Një kryeministër skizofren dhe i rrezikshëm

0
43


Bledar H. Prifti, 25.12.2010

Deklarata e Sali Berishës se ai ka qenë i gatshëm t’i organizonte Edi Ramës një funeral madhështor duhet të konsiderohet si deklarata më e ndyrë, më monstruoze dhe më perverse që mund të kemi dëgjuar ndonjëherë në arenën politike. Ajo është një deklaratë që mund të lëshohet vetëm nga ato specie që nuk kanë asgjë të përbashkët me botën humane, dhe aq më tepër me politikën.

Ajo deklaratë tregon hapur mentalitetin primitiv, monstruozitetin dhe papërgjegjshmërinë totale që ka kjo specie përkundrejt popullit të tij.

Ky monstër na tregoi para pak ditësh se paska qenë i gatshëm dhe pa kurrfarë ndjenje humane të kryente jo një funeral, por qindra e mijëra funerale.

Kjo deklaratë monstruoze dhe perverse e Sali Berishës nuk duhet të jetë surprizuese për Shqiptarët, dhe as nuk mund të konsiderohet një shaka e bërë nga një politikan që po i vjen fundi, apo shaka e bërë nga një plak i rrjedhur. Vëllavrasja e vitit 1997 nuk ishte e rastësishme, dhe këtë e vërteton më shumë se kurrë kjo deklaratë për funerale e Sali Berishës.

Kriza politike dhe mosmarrja e statusit të kandidatit për në BE nuk ishte e rastësishme, por ishte rezultat i veprimeve të një njeriu të papërgjegjshëm dhe monstruoz që për hir të pushtetit organizon funerale dhe penalizon e masakron një popull të tërë. Ky njeri nuk ka asnjë ndjenjë humane përveç perversitetit, monstruozitetit dhe babëzisë së tij për pushtet absolut.

Në vitin 1997, Sali Berisha organizoi mijëra funerale vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin e tij. Në një kohë kur Shqiptarët vriteshin mes njëri-tjetrit, kjo specie nxitonte për të rivënë kurorën e helmatisur të presidentit.

Edhe sot në vitin 2010, Sali Berisha tregon nga goja e tij se ka qenë i gatshëm të organizonte funerale të tjerë si ato funerale të vitit 1997. Kjo duhet të alarmojë mbarë shoqërinë dhe kombin shqiptar.

Monstra të tilla nuk kanë as parti dhe as atdhe, pasi ato janë qenie të pashpirta dhe të paskrupullta. Kjo specie nuk është qenie humane me zemër të bardhë dhe shpirt demokratik, por një shartim i perversitetit, marrëzisë dhe djallëzisë.

Për hir të pushtetit, ky monstër është i gatshëm të organizojë funerale dhe të shesë e shkatërrojë vendin e vet. Ky është klonimi dhe shartimi më i keq që i është servirur ndonjëherë këtij populli nga kupola komuniste gjatë periudhës së ndërrimit të sistemit.

Sali Berisha nuk është demokrat, por një komunist i regjur dhe mik i besuar i familjes së diktatorit Hoxha. Sali Berisha dhe familja Hoxha, së bashku me pushtetarët komunistë, kanë nënshkruar një pakt të ndyrë në kurriz të shqiptarëve. Dhe kjo është arsyeja që sot asnjë udhëheqës i lartë i regjimit nuk ka shkuar realisht para drejtësisë për të dhënë llogari në lidhje me krimet e tyre.

Kjo është ajo që akoma sot e kësaj dite të persekutuarit politik të regjimit komunist vazhdojnë të përçmohen dhe të injorohen djallëzisht nga Sali Berisha. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe as reagimi i familjes Hoxha, e cila dënonte publikimin e fotove që vërtetonte miqësinë e ngushtë të Berishës me familjen e diktatorit.

Është paradoksale dhe djallëzore njëkohësisht, që familja Hoxha akuzon sot opozitën për publikim të fotove se gjoja i prishi “privatsinë” në një kohë kur kjo familje nuk ka hapur as një herë të vetme gojën për “poshtërimet” që Berisha i ka bërë publikisht Enver Hoxhës. Çfarë i fshehin këta syresh këtij populli?

Kush e udhëheq në të vërtetë sot Shqipërinë?
Dhe ndaj sot, ne nuk jetojmë në demokraci, por në një diktaturë të udhëhequr nga një specie që është më i marrë dhe më i djallëzuar sesa udhëheqësi i tij shpirtëror. Ndaj, edhe sot e kësaj dite në Shqipëri nuk është zgjidhur akoma çështja e pronave, nuk është vendosur në vend nderi i të përndjekurve politikë, nuk kryhen zgjedhje të ndershme dhe transparente, dhe nuk pranohemi si partner në BE.

Sot, ne vazhdojmë të jetojmë në këtë errësirë nga e cila përfitojnë vetëm egërsirat, çakejtë dhe monstrat si Sali Berisha dhe ata që kryen krime dje gjatë komunizmit dhe sot nën regjimin e klikës së kamufluar komuniste. Sot, ne akoma vazhdojmë të vritemi mes njëri-tjetrit për interesa të këtij neokomunisti. Sot i përndjekuri politik është vënë kundër të përndjekurit politik për hir të pushtetit të mikut të besuar të familjes së diktatorit Hoxha.

Sot demokratët vihen kundër demokratëve për hir të pushtetit të mikut të besuar të familjes së diktatorit Hoxha. Ky është një turp që duhet të marrë fund! Duhet të kuptojmë se kemi rënë viktimë e atij establishmenti, i cili nuk është gjë tjetër por një zgjatim i rinisë së atëhershme komuniste e promovuar në politikën shqiptare nga Ramiz Alia me bekimin e familjes Hoxha.

E tashmja dhe e ardhja jonë kërcënohen seriozisht nga monstra dhe i marri Sali Berisha. Kur dje Sali Berisha shkaktoi tragjedinë e vitit 1997 dhe organizoi përmes saj mijëra funerale, dhe kur sot, po ky monstër deklaron se ishte i gatshëm të organizonte funerale të tjera për kreun e opozitës dhe botuesit e mediave kritike, ne DUHET të bëhemi të vetëdijshëm dhe të kuptojmë se nesër Sali Berisha është i gatshëm të organizojë edhe mijëra funerale të tjera.

Nëse nuk e ndalojmë sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Nëse akoma nuk keni rënë pre e djallëzisë dhe marrëzisë së Berishës, shumë shpejt ka për të ardhur edhe radha juaj për të qenë në listën e funeraleve të tij. Sot ka ardhur koha që të kuptojmë dhe të mos biem viktimë e dinakërisë së tij për të përçarë dhe sunduar në mbretërinë e vdekjes.

Sot duhet të kuptojmë dhe të mos biem viktimë e mashtrimeve dhe marrëzive të tij që synojnë të mbjellin në këtë vend tragjedi të tjera. Sot ne duhet të bashkohemi në një betejë fisnike kundër së keqes dhe të mos lejojmë që ky skizofren të ketë nesër mundësi të organizojë funerale të tjera për Shqiptarët.