Arben Çokaj, koment në Facebook më 9 shkurt 2011
Z. Arben Kortoçi, nuk të njoh dhe duket se nuk më njeh – mos merr përsipër të vlerësosh të tjerët pa i njohur mirë. Unë kam përkthyer Total Commander dhe WinRAR në shqip – janë versionet zyrtare të tyre në faqet përkatëse. Unë përkthimet i bëj në gjuhën zyrtare shqipe dhe kisha bërë edhe përkthime të tjera, por është një punë voluminoze dhe nuk mund të merret përsipër vetëm – nëse ty nuk të pëlqen gjuha zyrtare shqipe është punë për ty.
Bashkë me vëllain tim mjek, ne kemi një apartament në Frankfurt (nuk është ndonjë gjë e madhe), në adresën që e gjen tek faqja ime personale në internet – kërko emrin tim në Google dhe gjen info sa të duash për të – gjen gjithashtu edhe shkrimet e mia “Falsiteti i një zonje”, apo “Fytyrat e Jozefinës”, etj. Kam frikë se mos je ngatërruar me dikë tjetër, se në Studtgard nuk kam qenë kurrë, madje as e kam vizituar akoma qytetin. Më vjen keq…
Unë kam punuar si mësues informatike në Kopenhagë, dhe kam mbrojtur edhe interesat e shqipëtarëve atje, si dhe çështjen e Kosovës në TV-të e mediat daneze, kur papritur në Mars 1999, dy javë para se të fillonte lufta e NATO-s kundër Serbisë në Kosovë, qarqe të caktuara proserbe, siç duket, më ekspozuan ndaj një aksidenti tragjik, i cili më detyroi më pas të largohem nga puna. Kush më njeh, e di mirë këtë. Askush nuk e hetoi çështjen time për të gjetur të vërtetën, pavarësisht këmbënguljes sime.
Tani jam tërhequr nga puna dhe marr një pension të parakohshëm nga shteti danez, i cili është një pension i mirë – siç e thashë, më i lartë se rroga e Gjyzepinës, e cila për shkak se ndihmova në 2005-n një deputet tjetër të PD-së, filloi luftën brenda llojit, duke e futur edhe deputetin në fjalë kundër meje, sa ndërhynë brutalisht, si mafioza deri edhe në çështjet familjare të vëllait tim mjek e të miat gjithashtu.
E pra, unë si një ndër studentët e dhjetorit ’90-të, të vlerësuar edhe nga Presidenti Topi me urdhërin më të lartë “Nderi i Kombit”, jam krenar për atë që kam bërë për Shqipërinë, por jo edhe aq krenar për një pjesë të shqiptarëve të mi, që merren me fuksime, i marrin me mend gjërat, dhe i vlerësojnë njerëzit e fenomenet pa i njohur mirë. Unë kam qenë shumicën e kohës në Shqipëri në këtë kohë qeverisjeje të PD-së dhe mund të kisha marrë ndonjë post të caktuar, po të bëja servilin e bythë-shiturin, por rrethanat ishin të tilla, që nuk bëjnë për moralin tim – moral që nuk do e kisha fituar, po të mos kisha punuar në administratën daneze dhe po të mos kisha të ardhura të mjaftueshme edhe kështu siç jam.
Unë kam tani, ta zëmë dy makina me targa gjermane, dhe sigurim gjerman – nuk do kisha mundur t’i mbaj kështu në Shqipëri, nëse nuk jetoj me të vërtetë atje dhe nëse nuk jam edhe shtetas danez, ku shkoj disa herë në vit. Unë kam nënshtetësinë daneze, që prej 10 vjetësh, dhe vëllai im ka qëndrim të përhershëm në Gjermani, të cilin e pati marrë për shkak të bashkimit familjar me mua – nuk ka qenë fort e lehtë kjo, se autoritetet gjermane janë mjaft të vështira për të dhënë leje-qëndrimi.
Një herë kur Agron Guri, kumbar i Jozefinës dhe shef i Policisë Rrugore në Shkodër në atë kohë, më mori makinën në parkim, në kundërshti me ligjin, ndërhyri Ambasada daneze (e ke të publikuar këtë te gazeta Shekulli, në një intervistë me mua) në polici dhe pyeti për shkakun e marrjes së makinës sime – se edhe Jozefina ashtu si ti kujtonte, se kam pasaportë false. Se Jozefina etj. falsifikojnë diplonmat dhe jetën e tyre, kujtojnë se të gjithë ne jemi ashtu – njerëz fals si ata. Prandaj, ata po mundohen të ecin me teorinë e barazisë për krimin, për korrupsionin, për të keqen. Por jo, nuk jemi të gjithë ashtu, si ata.
