Një kujtim rreth Moisiut më i gjallë se të tjerët, që nuk vjen nga skena…

0
35

Moisiu te Stanislawski

Nga Pjetër Logoreci

Shkrimtari i dëgjuar italian Giovanni Cavicchioli (1), i cili ishte mik i ngushtë i Aleksandër Moisiut kujton:
Një vit më parë Aleksandër Moisiu shkoj në Nizza për ti bërë një vizitë Stanislavskit, i cili po bënte pushimet aty. Për tu ngjitur në katin e sipërm ku „plaku i madh“ jetonte, duhej të kaloje nëpër shumë shkallë. Ishim disa vete, e secili kishte marrë me vehte lule të freskëta. Moisiu mbante një tufe të stërmadhe. Pasi trokitëm porta u hap dhe një burrë shumë i gjatë u shfaq para nesh. Ishte Konstantin Sergejevic, pak i kërrusur, me sy bojeqielli që i shkëlqenin, faqet e varura plot rrema të kuq, flokë të argjendtë, me dhëmbët e bardhë që i dukeshin nga buzëqeshja. Sapo na pa, shtërngoi Moisiun me mall në krahë… Moisiu dridhej nga emocioni dhe sytë i ishin mbushur me lotë.

Më pas ai na ftoi të shkonim në tarracën e shtëpisë e cila ishte e vendosur mbi një kodrinë, nga ku shihej i gjithë qyteti. U ulem të gjithë nën një cadër të madhe të cilën Konstantin Sergejevic e kishte vendosur për tu mbrojtur nga dielli kur punonte jashtë. Zonja e tij, në shenjë respekti dhe mikpritje, filloj të sillte për ne biskota, portokalle, salam, bukë, marmelatë, kafe me qumësht e ciokolatë:

– Kur do të vini në Moskë Aleksandër?-….i drejtohet ajo Moisiut…ejani të punoni në teatrin tonë…
– Herën e fundit që jemi parë Konstantin Sergejevic- i thotë Aleksandri, jemi parë në Kaukaz, kisha ardhur që të ju kerkoja.

Tashti Stanislawski i fliste të gjithëve, i drejtohej të gjithëve, por vecanërisht , mikut të tij të dashur Aleksandrit i cili mbante një qëndrim të përulur si një nxënës para mësuesit të tij, nga respekti për Maestron. Flisnin së bashku për mundësine e krijimit të një taeatri të artit (si ai Rus) në Itali, një teatër – seminar dhe një shkollë për regjisorët e rinj. Stanislawski që me ngrohtësi po i jep atij këshilla i thotë: që do të ishte një ëndërr që të punonte në Itali, në vendin e artistëve të mëdhenj.

– Italianёve duhet tua fitosh zemrёn – thotё Moisiu… e Stanislawski i merr fjalёn:
– Ai do tё ishte publiku qё mё duhet mua, publiku i “virgjёr” influencohet lehtё.
– Kur do tё vini nё Itali Konstantin Sergejevic?
– Ah, sikur tё mujshe… sapo tё mbaroj pushimet e mia mё duhet tё rifilloj punёn. Mё pret shumё punё. Drejtoj disa teatro nё Moskё. Jam i impenjuar me ty gjitha forcat e mia nё punё. Pёr fat kushtet e mija tё punёs janё nga mё tё mirat qё kemi. Vetё banesa ime ёshtё mbrenda nё teatёr. Punoj vetёm qё tё pregadis veniet nё skenё. Nganjёherё nuk arrij tё shoh as realizimin e shfaqjeve. Ndёrkohё po punoj pёr Berberin e Seviljes.

– Ejani nё Itali Konstantin Sergejevic…. insiston Moisiu, ju jeni njё legjendё pёr aktorёt italianё…
Konstantini qeshё i skuqur, sytё i shndrisin me njё vёshtrim jo komod, por ngadhёnjyes mbi tё gjithё truket, brylat, kurthet e shumtё qё ka perjetuar gjatё karrierёs e jetёs tij tё gjatё.

