Një mjek Italian që shëronte plagët e fashizmit në Shqipëri

0
58

Dal Po all’ Albania

Shkruan: Leonora Laçi

Spero di vivere per pottere vedere come questa cosa si concludera”.
(Shpresoj që të jetoj për të pasë mundësi që të shoh sesi do të përfundojë kjo gjë).

Kështu titullohet libri që ka dal kohët e fundit në librarit e Italisë, ky libër ka për autore Maria Rita Bruschin e cila më përkushtimin me të madh merr guximin të shkruajë copëza nga historia e të atit që ishte doktor në Shqipëri gjatë viteve 1943-1949.

Si nëntitull do i vija “Një mjek Italian që shëronte plagët e fashizmit në Shqipëri” një monografi sa tërheqëse aq dhe impresionuese ku ngjarjet, rrëfimet, përshkrimet i ngjajnë atyre të filmave aventuresk, një aventurë e rrezikshme mes luftës dhe burgut, paradoksi që trajtohet në veper është i tillë sepse një mjek Italian shëron plagët e atyre Shqiptarëve dhe Shqipërisë që fashizmi Italian la pas pa ndrojtje, duke mos kërkuar as sot falje por në një formë apo në një tjetër ishte një mjek Italian që me veprat e tij po kërkonte falje për Kombin nga i cili vinte, shpëtimi i jetëve ishte primar, dhe këtë e bënte me pasion me humanizmin më të madh duke përçuar mesazhin kumbues se “ Pavarsisht se çfarë shkaktojnë luftrat apo kush është shkaktari i tyre, humanizmi dihet të triumfojë mbi gjithçka”.

Me parathënie të Prof. Maurizio Bartolottit, ndërsa në përmbajtje trajtohet hollësishëm nisja për në Shqipëri e Dr. Vittorios, më pas bën fjalë për luftën partizane ku i vë titullin “L’8 settembre 1943 e la Guerra partigiana: il peso di una scelta ( 8 Shtatori I 1943 e luftës partizane: Pesha e një zgjidhje). Ndërsa më pas paraqitet pritja e gjatë për 6 vite e të fejuarës Rositës që jepet me letërkëmbimin që mbajnë gjallë dashurinë e tyre më pas kthimi i shumëpritur.

Dr. Bruschi me guximin, gjakëftohtësinë, vetpërmbatjen, mjek i aftë dhe i përkushtuar në profesionin e tij, ku arma të vetme kishte heshtjën dhe kryerjen e detyrës me përgjegjshmëri duke shpëtuar jetë njerëzish. Dr. Bruschi e fillon aventurën e tij si mjek pranë divizionit Parma në vitin 1943, ku punoi në spitalin ushtarak të Vlorës e Sarandës. Me ankth priste që rënja e Musolinit do sillte kthimin në atdhe por kjo nuk ndodhi për të.

Autoria e librit Maria Rita me të motrën Luçien në takimin e tyre pas shumë vitesh me infermierin nga Puka Halit Mustaf Laçin në moshën 89 vjeçare. Ndërsa në fotot lartë Vittori dhe Rosita.

Pushtimi Gjerman do të jetë i menjehershëm dhe e vetmja mundësi për Dr. Vittorion ishte bashkimi me partizanët Shqiptarë megjithëse pas fitorës së kampit antifashistë Dr. Bruschi cilësohej si fashistë nga komunistët e ardhur në pushtet, ai e vazhdoi detyrën si mjek duke qënë se Shqipëria kishte nevoja imediate për profesionista në fusha të ndryshme. Dr. Bruschi aventurën e tij e vazhdon me aventurën e tij me Durrësin, Tiranën, Peshkopin, Beratin, Krujën dhe së fundmi në Pukë ku qëndroi për një kohë të gjatë dy vjeçare. Në këtë libër paraqitet këndveshtrimi i ngjarjeve të para nga një Italian që rrjedhat e luftës do përcaktojnë dhe fatin e tij që për 6 vite do të shërbej si mjek në Shqipëri.

Dr. Bruschi duke u zhvendosur nga qyteti në qytet nga fshati në fshat megjithë peripecitë sepse ndodhej në një vend të panjohur u ambjentua duke mësuar dhe gjuhën Shqipe. Qëndrimi i tij në Pukë ishte më i gjati dhe ndoshta më i vështiri sepse ndodhej në një qytet ku atij i duhej të përballej me vështirësi të panumërta si mungesa e rrugëve, lëvizjet nëpër fshatra të thellë, duke qënë se ishte i vetmi mjek i përgjithshëm në Pukë.

Në Pukë punoi nga mesi i vitit 1947 deri në Mars të 1949 sëbashku me infermier Halit Laçin dhe dentistin Halil Burazeroviç që ishin jo vetëm koleg pune por dhe miq të ngushtë.

Pas shumë viteve mëse 60 viteve Maria Rita me të shoqin Corradon dhe të motrën Luçian ndërmarrin udhëtimin për në Shqipëri për të rrëmuar në të kaluarën e të atit e për ta përmbledhur në një libër atë çfarë ai përjetoi në at vend. Ku i kushtojnë një temë të veçantë këtij udhëtimi që u realizua nga një çiftë Shqiptaresh me banim në itali Endri dhe Teuta. Historia e Dr. Bruschit është mësim për shoqërit e civilizuara dhë shëmbull për njerëzimin në tërsi.