Para dy javësh, kur filloi të tensionohej politika me protestën e 21 janarit, ku u vranë 4 vetë, më kontaktoi ambasada daneze, për të më pyetur nëse jam këtu, apo në Gjermani – për arsye të trazirave. Unë i thashë “Faleminderit që pyesni për qytetarët tuaj, edhe jashtë Danimarkës – se Shqipëria po i vret në mes të bulevardit qytetarët e saj…” Ky është ndryshimi në mes Danimarkës dhe Shqipërisë, si vende të NATO-s, dhe këtë e theksoi edhe Shefi i NATO-s në konferencën e shtypit, që dha pardje. Shefin e NATO-s, ish-kryeministrin danez e njoh personalisht dhe isha gati të hyja në partinë e tij, por në 2001-n ikëm nga Danimarka për në Frankfurt, Gjermani. Kam botuar edhe një shkrim te gazeta Shekulli me titull: “Anders Fogh – shefi i ri i NATO-s”, fill pas marrjes së postit nga ai.
Po të mos isha i dëmtuar nga aksidenti, unë mund të kisha pretenduar të hyja edhe në Parlamentin danez si deputet – ku besoj se do të kishte qenë më e lehtë për mua, se këtu në Shqipëri. Ashtu siç ishte më e lehtë për mua të futesha në punë atje si mësues informatike në një Qendër Informatike në Bashkinë e Kopenhagës, në konkurrencë me 38 të tjerë, shumica padyshim danezë – se sa të futesha ta zëmë si pedagog i jashtëm në Universitetin e Shkodrës. Por serbët dhe zagarët e tyre në Shqipëri, përfshi edhe Salën e Jozefinën, dinë mirë ku dhe kë godasin.
E unë nuk kam si t’i dua këta shërbëtorë të serbëve dhe interesave të tyre në Shqipëri, se jam dëmtuar mjaft shumë prej tyre. Dhe ashtu siç i pata thënë avokatit tim në Danimarkë, se unë nuk kam çfarë të bëj, jam shqiptar e do mbroj interesat e tyre – interesat e mia – mos t’i shkojë kujt në mendje, se unë ua kam frikën serbëve apo rusëve, pavarësisht forcës së tyre dhe se çfarë janë ata në gjendje të bëjnë e kanë bërë.
E pra more Arben Kortoçi, unë nuk kam bërë mrekullira, por kam jetuar me dinjitet dhe vazhdoj të jetoj me dinjitet – pavarësisht se nuk është e lehtë. Danezët janë një popull që nuk e kanë zakon të shesin mend, se janë të ndikuar/presuar nga ligji i Jantes, për të cilin kam pas botuar një shkrim dikur te Koha Jonë. Por danezët në atë qetësinë e tyre, dinë të imponohen me stil dhe të mbrojnë interesat e tyre, gjë që më kanë ndikuar edhe mua mjaft shumë.
As unë nuk shes mend për sa bëj e kam bërë – nuk është edhe aq shumë, sa do të kisha dashur. Por njeriu bën sa mundet, varet edhe sa punon për të bërë. Desha të hyj si mësimdhënës i jashtëm në katedrën e Informatikës në Universitetin e Shkodrës, ku një orë paguhej vetëm 3.200 lekë (a diçka e tillë, një shumë qesharake kjo), ku propozova se mund ta lidhë Uni Shkodër me një Uni teknik në Darmstadt, Gjermani, ku e kanë të zhvilluar fushën e Informatikës, dhe me HandelsHøjskole në Kopenhagë, shkollën daneze të biznesit, si dhe të krijonim lidhje me SAP – gjigandin gjerman të prodhimit të programeve, me qëllim që të krijonim një numër 30-40 informaticienësh në Shkodër, që të prodhonim programe në shqip.
Kjo nuk u përkrah nga Universiteti dhe ata punësuan një njeri anonim aty, në vend që të merrnin mua. Pse? Sepse unë nuk jepja lekë nën dorë, që të punësohem për një rrogë vjetore rreth 520 mijë lekë të vjetra (as 500 Euro), sepse drejtuesi i katedrës së informatikës, një shok shkolle i vjetër i imi, pëlqente më shumë rrogën mujore prej 1 milionë lekësh të vjetra, që ia jepte Jozefina, se e mori më pas në Tiranë si përgjegjës për seksionin e informatikës në Kuvend, ku tani merret më shumë me thyerje kodesh të faqeve të mia në internet, etj. ku ai në një moment para fushatës së vitit 2009, iu futi një kod në faqet e fillimit të faqeve të mia, që t’i drejtonte për tek një virus i rrezikshëm, në mënyrë që vizitorët të mos i vizitojnë faqet e mia, ku kritikohet Gjyzepina, dhe për arsye se, Shkodra nuk është e përgatitur për zhvillim bashkëkohor, është qytet evropian vetëm sipas kryetarit hajvan të Bashkisë, me 8 klasë shkollë e diploma false si Jozefina, qytet evropian pa as edhe një semafor në rrugë. Këta tallin bythën me këtë popull, e ju m’i respektoni!
