Nëse historia ndryshon gjithmonë pardon ( II )

0
60

Arjan Th. Kallço dhe akademik Emilio Benvenuto

Nëse i referohesh historisë së Shqipërisë dhe synon të lexosh diçka që lidhet me gjendjen e vendit në vitin 1914, do të shohësh se, pas viteve ’90 ka edhe versione të ndryshme të këndvështrimeve për këtë ngjarje tragjike të fillimshekullit, Lufta e Parë botërore e zhyti vendin në një krizë të re, e ndikuar edhe nga konjukturat e kohës. Ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar që kishte vetëm 2 vjet që ishte krijuar pas shpalljes së Pavarësisë. Shteti shqiptar i vetëm në përballjen ballkanike, i mbetur dhe pa udhëheqje politike dhe ekonomike, për shkak të pushtimit të ri që e nxori jashtë loje atë, u zhyt bashkë me gjithë vendin në kaos.

Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 – 21 Janar 1920 zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, fshirja e përfundimtare e emrit të Shqipërisë nga harta ballkanike, u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Sh.B.A-së, Ëilson, i cili e kundërshtoi hapur planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.

Kjo ishte gjendja e Shqipërisë dhe fasada që dukej dhe lexohej midis kronikave të shumta të kohës, por diçka tjetër gatuhej pas kuintave të pushtetit, duke e bërë më të vërtetë faktin se aparencat janë vetëm një llustër për t’i shfaqur të padukshme prapaskenat e brendshme dhe sidomos ato të jashtme, pa të cilat asnjë qeveri shqiptare e kohës nuk do të kishte siguri. Një hap pozitiv u hodh kur në dhjetor 1920 Shqipëria, me mbështetjen edhe të Britanisë së Madhe, çuditë e këtij vendi nuk kanë të sosur, u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës. Në vitet 1920-1921 problemi bazë në lëmshin e intrigave të brendshme, shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare, ishte e ardhmja e vendit.

Grupimi i parë përbëhej prej forcave tradicionaliste shqiptare dhe orintimi i tyre politik qe thellësisht i djathtë. Mes emrave të familjeve të njohura ishte dhe ai i Ahmet Zogu, një pronar i vogël fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar në Stamboll dhe Austri, njeri që shquhej për ambicjet e tij për pushtet. Grupimi i dytë përbëhej nga progresistë me prirje demokratike të kohës dhe orientimi i tyre politik qe i majtë. Në krye qëndronte Fan Noli, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e dëshironte monarkinë, si mënyrë për ta shpëtuar vendin, bile dhe vetë parlamenti e pasqyronte këtë ndjenjë dhe secila palë propozonte zgjidhjen e vet.

Njëra palë mendonte rikthimin e dinastisë së Vidit, me të birin e mbretit të parë, dikush tjetër ëndërronte një pric egjyptian dhe një e tretë Dukën e Montpensierit. Por monarkia angleze ishte më joshëse duke patur parasysh traditën dhe jetëgjatësinë e saj. Mendohet se shumica e deputetëve ishte për një anglez, por pa një marrëveshje të qartë për emrin. Askush nuk mendonte për emrin e një shqiptari si Zogu, ishte jashtë çdo mundësie, edhe pse në qarqet e ndryshme konsiderohej si i paradestinuar. Duke e menduar dhe e konceptuar humorin e kohës asnjë prej Fuqive të Mëdha nuk do ta kishte vendosur kurorën mbi kryet e tij.

Ndoshta ishte ende i ri dhe i panjohur mirë prej tyre, por edhe sepse ai nuk kishte asnjë prejardhje fisnike. Për më tepër që ideja për një mbret shqiptar as që merrej fare në konsideratë, sepse nuk kishte ndonjë pjesëtar tjetër të familjeve shqiptare me emër, që të kishte fuqi dhe autoritet mbi të tjerët. Familja Doda e Mirditës ishte më e kuotuara midis të shumtave, por nuk kishte askënd që të mund të impononte personalitetin e vet mbi vendin, pasi edhe Prenk Doda dergjej në burgjet e Turqisë dhe nuk kishte fuqinë e duhur që të bëhej mbret.

