Nizamët arnautë masakrojnë në gusht 1823 kryengritësit liridashës ortodoks arvanit e grek në Morè/Greqi

0
58

“Kush për 500 vjet ka thanë “JAM TURK”, nuk ka të drejtë sot të thotë “JAM SHQIPTAR”

Sadoqe turqit osmanllij per pese shekuj ua ndaluen shqiptarve shkrimin e gjuhes me qellim qe te mos mbesin asnji gjurme historike per krimet e tyne gjate pushtimit dhe keshtu ne nji te ardhme te mund te shtrembnojshin historine simbas inetersave te tyne, prep qe prep te vertetat historike te ngjarjeve tragjike ne trojet shqiptare i kan shkrue kleri kristjan dhe patriotet shqiptar si dhe te huejt europian qe gjindeshin ne ate periudhe neper keto troje. Vete turqit kan pase thane se “Minarja n’thes nuk hin ?!?!”.

Tue kerkue dokumentacione rreth te parve te mij, te cilet kan qene familje konsullore ne Shkoder-Durres, qe simbas librit te pagezimeve te famullise se kishes katolike te lagjes Tophane ne Shkoder (AQSH Tirane) rezulton te kene qene ne Shqipni qyshe para dates 23.11.1766, un gjeta disa relacione te nxjerruna nga Arkivat e Vjenes, te cilat nji nga para-ardhesit e mij, konsulli i pergjitheshem ne Durres ne trojet shqiptare i perandorise austro-hungare Giuseppe (Joseph) Emidio Tedeschini ( linde ne Durres ne vitin 1782 – vdeke po ne Durres me 9 janar 1858) ia dergonte Ministrise se Jashtme te Perandorise Austro-Hungare ne Vjene rreth disa ngjarjeve te atyne viteve ne trojet shqiptare. Nji nder keto relacione ishte edhe ai i dates 22 tetor 1823 nga Durrësi. Ky relacion ishte i shkruem simbas stilit protokolar diplomatik te para dy shekujve.

Thelbi i ketij relacioni ishte zbatimi i urdhnit te sulltanit te Stambollit nga ana e renegatit kuisling, sherbetorit te Stambollit vezirit shqiptar te Shkodres Mustafa Pashë Bushatliu per te mbledhe ne trojet shqiptare nji ushtri me nizame arnaute per shtypjen e kryengritjes liridashese çlirimtare te popullates ortodokse arvanitase dhe greke te Morès ne Greqine qendrore (me mbi 550 fshatra me rrenje shqiptare). Gjate kesaj shtypje te pergjakshme te kryengritsve popullor liridashes te bashkeluftarve arvanit dhe grek nga ana e nizamve arnaut u vra me 9 gusht 1823 ne Karpenis/Greqi Marko Boçari arvanitasi me gjak te paster shqiptar nga Suli. Marko Boçari ishte nje kapiten suliot i luftes guerrile popullore kundra shtypjes se Perandorise pushtuese turk-osmane dhe Hero i Revolucionit Grek, ne te cilin kishte pase nji pjesemarrje te madhe te arvanitasve.

Cila ishte perbamja e ushtrise se renegatit shqiptar, sherbetorit te Stambollit,
vizirit te Shkodres Mustafa Pashe Bushatliut

Kalifi (sundimtar dhe kryetar fetar islam) Omar ibn al-Khattaab (581-644), bashkpuntori dhe pasardhesi i dyte i udheheqesit fetar, politik dhe ushtarak arab Muhammed (rreth 570 – rreth 8 qershor 632), i imponoi 28 kushte popullsise hebree dhe kristjane te vendeve afro-aziatike te pushtueme nga arabet. Te njajtat kushte iu imponuen nga sulltanet e pushtuesve turq osman edhe popullsise kristjane ortodokse-katolike shqiptare. Simbas kushtit nr.18 te kalifit te dyte Omar ibn al-Khattaab hebrejve dhe kristjanve u imponohej te pranojne qe:“Nuk do te mbajme ne brez shpata, nuk do te mbajme me vehte asnji armë, dhe as do ti trasportojme na vete personalisht.” (http://it.wikipedia.org/wiki/Patto_di_Omar ).

