Ngjela: “Është turp për këtë brez, nëse Shqipëria do të marrë goditje antihistorike prej apatisë së tij”

0
57

Shekulli, 05.11.2012

Pas shfaqjes së tij së fundi në krah të Kurt Kolës dhe ish-të përndjekurve politikë, duke qenë dhe vetë një i tillë, Spartak Ngjela pak minuta më parë në faqen e tij në Facebook ka shkruar disa fjalë të ashpra mbi apatinë e popullit shqiptar në raprot me qeverinë aktuale:

“Një shtet është në degradim pikërisht atëherë kur qeveria e tij është kundër interesit të popullit të vet. Si rregull, këta popuj, ose kanë rrëzuar qeveritë kundërshtare, ose nga pasiviteti janë bërë shkak për shpërbërjen e shtetit të tyre. Nëse do të vijojmë kështu, edhe ne do shkojmë drejt shpërbërjes sonë. Është turp për këtë brez shqiptarësh, nëse do të bëhet shkak për një goditje antihistorike, që mund të marrë Shqipëria si pasojë e pasivitetit të tij në raport me qeverinë aktuale…”, shkruan Ngjela në mesazhin e tij.

/Shekulli Online/M.A./