Një falenderim i vonuar!

0
27

Gjin Musa

Pas nje periudhe te gjate me probleme te shumta shendetesore, pas nje vdekje klinike dhe rikthimit ne jetë, u desht nderhyrja kardiologjike, e cila me mundesoi riaftesimin e jetes time. Sapo dal nga spitali dhe rikthehem prane familjes, gjendja shendetesore fillon te perkeqesohet, parametrat jane teper te levizshme temperatura e trupit zbret ne 32 grad, u desht thirrja e menjehershme e ambulances per te shkuar ne repartin e kardiologjis te spitalit “S.F.NERI” te Romes. Pas nje qendrimi ne pronto sokorso te spitalit “S.F.NERI” gjendja perkeqesohet dhe aty kalova ne nje “IKTUS”, i cili rrezikonte nga momenti ne moment jeten time. Falë punes se palodhur te emergjences, te cilet me derguan menjeherë ne repartin e “medicines”, ku filloi nje terapi intensive dhe analiza te vazhdueshme. Krejt papritmas fillon nje temperuturë, e cila nuk dinte te zbriste me gjithe mjekimet e vazhdueshme, temperatura nuk levizte dhe si pasojë mora nje paralizë ne kemben djathtë. Kolegji mjekesor, i cili ndiqte me perkushtim gjendjen time shendetesore, vendosin te me transferojne ne nje klinikë private, ku te gjitha shpenzimet do te perballoheshin nga shteti.

“NE KLINIKEN SALUS”
Nje klinike moderne, me nje personel te mrekullueshem iu nenshtrova nje fizeoterapie dhe analizave te nje pas-njeshme u be i mundur qendrimi im prej 45 ditesh ne kete klinik ku do mbeten ne kujtesen time mjeket dhe fizioterapistet e pa lodhur, dashamiresia dhe shpirti human ja lehtesonte dhimjet ç’do pacienti.

Komunikimi me prof. Ennio Spadini, me dott.Franco Ceccarelli,dott.ssa Laura Taborrini, dott.ssa Rossella Rapaglia dhe dott. Lorenzo Padrono te cilet bene gjithçka qe te me lehtesonin dhimjet dhe te me jepnin kuraje qe semundja do perballohej.

Ditet kalonin temperatura dhe dhimjet po me gerryenin, here merrja shpres, here-here e humbisja, mjeket po me kuptonin gjendjen time shpirterore dhe shendetesore, po mjekimi bente te veten, semundja kishte avancuar! Shpresat per nje kurim te plote ne kete klinike tashme veniten, grupi i terapisteve ishin modeli i njerezve me zemer te madhe, gjithmonë te qeshur dhe te dashur me pacientet, te krijonin nji ambjent dashamiresie ku ndiheshe here si ne familje.

Fizoterapistja Simona Taglia me gjendej ne krahe çdo paradreke kaloja ore nen fizoterapine me aq profesionalizem sa here me zinte gjumi krejt si pa ditur dhe Simona vazhdonte punen, ngrihesha nga gjumi ndihesha teper i qetesuar, çdo paradreke me merrte me karrocë dhe me dergonte ne sallen moderne te fizioterapisë, ku punonte nje grup vertet per tu patur zili, profesionistë te mire, njerez me zemer humane, qe kurre nuk dinin te nervozoheshin me pacientet.

Sot kujtoj me shume respekte fizioterapistin Marco Giuliani, Ilaria Calore, Anna Rita Fiorelli, Erick Lopez, Federco Grossilli dhe Mario Mattacchione.

Ne kliniken “SALUS” kaluan 45 dite lufte dhe perpjekje per te bere te pamunduren qe te me riaftesonin gjendjen shendetesore, sot kujtoj me shume dashamiresen Suor Maria Antolini, e cila ishte kapo salla, nje njeri qe te shihte ne sy, donte te dinte gjithçka per jeten shendetesore te çdo pacienti.

Nje klinikë private po shume komode, ku ne katin e pare kishte 8 shtreter dhe ne katin e dyte 18 shtreter, e kompletuara me te gjitha aparuturat bashkohore, pastertia dhe puna e personelit infermjer ishte per tu marre shembull nga spitale me kapacitet te medhaja.

Eshte e vertet qe pas daljes nga kjo klinikë u perballova me probleme te shumta shendetesore, e sot vazhdoj mbikeqyrjen ne spitalin universitar “AGOSTINO GEMELLI” te Romes ne repartin e Neurokirurgjis, po puna 45 ditore e te gjithe personelit te klines “SALUS” me mbetet ne kujtesen time si nji rilidje e dyte.

Atje ku flet gjuha e emebel, shpirti i humanizmit, dashuria ndaj pacienteve qe luftojne per pak dite jete, te tjere qe duan te riaftesohen sado pak, po secili nga pacientet e do jeten, kete jua urojnë edhe ky personel i mrekudhueshem, mjek, fizioterapiste, infermjer e çdo qeliz e gjalle qe punon ne kete klinik kerkon dhe te jep kuraje per nji jete sa ma te gjate, pershendetjet, perqafimet ne diten e largimit jane vertet emocionuese,prekese,ato fjale zemre e ndjekin pacientin gjithe jeten.

Pacientet me lot ne sy duke u pershendetur ju drejtohen me fjalet e shpirtit!Ju faleminderit te gjithve qe na sherbyet me kaq zell e dashamiresi, durimi tipari themel i ketij personeli… ju faleminderit pa ju permendur te gjithve me emra, faleminderit Simona, faleminderit perseri te gjithve. U ndieva ne çdo kohe si ne atdheun tim,ketu nuk njifej fjala stranjer, njifej vetem perkujdesja dhe shpirti dashamires.