Ngjela: Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë dy kalamaj që nuk njohin historinë

0
73

TemA

“Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë dy kalamaj që nuk e njohin historinë e Shqipërisë”.

Kështu ka deklaruar shkurt kryetari i partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela për gazetën Panorama.

Veç Ngjelës, kundër deklaratave vëllazërore turko-shqiptare në rang kryeministrash është shfaqur edhe Preç Zogaj.

“Ishte një manifestim i papranueshëm, që nuk ishte nevoja të mbahej. Ai manifestim ishte shumë i rëndë. Jo rastësisht nuk u fol aspak për perspektivën europiane. Për herë të parë Europa nuk u zu me gojë, në një takim me kryeministra që aspirojnë t’i bëjnë shtetet që qeverisin pjesë të projektit europian. Ishte turp i vërtetë”, theksoi Zogaj, i ftuar në emisionin Opinion.

“Erdogan kërkon që t’i bëjë presion Europës me dy sejmenë që ka gjetur në Ballkan, Rama dhe Thaçi”, shtoi më tej Zogaj, i cili u kundërshtua disa herë nga historiani Pëllumb Xhufi.