– Ju jeni si gjithmonё i pashёm Konstantin Sergejevic…. i thotё Aleksandri dhe i sillet tjerёve…ёshtё e vertetё, ka dy vjet qё e kam njohur. Kurdoherё dhёmbёt e bardhё me buzeqeshjen e ciltёr e humane, me shikimin intensiv e tё fortё qё shihet nёn gjyslyket qё mban mbi hundёn e dalё qё janё po tё njёjtёt. Vetёm vetullat duket se janё mё tё zbardhura…
– Eh, tani jam 71 vjec, pergjigjet Konstantin Sergejevic, si pёr tu shfajsuar.

Foto 1: Moisiu nё Moskё. Me Stanislavskin dhe aktorёt e akademisё sё teatrit

Vajza e mbesa e Tolstoit tek Moisi-tё nё Vjenё

Nё prill tё vitit 1925 me ftesё tё Aleksandёr dhe Johanna Moisiut, erdhi nё Vjenё vajza e madhe e shkrimtarit rus me famё botёrore Leon Tolstoi, Tatjana Lwowna sё bashku me vajzёn e saj Tanja. Kjo vizitё pat jehonё tё madhe nё tё gjitha qarqet intelektuale dhe u komentua shumё nga shtypi i kohёs. Po sjell ketu njё shkrim tё kohes qё i bёri jehonё kёsaj vizite si dhe komentet e mbi thashethemet qё ishin pёrhapur nё Vjenё mbi jetёn dhe vitet e fundit tё Tolstoit.

Mikёpritja qё ndёrkohe kontesha Tatjana Lwowna Tolstoj po shijon nё Vjenё, nuk ёshtё pёr tё falenderuar nё as mё tё voglen pjesё, interpretuesin genial tё krijesave tё Tolstoit, Aleksandёr Moisi. Shumё kohё mё parё (se ajo te njihej me Moisiun) Tolstoi ishte i njohur pёr skenat Vjeneze me pjesёt “Ana Karenina”, “Fuqia e errёsirёs”, “Kufoma e gjallё”, “Njё dritё ndricon nё errёsirё”, por nё vitet e fundit me siguri ishte Moisiu ai qё solli shumё drama tё Tolstoit e sidomos nёpёrmes personifikimit nё vehten e tij tё rolit mё tё shkёlqyer, atё tё Fedias me Trupen Schiwoi e personazhin e punёtorit mjeshtёr nё pjesёn “Fajtor pёr gjithshka”.

Foto 2. Pjesё nga shtypi Vjenez pёr vizitёn e familjes sё Tolstoit nё Vjenё 1925. Nё foto Moisiu me vajzёn dhe mbesen e Tolstoit

Moisiu dhe gruja e tij zonja Terwin – Moisi, sollёn nё Vjenё jo vetёm anёn artistike tё “Qёshtjes Tolstoi”, por edhe ndёrtuan pёrsonalisht me familjen Tolstoi njё mardhёnie tё fortё miqёsore. Vetё Moisiu pas lufte, ishte mё i njohuri artist jo rus qё aktroj nё Moskё i cili si i huaj i solli Fedjan Rusёve e qё publikut rus i pelqej mё shumё se vetё aktorёt vendas. E mrekulluar nga njё interpretim i tillё, vajza e madhe e Tolstoit Tatjana Lwowna e cila jetonte nё Moskё, vendosi njё lidhje tё ngushtё miqёsore me ciftin Moisiu. Ashtu si Aleksandri edhe Johanna Terwin gjatё kohёs qё kaluan nё Moskё ishin miqtё e vajzёs sё Tolstoit, kёshtu qё edhe kjo sё bashku me tё bijёn qёndruan si miq nё vilёn e Moisiut nё Vjenё.