Konkluzioni që dilte ishte padyshim unanim për një të huaj, por me klauzola që të dukej si zgjedhja që do të bëhej nga vetë shqiptarët. Një detyrë të tillë nuk mund ta kryenin fuqitë e huaja, pasi diheshin kontradiktat mes tyre. Si anëtar i delegazionit të MPJ angleze në Konferencën e Paqes në Paris, Barnesi sugjeroi fronin e Dukës së Abrucos dhe kjo në atë kohë mund të ishte një zgjidhje gati e përkryer. Kështu do të mbetej e kënaqur Italia, e cila më pas do të shtyhej që ta braktiste Vlorën, sundimi i së cilës ishte një pengesë e madhe ndaj një drejtësie sado minimale që lidheshin me aspirat legjitime të Shqipërisë për një shtet të vetin. Për më tepër që Duka ishte njeri i zoti, i guximshëm, i aftë dhe mendohej ai i duhuri që mund t’ia kishte dalë mbanë dhe të kishte arritur sukses.

Kjo ndeshte në kundërshtimin e pjesës më e madhe të të zgjedhurve në Parlament se ishte e prirur ndaj një monarku anglez. Anglia ishte fuqia fitimtare, por më e painteresuara në Ballkan dhe kështu ajo shihej nga vetë shqiptarët se do të kishte paanësi dhe do të mbornte interesat e Shqipërisë. Kishte edhe zëra të tjerë nga shqiptarë që e kishin parë Amerikën, flisnin për ndonjë miliarder amerikan që mund të bënte mrekullinë ekonomike si në vendin e tij. Sipas Kushtetutës në Shqipëri kishte edhe një Këshill Drejtues me 4 të Urtë, sipas 4 feve, që funksiononte në mënyrë kolektive, si një monarki e vogël kushtetuese. Secili prej tyre ishte përfaqësuesi më i lartë i komuniteteve fetare të Katolikëve, Ortodoksëve, Muhamedanëve dhe Bektashinjve.

Projekti në tryezat e tyre, por edhe të fuqive, synonte mbledhjen e një Asambleje kushtetuese që do të nxirrte një akt kushtetues dhe që do ta kishte sanksionuar një monarki, me gjitha të drejtat edhe të monarkut që do të kurorëzohej. Pas kësaj Këshilli do të kërkonte zgjedhjen e një drejtuesi të vetëm, të mos harrojmë se ishte e preferueshme të ishte anglez, për 5 vjet. Nëse ai do ta kalonte provën dhe do të tregonte me vepra rezultate të mira qeverisëse, do të ftohej nga Asambleja që të hipte në fron. Ishte një zgjedhje e arsyeshme në dukje, por edhe e pranueshme, por ky projekt nuk merrte parasysh ndarjet mes grupimeve dhe feve në Shqipëri.

Oferta për James Barnesin dhe Pegi Williamsin

Barnesi mbërriti në Shqipëri në këto kushte histoiko-shoqërore në të cilat ndodhej Shqipëria. Ishte bërë një figurë popullore dhe gati kombëtare për shërbimet e shumta politike që i kishte bërë vendit në të shkuarën dhe për ato ekonomike që mund të kryente në të ardhmen. Emri i tij qarkullonte në qarqet diplomatike, poltike dhe konjukturale europiane si mbreti i mundshëm i Shqipërisë bashkë me atë të Herbertit. Barnesi u gjend përballë një mendimi dhe dëshire të tillë, mesa dukej bashkonte në një pikë të kënaqshme të gjitha zgjidhjet që parashtroheshin, bile u shty që ta merrte vërtet në konsideratë këtë mundësi.

Një mbret që të ishte beqar nuk pranohej nga opinioni monarkist, por edhe nga vetë protokolli i pushtetit. