“Një përgjigje shumë e thjeshtë”

0
50

U.S. Embassy-Tirana

– nga Aleksandër A. Arvizu, Ambasador i SHBA në Shqipëri

Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë në muajin nëntor. Ishte koha për të qenë krenarë, një kohë përsiatjeje mbi sukeset e vendit në kapërcimin e trazirave të mëdha për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe që aspiron për në BE. Tani, ndërsa shqiptarët shohin përpara drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, gjendemi në fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë – një kapitull që duhet të përkufizohet nga demokracia e lulëzuar, ndërtuar në mënyrë të padiskutueshme mbi vullnetin e popullit. Duke udhëtuar nëpër Shqipëri, gjej tema të përbashkëta në bisedat që bëj, pavarësisht nëse jam në Shkodër apo Gjirokastër, në Vlorë apo Elbasan. Shqiptarët janë të shqetësuar për probleme reale – punësimin, të ushqyerit e familjeve të tyre, kujdesin shëndetësor, arsimin, degradimin e mjedisit dhe krimin, sa për të përmendur pak prej tyre.

Shumë vetë më janë ankuar që udhëheqja politike (dhe këtu më lejoni të jem i qartë që njerëzit flasin si për koalicionin qeverisës ashtu edhe për opozitën) duket e fokusuar vetëm në interesat vetjake ose partiake, se sa në zgjidhjen e këtyre problemeve të përhapura gjerësisht. Teksa shqiptarët përgatiten për ta nisur këtë kapitull të ri, një element ndryshimi duket sikur del mbi të gjithë të tjerët për nga rëndësia: mënyra se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, veçanërisht nevoja për ta zhvendosur vëmendjen tek njerëzit, ku institucionet qeveritare dhe partitë politike iu shërbejnë interesave të njerëzve.

Kur Sekretarja Klinton iu drejtua parlamentit, ajo iu bëri një kërkesë të qartë zyrtarëve të zgjedhur në auditor që të sigurojnë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, dhe të shihen si të tilla nga bota, në mënyrë që populli shqiptar të ketë besim në rezultatet dhe në institucionet demoraktike, dhe të besojë në drejtuesit e tyre. Demokracia nuk është një bunker betoni që izolon udhëheqjen politike prej popullit. Përkundrazi, zyrtarët e zgjedhur kanë detyrimin të shërbejnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i përdorin postet e tyre të pushtetit që të përfitojnë të gjithë qytetarët. Udhëheqësit duhet të fitojnë besimin e njerëzve përmes një procesi transparent, të lirë dhe të ndershëm. Gjithashtu, sjellja e partive politike ndikon drejtpërsëdrejti në besimin e publikut tek zgjedhjet. Si miqtë më të palëkundur e më të qëndrueshëm të Shqipërisë përgjatë viteve, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë dhe të gjitha partive politike që të fokusohen në forcimin e besimit të publikut në procesin zgjedhor dhe të besimit tek udhëheqësit e tyre.

Më lejoni të përmend një të vërtetë të thjeshtë e të dhimbshme: besimi publik në procesin zgjedhor është i ulët. Për rrjedhojë, edhe yni është i ulët. Në një demokraci të fortë, qeveria dhe partitë politike kanë përgjegjësinë – quajeni detyrim – të fitojnë besimin e njerëzve. Ata mund ta bëjnë këtë duke bashkëpunuar brenda institucioneve zgjedhore, duke shmangur në mënyrë të vetëdijshme dredhitë politike dhe duke hequr dorë prej një gjuhe shkatërruese dhe provokuese në takimet publike ose në literaturën partiake. Mesazhet që kërcënojnë persona të tjerë ose nxisin dhunë të cilësdo formë vetëm sa do të gërryejnë besimin se kandidatët dhe partitë janë të gatshëm të punojnë së bashku. Legjitimiteti i cilësdo qeverie që do të dalë prej zgjedhjeve të ardhshme do të varet nga mënyra se si do të sillen partitë gjatë muajve vijues.

