Një nismë që duhet të vazhdojë pa ndërprerje: Edukata e qarkullimit rrugor është një emergjencë

0
41

ResPublica.al, 10 maj 2013

“Një shofer taksie thotë se kur je në makinë, duket sikur njerëzit ecin në mënyrë kaotike, ndërsa kur je në këmbë, duket sikur shoferët ecin në mënyrë kaotike, gjë që do të thotë se të dyja palët nuk i respektojnë rregullat” – ky pohim, absolutisht i saktë, është bërë nga një shofer taksie në kryeqytet, i cili është intervistuar nga Top-channel-i. Në fakt, një sy i shkujdesur do të mund të vinte re fare kollaj një konfuzion të frikshëm në rrugët e Tiranës.

Është po Top-i që jep dhe disa shifra aksidentesh që ndodhin për shkak të faktit që nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor nëpër qytete: “Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, por edhe kalimtarët, dhe mungesa e sinjalistikës në shumë rrugë, kanë bërë që në shkallë vendi të regjistrohen 1870 aksidente rrugore të rënda [për çdo vit]”. Në këto rrethana, sot ka marrë udhë një iniciativë e re e lavdërueshme: “Disa të rinj, nxënës të shkollave të mesme në Tiranë, janë ‘rekrutuar’ nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të demostruar sesa i rëndësishëm është respektimi i rregullave dhe dhënia përparësi kalimtarëve në vijat e bardha.”

Re.Pu.