E bija e shkrimtarit tё madh nga Jasnaja Boljana, gjatё njё fjalimi qё mbajti nё gjuhёn franceze nё njё auditor nё Vjenё, i bёri tё njohur dёgjuesve tё vertetat mbi vitet e fundit tё jetёs sё Tolstoit dhe fundin tragjik tё tij. Deri atёherё qarkullonin shumё thashёtheme mbi jetёn e babait tё saj si dhe pёr dramёn “Njё dritё qё vjen nga errёsira” tё cilёn ajo vetё e ka lejuar qё tё pёrpunohet nga Moisiu nё gjuhёn gjermane.
Kjo natё e famёshme (15 prill 1925) u ndoq jo vetёm nga qindra simpatizantё tё shoqatёs kulturore tё Tolstoit, e cila u krijua nga ingjinieri amerikan Onberbond para disa vjetёsh, ku u mbajtёn disa fjalime dhe referate mbi vlerat e Tolstoit, por u pershёndet nga e gjithё elita e shkrimtarёve dhe letrarve tё Vjenёs.

Moisiu njё punёtor i palodhur
Vajza e Tolstoit dhe pёrshtypjet e mendimet e saj pёr aktorin e madh, mikun e familjes Tolstoi, Aleksandёr Moisiun.

Foto 3. Shkrimi me vlerёsimet e Tatjana Tolstoit pёr Moisiun

Kёtu po pёrpiqem tё sjell njё pёrshtatje nё shqip nga ky vlerёsim:
“Aleksandёr Moisiu, të cilin kam privilegjin ta njoh jo vetёm në skenë, por edhe personalisht, i gëzon të gjithë elementët që formojnë një artist të madh. Ai ёshtё një natyrë shumё fisnike dhe ka një shpirt të pastёr e të ndjeshёm. Moisiu e dashuron sinqerisht artin e tij.

Tek Moisiu, ёshtё zëri i tij i bukur, shpirti i tij i madh dhe talentin i tij, qё transmetojnё tek ne momente të vecanta emocionale. Por që vepra e tij të jetë e kompletuar, atij i është dashur tё bёjё një punë tepër tё madhe. “Të qenit Gjeni – do tё thotё durim”, ka thënë një burrë i shquar, francez. …Po, durimi është suksesi. …I dashuruar me artin e tij, Moisiu ka pёrfeksionuar teknikën e këtij arti në një shkallë të pakrahasueshme.

Kur e shihni duke intepretuar një personazh në skenë, ju nuk pyesni veten nëse ai luan mirë apo keq. Ai i personifikon aq shumë herojt e tij, sa qё ju bёn tё pёrjetoni me to emocionet që ai transmeton. Cdo njeri pyet vehten, si mundet qё ai të jetë sa mbret aq edhe endacak, sa shёnjtor aq edhe bandit dhe është kurdoherё i mrekullueshёm.

Moisiu në rolin e Fedjas, skicë nga Orlik

Kur ju e shihni atё duke luajtur në pjesën e babait tim, “Kufoma e gjallë”, nё personazhin e Fedjas i cili jep jetën pёr të miren e popullit tё vet, jeni i prekur thellësisht në zemrën tuaj nga kjo sakrificë. Ju shihni tek ky personazh karakterin e ndrojtur dhe të brishtë nga njëra anë dhe atё krenar e të papërkulur nga ana tjetёr, i cili pastaj bën sakrificёn mё tё madhe tё jetës sё tij në mënyrë kaq të thjeshtë dhe kaq fisnike. Dhe ju kuptoni menjёherё se po ju bënin moral pёr qёllimin e mirё tё kësaj sakrifice. Arti i madh e i vërtetë, është arti ndërkombëtar. Pёr kёtё, duhen harruar të gjitha konfliktet pёr kombësinë, pёr klasën shoqёrore dhe perkatёsinё politike.

Dhe është meritë e Moisiut që nëpёrmes artit tё tij, pajtoi shtresat e ndryshme sociale, qё patёn tё njëjtёn ndjenjё të perbashkët admirimi e vlerësimi për artin e tij prej gjeniu.“

Shёnim:
1. Giovanni Cavicchioli, shkrimtar italian . 1894 – 1964

Wien, 3 shtator 2013