Një abuzim i vogël për shqiptarët por që për gjermanët qenka gjë e madhe!

0
28

ResPublica.al, 6 prill 2013

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e ka trajtuar si skandal faktin që një qendër gjermane në Prishtinë për punësimin në Gjermani të të rinjve kosovarë, u merr atyre shuma prej 105 eurosh. Sipas “Frankfurter Allgemaine”, cituar nga DW, Agjencia Federale e Punës në Gjermani ndërmjetëson çdo vit ardhjen e 180 studentëve nga Prishtina për vende pune, për të cilat nuk ka ndonjë të interesuar në Gjermani.

Në Kosovë aplikojnë për vende të tilla pune qindra studentë. Në artikullin e saj, gazeta gjermane thekson se firma partnere e qendrës gjermane, e ka thyer këtë proces aplikimi në pazar fitimi për veten. Qendra e nxitjes së punësimit në Kosovë kërkon 105 euro për ndërmjetësimin.

Këtë e raportojnë vetë studentët dhe e vërtetojnë dokumentat e Ministrisë së Punës të Kosovës. 180 ndërmjetësime sjellin një shumë prej 20.000 eurosh. E pyetur për këtë fakt, Qendra për Ndërmjetësimin e Fuqisë së huaj punëtore (ZAV) përgjigjet se partneri kosovar nuk duhet t’u kërkojë asnjë tarifë studentëve kosovarë. Por autoriteti gjerman në pesë vitet e fundit, nuk e ka kontrolluar asnjëherë gjendjen në terren.”

Ajo që gazeta gjermane e quan “skandal, nuk i ka rënë në sy “për keq” asnjë medieje shqiptare, ngase neve rrjepjet prej 150 eurosh na duken si gudulisje. 🙂

k.c.