Fjala integrale e Zize Pepshit, sekretare e përgjithshme e Kolegjiumit të Degëve të LDD-së në Diasporë, me rastin e iniciatvës për tu kthyar LDD në LDK.
Nga takimi me Kolegjiumin e Degeve te LDD-se ne mergate, Dhe me perfaqesues te degeve te LDK-se Zvicer e Gjermani!
I nderuar Akademik Nexhat Daci
Të nderuar bashkatdhetarë
Të nderuar mysafir
Të nderuar kryetar dhe përfaqësues të degëve Zvicër e Gjermani, të LDD-së dhe LDK-së, në emër të kolegjiumit të degëve në mërgatë, si dhe në emrin tim, më lejoni që t`ju përshendes përzemërsisht për pjesmarrjen në këtë takim madhështor, që ka organizuar kolegjiumi i degëve në mërgatë.
Tubime të tilla, që organizon kolegjiumi i degëve, nganjëherë shpesh e nganjëherë pak më rrallë, na shërbejnë për të shprehur përkushtimin tonë për Kosovën, përkushtim ky i cili në vazhdimësi ka qenë i lidhur me vizionin për pavarësinë e Kosovës, vizion i cili na ka mbajtur fuqishëm të lidhur me procesin e madh dhe me krijuesin e Tij, njeriun e pavdekshem i cili i dha emër Kosovës, kurse vet u bë profeti i Pavarësisë.
E ky profet, është Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Janë bërë tri dekada kur ai doli në skenën politike të Kosovës, fillimisht si shkrimtar e më pas udhëheqës e vizionar i Pavarësisë së Kosovës.
Pavarësia është një proces që zhvillohet në etapa, kurse, kurse Pavarësi e vërtetë është vetëm ajo kur populli i Kosovës mund të vendos vet, për aq sa mund të vendosin për vetën e tyre edhe popujt e vendeve të zhvilluara në Evropë dhe kudo në Botë.
Ashtu sikurse akti i shpalljes së Pavarësisë që nuk nënkupton gjithëmonë një Pavarësi të përfunduar, akti solemn më tepër duhet të nënkuptohet si një vizion i cili zhvillohet në një proces të gjatë.
Ky vizion, lidhet në tërësi me personalitetin e Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili si askush tjetër qe largpamës dhe diti ta projektojë Pavarësinë e Kosovës, prej një stadi fillestar të një artikulimi politik i kërkesës, deri te intervenimi i NATO-s, protektorati ndërkombëtar i OKB-së, akti formal i shpalljes së Pavarësisë, integrimi në NATO, dhe në Bashkimin Evropian, dhe kjo gjithëmonë në një miqësi të përherëshme me Evropën dhe SHBA-të.
Presidenti Rugova, ishte i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i qartë për të gjithë, sepse njerëzit e mëdhenjë dhe ngjarjet e mëdha, janë të thjeshta, të qarta dhe të kuptueshme .
Të kthehemi, pak te aktiviteti ynë në mërgatë:
Lidhja Demokratike e Dardanisë, si brenda e jashtë vendit, u krijua nga njerëzit më të përkushtuar, për ta ruajtur dhe vazhduar vizionin e Presidentit Rugova, sepse ky ka qenë dhe do mbetet vizioni i vetëm.
Ne në mërgatë jemi aq shumë të lidhur dhe të përkushtuar për këtë vizion dhe për vet çështjen e Kosovës, sa që nuk kemi pushuar e nuk do të pushojmë që të organizohemi dhe të punojmë panderprerë për të.
Degët e LDD-së në mërgatë janë degë të fuqishme politikisht që zhvillojnë vlerat e demokracisë perëndimore të udhëhequr nga Lideri me renome kombëtare, e ndërkombëtare, ish kryeparlamentari i parë i Republikës së Kosovës, Akad. Nexhat Daci, i cili me fanatizëm po zhvillon konceptin e demokracisë, sepse, s`ka si vepron ndryshe, kur dihet se Akad. Nexhat Daci, ishte jo vetëm bashkëpunëtori por edhe miku më i ngushtë i Presidentit Rugova.
Kur e them këtë, jam e sigurtë duke e ditur se ky u bë kurban i proceseve, dhe kjo u pa në organizimin madhështor që ia bëri varrimit të Presidentit Historik, gjë që e patën dëshmuar mase 100 vende të botës të cilat i kishin dërguar delegacionet e tyre në ditën mortore.
Mërgata shqiptare e ka vlerësuar lart gjithë veprimtarinë intelektuale dhe politike të Akad. N. Dacit, prandaj edhe sot ndjehet krenare që është në mesin tonë dhe për këtë ngjarje që do i kushtohet fuqishëm besnikërisë së Presidentit Rugova, i cili edhe pse nuk është në mesin tonë, na bashkon e na udhëzon në sfidat e jetës. Ne jemi shumë të brengosur që ka stagnuar në tërësi procesi i njeohjes së shtetit të Kosoves.
Tashmë e kemi parë se këtë barrë nuk janë të aftë ta bartin as kryeministri e as presidentja e Kosovës.
Byrokracia e rëndë e Kosovës nuk është e preokupuar me problemet tona, ajo është e preokupuar me tenderët dhe transferet ilegale të parave, të cilat investohen në prona të blera me paratë e paligjshme apo financohet nga krimi i organizuar, i cili rekekton, jo vetëm firmat, por mbarë popullin e Kosovës.
Duke e parë këtë mjerim që nuk ka mbarim, e po i sjellë veç kob e vaj këtij populli të shumëvuajtur, degët e LDD-së në mërgatë, në bashkëbisedim me liderin e saj Akademik Nexhat Dacin dhe me kryesinë qëndrore në Kosovë, vendosëm unanimisht, që për hirë të elektoratit të lodhur shpirtnisht me gjendjen e kaosin e krijuar në vend, t’i bashkojmë forcat tona të përbashkëta në bashkimin e të njëjtit vizion të Presidentit historik të Kosovës LDK, në partinë që e themeloi dr. Rugova, thuhet në fund të këtij projekti të nënshkruar nga sekretarja e përgjithëshme, të kolegjiumit të Degëve të LDD-së në mërgatë, zonja Zize Pepshi.
Ulm / Gjermani, 15.04.2015.