Qeveria ka detyrimin solemn të veprojë në mënyrë llogaridhënëse, transparente dhe të paanshme. Ky është një parim kyç i kritereve të Kopenhagës, i cili përcakton nëse një vend kualifikohet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Për më tepër, qeveria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jopartiake në marrjen e vendimeve institucionale. Partia qeverisëse ka përgjegjësinë të inkurajojë besimin duke kërkuar në mënyrë aktive konsensus përmes kompromisit dhe dialogut. Jo më pak e rëndësishme, opozita duhet të përkushtohet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në proces, dhe të shmangë kërcënimet për bllokim ose bojkot. Gjithësecili është përgjegjës për të bashkëpunuar tërësisht me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të tjera, për të promovuar sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Kur mendoj mbi fjalimin e Sekretares Klinton, është një pasazh i veçantë që bie në sy. Ajo shpjegoi që njerëzit shpesh e pyesnin se si mundi të punojë me Presidentin Obama, pasi kishin luftuar aq fort kundër njëri-tjetrit në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 2008-ës. “Është një përgjigje shumë e thjeshtë,” – tha ajo, “të dy e duam vendin tonë.” Dashuria për vendin do të thotë të vësh interesat kombëtare mbi interesat partiake. Do të thotë të bësh gjithçka që është e mundur për ta mbajtur politikën partiake jashtë institucioneve zgjedhore. Dashuria për vendin nënkupton të votuarit lirisht dhe me përgjegjësi. Dashuria për vendin përcillet përmes veprimeve, jo fjalëve, me sytë drejt 100 viteve të ardhshëm të ndërtimit të vendit. Ndërsa 23 qershori po afrohet, iu bëj thirrje shqiptarëve që të nisin një kapitull të ri me këto zgjedhje, të lënë mënjanë interesat vetjake dhe partiake, të këmbëngulin për llogaridhënien e klasës politike. Më shumë se çdo gjë, ju bëj apel që të pranoni përgjegjësinë vetjake që ta bëni këtë të mundur. Pasi vetëm shqiptarët që vënë përpara interesat e Shqipërisë mund ta ndërtojnë shoqërinë e drejtë, demokratike, që do t’i bëjnë brezat e tashëm dhe të ardhshëm shqiptarë ta përligjin krenarinë e tyre. Dhe vetëm këta mund ta bëjnë Shqipërinë vendin që ju doni.

————— ENGLISH —————

A Very Simple Answer” – by Alexander A. Arvizu, US Ambassador in Albania

Albania celebrated its 100th anniversary in November. It was a time to be proud, a time for reflection on the country’s success in overcoming great turmoil to become a NATO member and EU aspirant. Now, as Albanians look forward to the June 23 Parliamentary elections, we stand at the beginning of a new chapter in Albania’s history — one that should be defined by flourishing democracy indisputably built upon the will of the people. Traveling around Albania, I find common themes in my conversations, regardless if it is in Shkodra or Gjirokastra, Vlora or Elbasan. Albanians are worried about real issues — employment, providing for their families, health care, education, environmental degradation, and crime to name a few. Many have complained to me that the political leadership (and here let me be clear respondents speak of both the ruling coalition as well as the opposition) seems solely focused on personal or party interests rather than on solving these widespread problems. As Albanians prepare to embark on this new chapter, one element of change seems to rise above all others in terms of importance: the way elections are conducted in Albania, specifically the need to shift focus on the people, with government institutions and political parties serving the people’s interests.

When Secretary Clinton addressed parliament, she made one clear plea to elected officials in the audience to ensure that the upcoming elections are free and fair, and seen as such by the world, so that the people of Albania can have faith in the results and democratic institutions, and trust in their leaders. Democracy is not a concrete bunker that isolates the political leadership from the people. On the contrary, elected officials have the obligation to serve in a responsible manner and to use their positions of power to benefit all citizens. Leaders must earn the people’s trust through a transparent, free and fair process. Furthermore, political parties’ behavior directly impacts the public’s confidence in the election. As Albania’s most steadfast and enduring international friend and partner over the years, the United States calls on the government and all political parties to focus on strengthening the public’s faith in the electoral process and trust in their leaders.

Let me state a simple, painful truth: public faith in the electoral process is low. Consequently, so is ours. In a strong democracy, the government and political parties have a responsibility — make than an obligation — to earn the trust of the people. They can do this by cooperating within electoral institutions, by deliberating avoiding political trickery, and by abstaining from destructive and inflammatory language in public rallies or party literature. Messages that threaten other individuals or incite violence in any form will only erode the confidence that candidates and parties are willing to work together. The legitimacy of any government resulting from the next election will depend on how the parties behave during the coming months.

The government has the solemn obligation to act accountably, transparently, and impartially. This is a key tenant in the Copenhagen criteria, which defines whether a country is eligible to join the European Union. Furthermore, the government must be inclusive and nonpartisan in the institutional decision making. The ruling party has the responsibility to encourage trust by actively seeking consensus through compromise and dialogue. No less important, the opposition must commit to participating constructively in the process, and avoid threats to block or to boycott. Everyone is responsible for cooperating fully with law enforcement and other agencies to promote the security and integrity of the electoral process.

When I think about Secretary Clinton’s speech, one particular passage stands out. She explained that people frequently ask her how she could work with President Obama after having fought so hard against each other in the 2008 Presidential campaign. “It’s a very simple answer,” she said, “we both love our country.” Love for country means putting national interests above party interests. It means doing everything possible to keep partisan politics out of electoral institutions. Love for country means voting freely and responsibly. Love for country is borne of actions, not words, with an eye toward the next 100 years of nation building. With June 23 soon approaching, I call on all Albanians to start a new chapter with these elections, to put aside individual and party interests, to insist on accountability from the political class. More than anything, I appeal to you to accept individual responsibility for making this happen. For only individual Albanians putting Albania’s interests first can build the just, democratic society that will make present and future generations of Albanians justifiably proud. And make Albania the country you love.