Pra per kete arsye kristjant shqiptar nuk lejoheshin as te mbajshin arme dhe per rrjedhim as te merrshin pjese si nizame ne ushtrine arnaute turk-osmane. Keshtu ushtria gushtit te vitit 1823 e renegatit kuisling shqiptar, sherbetorit te Stambollit, vizirit te Shkodres Mustafa Pashe Bushatliu per te shtype kryengritjen liridashese çlirimtare te popullsise ortodokse arvanitase-greke kunder shtypjes se pushtuesit turk-osmane ne Morè te krahines se Thesalise do te perbahej nga nizame renegatesh arnaut. Edhe para ardhesi i tij, Mustafa Bushatliu i biri i Mehmet Bej Bushtalliu themeluesit te pashallekut te Shkodres, kishte pase organizue ne vitin 1778 per interesat e sulltanit shtypjen e nji kryengritje tjeter te maparshme ne Morè te krahines se Thesalise.


Relacioni i konsullit të Austro-Hungerisë në Durrës Giuseppe Emidio Tedeschini
drejtue Ministrisë së Jashtme austro-hungare në Vjenë

Durrës, 22 tetor 1823

Lartësi,
Detyra e pashmangshme për t’ju përgjegjur shkresës së nderuar të Lartësisë Suaj të datës 14 gusht, ma lehtëson lirinë që po marr për t’Ju parashtruar me devotshmëri dhe shkurtimisht se Veziri i Shkodrës është nisur kundër kryengritësve, si edhe t’Ju vë në dijeni për gjendjen shëndetsore të tanishma të kësaj krahine.
Veziri në fjalë, në majin e kaluar u urdhërua fromalisht nga Oborri i tij që të shkonte me forcat e tij në territorin e Agrafës e të Karolit me urdhrin e prerë që t’i nënshtronte plotësisht popujt kryengritës të atjeshëm.
Për t’ia lehtësuar detyrën që i ngarkohej, u vunë nën komanden e tij territoret e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, Elbasanit dhe Ohrit dhe ai mori menjiherë komandën e lartë të tyre nëpërmjet Mesupëve dhe Malkianve të emëruar prej tij.
Pas këtij Dekreti Sovran, Veziri në fjalë i përforcoi në komandën e distrikteve të lartpërmendura Guvernatorët e mëparshëm, duke i urdhëruar të paguanin një shumë të hollash dhe të japnin një numër ushtarësh, të përcaktuar sipas shtrirjes së territorit ku ata sundojnë.
Gjatë ditëve të para të qershorit u nis për marshim me afro 9000 veta dhe me 13 të muajit në fjalë vendosi fushimin në Kavajë, qytet nga i cili dërgoi këtu në Durrës dy kushërijtë e tij Tahir Pashain dhe Dervish Beun, bijtë e Vezirit të pushuar, Ibrahim Pashait, ungjit të tij, duke ia besuar ruajtjen e tyre Muzhadin Beut të Ohrit. Meqë tarafi i babait të tyre kishte nxitur në të kaluarën disa kryengritje në dobi të trashigimtarëve të tij të lartpërmendur, ky Vezir qe në rrezik të humbiste pushtetin dhe jetën.
Kështu, për të parandaluar çdo të papritur, ai vendosi t’i mbante këtu dhe prandaj e hoqi nga garnizoni beun e Kavajës dhe e zëvendësoi atë me njërin nga njerëzit e tij më të besuar.
Nga Kavaja u nis për në Peqin dhe nga ky vend për Elbasan e pastaj për Ohër e Bitolje. Gjatë përparimit të marshmit të tij nëpërmjet këtyre territoreve, ushtria e tij arriti numrin e përgjithshëm prej 16.000, ose të shumtën 18.000 vetash, ndërsa pjesa më e madhe e rekrutëve u liruan duke paguar të holla.
Kur arriti në afërsi të Agrafës, u përpoq t’i qetësonte njerëzit e atjeshëm pa luftë. Disa fshatra të fushës i pranuan ofertat e tij në mënyre paqësore, por pjesa tjetër e banorëve të atjeshëm nuk i mori parasysh propozimet e tij, kështu që ai përdori forcën.
Nga ky territor u shty më tutje për të kaluar në territorin e Karelit, pa bërë ndonjë betejë vendimtare, mbasi nuk iu pengua kalimi.
Ndërkaq, në muajin gusht, u dërgoi zëvëndësguvernatorëve të këtushëm, për qëllimet e tij politike, lajmin e një fitoreje të plotë, lajm i cili u prit me gëzim të madh nga popullsia e këtushme.
Por më vonë këto lajme dolën të tepruara dhe në vënd të nënshtrimit të këtyre dy vendeve, u muar vesh se njëfarë kapiteni Marko Boçari u vra gjatë përleshjes.
Një betejë tjetër e bërë afër një kodrine pranë lumit Aspro (nuk mund ta saktësoj vendin, me që otomanët e këtushëm nuk kanë asnjë njohuri gjeografike), në të cilin turqit pretendojnë se kanë fituar, me humbje të mëdha të trupave të tyre, është zhvilluar me egërsi të madhe nga të dy palët.
Pas këtyre sulmeve, pati edhe disa përleshjë me njësite të vogla por përfundimet e këtyre betejave nuk janë mësuar, meqë ato shtrembërohen nga entuziazmi i popullsisë dhe nga synimet e Qeverisë.