Ky është zhvillimi që “krahu i thyer i Jozit nga korrupsioni dhe paaftësia” – siç e kam cilësuar në një shkrim timin, i sjell Shkodrës. Këtu bëhet një konkurrencë banale, se kush të dalë në krye për të vjedhë paratë publike, se kush i shërben këtij apo asaj, jo për ta zhvilluar vendin, se ata nuk dinë ndryshe, nuk kanë parë ndryshe. Unë në mes të Kopenhagës, si shqiptar me origjinë, kam qenë më i dobishëm për atë shoqëri, se sa në mes të Shkodrës. Pse? Sepse ata dinë të shfrytëzojnë aftësitë dhe energjitë e njerëzve, jo t’i injoropjnë siç bën edhe ti dhe një pjesë e shqiptarëve injorantë. Prandaj unë jam i dështuar në Shqipëri, se njerëz si unë, me kontribut real, e jo fals, nuk janë të dobishëm për këtë vend, se të dobishëm e të zotë nuk janë ata, që me para e punë të ndershme dhe dije bashkëkohore ndërtojnë diçka për vete dhe për shoqërinë, të dobishëm në këtë shoqëri janë fatkeqësisht ata që vjedhin paratë publike, i shohim të gjithë e nuk dënohet askush. E pra, kështu nuk bëhet Shqipëria.
Kështu more z. Kortoçi janë punët në këtë vend, prandaj unë kam ngritur zërin e arsyes me modesti, kundër marrisë shqiptare, kundër çmendurisë që drejton tani këtë vend. Por nuk kuptohem, nga ata që sot e mjelin këtë vend, gjoja e drejtojnë – dhe sulmohem prej tyre. Bindja ime është se Sali Berisha është i sëmurë psiqik, përveçse fuks i disa qarqeve anti-shqiptare. Dhe Jozefina i shkon nga pas. Sali Berisha është diktator se vret njerëz për pushtet, dhe mundohet që defektet dhe sëmundjen e tij, t’ia faturojë Edi Ramës. Ai manipulon me pakënaqësinë, urrejtjen që mbjell vetë dhe ndjenjat negative të njerëzve, që të mbajë sa më gjatë pushtetin e tij në shërbim të të tjerëve – jo shqiptarëve, se shqiptarët i vret si pa të keq, sa për show.
Ky shkrim, natyrisht që nuk mund të botohet në një gazetë, sepse nuk i plotëson kriteret e një shkrimi, por këtu nuk më pengon askush ta publikoj. Nëse ti more Arben, nuk je provokator (dhe po të jesh, është punë për ty), e kupton fare mirë me kaq, se kush jam unë, dhe se nuk po të shet kush mend, por ndaj nganjëherë shqetësimin tim me të tjerët, qoftë edhe në Facebook, shqetësimin për këtë vend, ku njerëzit e mendjes nuk vlerësohen sa duhet, për ta drejtuar këtë vend ashtu siç duhet e siç e meriton. Një herë i pata thënë Lul Bashës në një sms: “Tani është koha e mushkut në Shqipëri, jo koha e trurit”… Dhe kështu do mbesim si mushka, shërbëtorë të të tjerëve, nëse nuk e vëmë trurin në punë, për t’i shërbyer vetes.
—————–
Shënim: ky shkrim erdhi si një përgjigje e zgjatur për z. Arben Kortoçi, i cili pa më njohur fare, po më nxjerrë edhe gënjeshtar. Më poshtë vjen shënimi i tij, i bërë tek një foto e Ngjelës. Meqë e shkrova këtë përgjigje të gjatë, se dikush nuk e merr mundimin ndoshta të kthejë përgjigje fare, thashë ta dërgoj edhe si shënim këtu.
Arben Kortoçi: Zoti Çokaj juve në Frankfurt nuk keni banuar kurrë por që mos të flasim me Emra konkret diku në afërsi të Shtudgartit, Nuk jeni kthyer por ju kan kthyer, nuk keni marr kurrë nënshtetësi Daneze po ndoshta keni blerë ndonjë pashaportë fallso, e vetmja gjë që ju keni arritur në jeten e juaj është një përkthim skandaloz që keni bërë për Total Commander…..azgjë të përbashkët nuk ka në fjalët që ju keni përkthyer dhe drejtimin komandues të këtyre fjalve (****me sa duket ju nuk e dini se duhen përshtatur fjalët jo vetëm përkthim*****)