NJË MOLLË
Nga Zef Mulaj
Në horizont duket një mollë.
Po piqet
me ngadalë…Miliona sy po e vështrojnë,
ta shijojnë kuqlimin e saj.Kali i vjetër, me shekullin
ngarkuar hingëllon
pret mollën
të piqet.Kalorësi mpreh shpatën…
Por molla më shumë kuqëlon…Stinë të reja po vijnë,
bashkë me bekimet hyjnore
zbarkojnë në malet e Tropojës
dhe në mbarë Dardaninë.
…
Nën kurorën e gjelbëruar
me mollë të kuqe ngarkuar
hedhin ëmbëlsisht
dhe vezullueshëm
shqip
të bekuarën valle.