Nga Rrezart Kalaja
Për 2 % muhaxhedinë shqiptarë, po i rrezikohen vlerat e 98 % të popullatës shqiptare me çka pa përgjegjësi nuk mund të mbesin as qeveritë aktuale në Shqipëri dhe Kosovë. Veprimet e përbashkëta të autoriteteve osmane, greke dhe sllave që patën kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare, sikur e kane zëvendësuar “osmanlinjtë e ri shqiptarë”, që shkuan të studiojnë në vendet arabe si në Siri, në Iran, në Irak dhe Turqi e vende tjera për teologji. U indoktrinuan në kulturën dhe fenë e tyre me ligje dhe zakone sipas sheriatit, të cilin po mundohen ta futin tek populli shqiptar, i cili ka një kulturë evropiane!!!…
Shefqet Krasniqi nuk e ka të ndalur në ç’thurjen e kombit shqiptar. Ky hoxhë në çdo ligjëratë të tij, në çdo tubim mbjell urrejtje ndër njerëzore (ndër shqiptare). Ky hoxhë në vend se të jetë një njeri i shenjtë, i nderuar për çka përcaktohen klerikët fetarë për t’u shërbyer besimtarëve të vet, në edukatë, në ngritjen e dijes, në dashuri ndaj njeri-tjetrin etj. ai vepron në te kundërtën. Ky hipokrit, hiperbolizon fenë islame dhe i hedh tjerët në humnerë plehërishtë, i hedh në terr, në zjarr!
Shefqet Krasniqi pjesëtarët e besimit katolik, ortodoks apo të ndonjë feje tjetër, apo edhe ateistët i shpall armiq, i apostrofon si jo-myslimanë! Bien në lajthitje shumë serioze edhe tek besimtarët e islamit! Aktualitetin propagandistik e ka intensifikuar në disa parametra antikombëtare, me një vrull shprehjesh dhe nxitjesh ndër fetare me ekstremizëm të pa parë!
Ekstremizmi islamik sipas shifrave statistikore nuk posedon ma tepër se 2 % të popullatës, por janë të dëmshëm me shfaqjet e fundit të luftës së Sirisë, sa që po ndikon edhe në integrimin evropian, si Shqipëria, po ashtu edhe Kosova. Në këtë trend politik është edhe ngrirja e vizave për kosovarët në Evropë.
Janë një numër shumë i vogël, por sherrin e madh që populli shqiptar për 2 % po i rrezikon vlerat e 98 % të popullatës shqiptare, me çka pa përgjegjësi nuk mund të mbesin as qeveritë aktuale ne Shqipëri as në Kosovë.
Shefqet Krasniqi, shqiptarët katolikë i konsideron si armiq apo popull i huaj. Sipas fjalorit të tij në shumë shkrime dhe video, ky njeri i kalon të gjitha normat njerëzore të konsiderohet si predikues i fesë islame, edukator, apo dersuse i besimtarëve shqiptar në besimin islam!.
Shqiptarët, të gjithë e dinë qe para se të vijë islami, si fe e imponuar në historinë e vonë nga pushtuesit osman, ne kishim një fe, pra atë katoliken, por dhuna dhe terrori i ushtruar mbi ta në format e papara, nga reprezaljet e përgjakshme qe përdori pushtimi osman na shortoj dhe kthej në (besimin islam). Nga kjo shihet se pushtimi i egër i perandorisë osmane, ju imponoi me dhunë fenë islame shqiptarëve!…
Shumë hoxhallarë të shkolluar në kuzhinat e sllavo-arabizmit dhe të Turqisë aktuale kanë kaluar në vehabizem dhe ekstremizëm arrogant, duke degraduar çdo gjë shqiptare. Shefqet Krasniqi dhe nxënësit e tij hoxhallarë besimtarët e vet, i mësojnë me literaturë antishqiptare antikulturore!?… Shefqet Krasniqi në vend qe të rrijë si një njeri indiferent dhe i pazhurmë në misionin e tij fetar, për me krye ritualet fetare në xhamitë e veta, përpiqet të futet në qarqet politike shtetërore !
Ky sharlatan fetar, një martese të një vajze të besimit mysliman me një djalë katolik e konsideron si të dëmshëm, që nuk lejohet. Ai këtë akt të dashurisë së dy të rinjve shqiptarë e quan të pa lejueshëm. Bile në disa ligjërata të tyre ma parë pajtohen t’i japin vajzën një boshnjaku, arabi, gjeorgjiani, turku, sllavi se sa vëllait te vet, të një gjaku dhe te një gjuhe, pra atij me besim të ndryshëm. “Ma mirë me të vdekë vajza se me u martua me një të krishterë” – deklaronn Krasniqi. Kur dihet nga historia e jetës së Muhamedit, se ai njërën nga 13 gratë e tij e kishte të besimit të krishterë dhe nuk ia ndërroi as fenë… Pra, Shefqet Krasniqi si predikues po na del edhe ma i rreptë se vetë Pejgamberi – themeluesi i fesë myslimane.
Po ju sjellim nje video me argumente nga goja e vet Shefqet Krasniqit se çka deklarohet ai pranë besimtareve te vet me inçizime direkt kundër djalit katolik dhe këshillat qe ai i jep vajzës për imponim të braktisjes se besimit të tij në zot, për t’u kthyer të “All’ahu” i Shefqet Krasniqit – injorantit vëllavrasës – si ma poshtë në video:
Veprimet e përbashkëta të autoriteteve osmane, greke dhe sllave që patën kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare, sikur e kane zëvendësuar “osmanlinjtë shqiptarë” qe shkuan të studiojnë në vendet arabe si në Siri, në Iran, në Irak dhe Turqi e vende tjera për teologji, me çka u indoktrinuan në kulturën dhe fenë e tyre me ligje dhe zakone sipas sheriatit, qe po mundohen ta futin tek populli shqiptar!!!…
Ndonëe vendet islame janë të gjitha të përfshirë nga kriza e tensione të përgjakshme, këtë model shoqëror agresiv e primitiv, duan të na sjellin Shefqetat e Krasniqët këtu tek ne, vetëm se ata duasn të hanë një kafshatë bukë për vete – punojnë kështu përmes fesë kundër interesave tona kombëtare, kundër zhvillimit dhe integrimit modern të shoqërosë shqiptare. Por a duhet ne si shoqëri, t’i lejojmë këta matrapazë të shpirtit e moralit, të na gjunjëzojnë si shoqëri përpara marrisë së tyre?!
Janar, SHBA 2014