kerkonte interesin i Mëmëdheut. Kështu, që palët po bënin pak a shumë, mbrojtjen e nëratjetrës, ashtu si pakuptueshëm edhe pse ishin pozicionuar në skaje.

Kuptohej se ishte bërë një marrëveshje që nuk kish sjellë dhe nuk e kish trajtuar Shqipërinë të barabartë me Republikën e Greqisë. Atë që zakonisht zgjidhet me luftë, pra marrja e gjeohapësirave të tilla, kaq lehtë pala tjetër e kishte marrë me bisedime diplomatike. Gjenealogjia e një vepre, tashmë të varur në murin e lartë të Gjykatës Kushtetuese, ishte ajo hartë detare e përfytyruar( po një e tillë, nuk u soll kurrë. Sipas përfqësuesëve të Qeverisë thuhej se kish ardhur një e mirë që ia kemi bërë vetes. Po që sipas nesh ajo nuk ish gjë tjetër veçse një Dhurim Jonik që ia kemi blatuar fqinjit. Atje në murin ne Kushtetueses në fakt po shkallmohej një binom, barazimi i së cilit nuk po vertetohej dot. Ishte një mosbarazim. Historia njëshekullore e shtetit shqiptar nuk mund të kish gatuar një mosbarzaim, të kësillojshëm.

Hodha sytë si padashje, tek njerëzit e mi të krahut tjetër. Jo për të treguar se po mernim zemër prej kësaj hullie, ku futej shqyrtimi por për t’u transmetuar atyre një miëkuptim shqiptar, në etikën e përgjithëshme që duhet të kemi, për interesat e larta kombëtare, pa agresivitetin e shfaqur heraherës nga kjo palë. Sa herë kam përsëritur jo me shtirje se ” Kundëradrmiralin e kam mik” por para interesit të lartë të atdheut nuk mund të lëshohet pe. Të kundërtën e kam marrë prej tij. Ndërkaq, salla priste argumente dhe fakte të rinj, arsyetime ligjore dhe të mbështetura në Ligjin Ndërkombëtar. Fronti ishte po ai, i pari. Në krahë të njëritjterit, pala e qeverisë nxori atë që nuk duhej të nxirej kurrë; ” Nëse nuk do të zbatonim parimin e baraslargësisë do të mernim parasysh edhe trafikun e kalimit të anijeve greke dhe Shqiptare në Ngushticën e Korfuzit. Dhe në këtë pikëamje ne dilnim të humbur.( shiko : K . Gerveni , po aty ”

Ishte një dorë e përbashkët e të dy palëve, që po kryente çmontimin, ashtu avash e avash, në një qetësi olimpike, pa thirrma e pa sharje. Njerëzit lëvizën sërish dhe shikuan njëritjetrin, me një lloj lehtësimi.

” Po ku je mor mik? Nuk vijnë fakte gjeometrike, po mjete lundruese, të lirë gjithherë e gjithkund. Lundrojnë në këtë Ngushticë historike, dhe ti nuk mund t’i lidhësh dot me parimin e baraslargësisë, sepse para këtij parimi duhet të jemi ta barabartë, edhe pse njëri mund të jetë i fuqishëm dhe që s’mund të ketë dot as fuqinë e sasinë e mjeteve lundruese të tjetrit!”

Me Saimirin dhe Gjiknurin, shkëmbeva ca fjalë pakuptim, sepse në këtë kompleks që u krijua nuk po pëqëndrohesha dot, ndërsë arsyetimi që rrodhi e mbushi Detin me flotilje pafund sikur do të mateshin forcat e të dy shteteve. Kurse ditë më parë, duke kryer për të njëqindën herë testin e përpjestueshmërisë e duke matur brigjet e Karaburunit, më dilte në përfytyrim mësymja hapësinore, detare, e cila nuk pyeste se mbi cilat syprina lundronte. Çdo matje, përcaktim gjeodezik apo hidrografik i mëtejshëm, bëhej pjesë e një teatri absurd, ku aktorët teksa kishin hipur në anijen hidrografike, në atë Jon të bukur e të magjishëm, mes një romantike dhe idili miqësor, befas ishin gjendur në një skenë të panjohur, që nuk dihej se kush regjisor e kish përfytyruar, e përgatitur si një surprizë, nga pala shqiptare pikërisht poshtë kepit të Gjuhëzës, dhe përballë Otrantos.

Zëri i Gjyqtarit Zaganjori më zgjoi. Termi që përdori kishte lidhje me mëmëdheun dhe ai tha” Dheu Kontinental” Më erdhi sërish parimi i barazisë dhe paanësisë por edhe parimi tanimë i njohur se ” Dheu Kontinental zotëron Detin” Sepse ai Karaburun ishte si një dëshmitar që flet dhe gjuhën e tij ende nuk e kemi kuptuar. Ai thotë që t’ia japësh këtë të drejtë, ndërsa ti, e shtyn në harrim, syrin e tij të dheut që tregon se ku ka arrirë pika 150 si një ardhje strategjike këtu midis të dy shteteve, dhe të dikton prej asaj baraslargësie “pushtuese”

U shkëmbyen pyetje e përgjigje. U shformuan tiparet e Otrantos që u kthyen në një vijë, kur ai përzgajtej deri në fillim të Tarantit. U mohuan rrugët e bardha dhe vija përmbyllëse e ujdhesave. U rishfaq edhe një herë Arkipelagu. Përsëri diktoi një ujdhesë, e Arkipelagut të Korfuzit, në një gjeohapësirë strategjike, që i përngjante një maje thoi po të krahasohej me Dheun Kontinental që e përsëriti gjyktësi Kushtetues Zaganjori . ” Dheu Kontinental dhe madhësia e ishullit janë marrë njësoj, ndërkohë kur si kriter kryesor është sipërfaqja.”

Shënim_
Thëniet dhe kundërthëniet janë nxjerë nga shtypi ( shih: shtypi datë 9 dhjetor 2009 si dhe shënimet drejtpërdrejt nga salla.)