Një lajm që të lë me gojë hapur/ Aksidenti në Shkodër ndodhi nga ‘kokëfortësia’

0
66

TemA, 30 Shtator 2013

Gjithkush që udhëton në rrugët e Shqipërisë e di sa të vështirë e kanë shoferët shqiptarë që të hapin rrugë.

Por kjo që ka ndodhur në Shkodër i kalon limitet.

Në orët e para të mëngjesit, atëherë kur nuk ka thuajse asnjë makinë në rrugë, ka ndodhur një aksident me katër të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Bexhistenit.

Dy makina tip Benz janë përplasur dhe si pasojë është plagosur rëndë Saimir Lusha, 24 vjeç, që drejtonte një Benz pa targa.

Të plagosur më lehtë kanë mbetur Fatri Shehi, 33 vjeç, Real Zefi, 22 vjeç dhe Armando Pjetri, 22 vjeç, që udhëtonin në Benz-in tjetër.

Por ajo që raporton Top Channel e bën shumë më të rëndë këtë aksident.

Sipas TCH, asnjë prej drejtuesve nuk ka hapur rrugën edhe pse në atë orë nuk ka pasur qarkullim dhe kalimi ishte i lirë.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ata kanë shkuar me vullnet të plotë drejt aksidentit, si desh në një betejë kokë më kokë?/ep