Thuhet se ai ka vajtur për të marrë pjesë në rrethimin e Misolongion-it, por me që prej afro gjashtëdhjetë ditësh nuk ka ardhur asnjë tartar nga fusha e betejës, nuk dihet në se është zhvilluar ndonjë betejë tjetër. Disa thonë se mungesa e lajmëtarëve është shkaktuar qëllimisht, me që Viziri nuk dëshiron të marret vesh humbja e shumë njerëzve të ushtrisë së tij për të mos i dëshpruar familjet e tyre. Disa të tjerë mendojnë se qafat janë zënë nga armiku.
Nëpërmjet udhës detare mund të vijë ndonjë lajm më i sigurtë, të cilin unë do të Jua parashtroj menjëherë Lartësisë Suaj.
Sëmundja ngjitëse, e cila shkretoi që prej nëntë vjetësh këtë krahinë, me hirin e Zotit, nuk ekziston më përveç në qytetin e Krujës, banorët e së cilës, si edhe ata të fshatrave fqinje, janë rrënuar gati tërësisht.
Dyshoj se do të ketë infektime të reja, meqë nuk ekziston asnjë kujdes në marrëdhënjet me Krujën e me Thesalinë, kryeqyteti dhe territori i së cilës, bashkë me qytetin e Beratit, që prej një viti ndodhen nën pasojat e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, megjithëse ajo tani ka humbur forcen e saj të dikurshme. Nënshtrimi i verbër dhe i vazhdueshëm i këtyre popullsive ndaj fatit, me gjithëse po e rrënohen, nuk lejon që të shpresohet për një zhdukje të plotë të kësaj sëmundjeje, që Zoti e largoftë.
Meqë nuk kam ndonjë gjë tjetër të denjë t’ia parashtroj utësisë së Lartësisë Suaj, më lejoni që t’Ju lutem ta shtrini përkrahjen tuaj të fuqishme mbi personin tim, ndërsa i gjunjëzuar Ju puthi me shumë respekt duart e çmuara.


Pregatiti Paul Emidio Tedeschini, 15-02-2014
Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=27781