E Premte, 12.06.2013
Nelson Mandela, i cili vdiq të enjten në moshën 95 vjeç, meritoi plotësisht staturën legjendare që gëzoi në të gjithë botën për çerek shekullin e fundit të jetës së tij.
Ai ishte një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm çlirimtarë që Afrika apo ndonjë kontinent tjetër, prodhoi ndonjëherë. Jo vetëm që e priu popullin e tij të triumfojë mbi sistemin e ngulitur thellë të ndarjes racore që imponoi aparteidin në çdo fushë të jetës së Afrikës së Jugut, ai e arriti këtë fitore pa gjakderdhjen të cilën shumëkush e kishte parashikuar dhe e kishte pasur drojë.
Dhe, si presidenti i parë i Afrikës së Jugut i zgjedhur plotësisht në mënyrë demokratike nga i gjithë populli i saj, ai kryesoi një Proces të së Vërtetës dhe Pajtimit që më në fund ua mundësoi viktimave të Aparteidit një mjet të njohjes zyrtare dhe të pranimit të vuajtjeve të tyre.
Mandela në foto nga gazeta TemA |
Forca e madhe e karakterit të z. Mandela e brumosi atë për luftën e tij të gjatë dhe fitoren përfundimtare mbi aparteidin. Cilësitë edhe më të thella të urtësisë politike dhe kurajos e prinë atë drejt kursit të pajtimit konstruktiv duke fituar mbi hakmarrjen destruktive.
Z. Mandela natyrisht, nuk e arriti i vetëm gjithë këtë. Lëvizja që ai udhëhoqi, Kongresi Kombëtar Afrikan, është mbështetur nga aktivistë më pak të njohur dhe dëshmorë, shumë prej të cilëve , nuk jetuan për të parë ditën e fitores që ata e kishin ëndërruar kaq gjatë. Dhe tranzicioni paqësor në vend ia ka një borxh të madh presidentit të fundit bardhë të periudhës së aparteidit, F. W. de Klerk , i cili në vitin 1990 urdhëroi t’i jepet fund burgimit 27 vjeçar të z Mandela dhe negocoi me të dhe të tjerët termat e tranzicionit politik. Tri vjet më vonë, z. Mandela dhe Z. de Klerk ndanë Çmimin Nobel për Paqe.
Duke kaluar vitet e para të jetës së tij në burg , z Mandela ishte tashmë 75 kur mori detyrën si presidenti i parë në vitin 1994. 80 vjeç kur doli në pension në vitin 1999.
Pasardhësit e tij, madje edhe ata që ai i mbështeti personalisht, për fat të keq, nuk kanë qenë të barabartët e tij. Afrika e Jugut sot përballet me shumë probleme sfiduese. Keqmenaxhimi skandaloz i epidemisë së HIV/AIDS nga Thabo Mbeki solli përhapjen e vuajtjeve të panevojshme. Afrika e Jugut nën Z. Mbeki dhe Jacob Zuma, presidenti i tanishëm, nuk ka arritur të sigurojë udhëheqjen rajonale që shumëkush e kishte pritur dhe ka ndihmuar të mbështesë vrasësin Robert Mugaben në pushtet në Zimbabven fqinje. Për më keq, fundi i aparteidit nuk i dha fund, dhe ende nuk duket se do t’i japë fund varfërisë së thellë të miliona viktimave të tij.
Do t’i takojë një brezi të ri të liderëve të Afrikës së Jugut për të zgjidhur këto probleme. Të gjithë ata do t’i detyrohen një borxh historik Nelson Mandelës./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
—
December 5, 2013
Nelson Mandela
By THE EDITORIAL BOARD
Nelson Mandela, who died on Thursday at age 95, fully deserved the legendary stature he enjoyed around the world for the last quarter-century of his life.
He was one of the most extraordinary liberation leaders Africa, or any other continent, ever produced. Not only did he lead his people to triumph over the deeply entrenched system of apartheid that enforced racial segregation in every area of South African life; he achieved this victory without the blood bath so many had predicted and feared.
And, as South Africa’s first president elected by the full democratic franchise of all its people, he presided over a landmark Truth and Reconciliation process that finally allowed apartheid’s victims a measure of official recognition and acknowledgment of their suffering.
Mr. Mandela’s enormous strength of character steeled him for his long struggle and ultimate victory over apartheid. Even deeper resources of political wisdom and courage steered him toward the course of constructive reconciliation over destructive vengeance.
Mr. Mandela did not, of course, achieve all of this on his own. The movement he led, the African National Congress, was sustained by lesser-known activists and martyrs, many of whom did not live to see the day of victory they had dreamed of for so long. And the country’s peaceful transition owes a huge debt to the apartheid era’s last white president, F. W. de Klerk, who in 1990 ordered an end to Mr. Mandela’s 27-year imprisonment and negotiated with him and others the terms of the political transition. Three years later, Mr. Mandela and Mr. de Klerk shared the Nobel Peace Prize.
Having spent the prime years of his life in prison, Mr. Mandela was already 75 when he first took office as president in 1994, 80 when he retired in 1999.
His successors, even those he personally supported, have, sadly, not been his equals. South Africa today faces many challenging problems. Scandalous mismanagement of the H.I.V./AIDS epidemic by Thabo Mbeki brought widespread, unnecessary suffering. South Africa under Mr. Mbeki and Jacob Zuma, the current president, has failed to provide the enlightened regional leadership many had expected and has helped sustain the murderous Robert Mugabe in power in neighboring Zimbabwe. Most ominously, the end of apartheid did not, and still has not, brought an end to the deep poverty of millions of its victims.
It will be up to a new generation of South African leaders to resolve these problems. All of them will owe a historic debt to Nelson Mandela.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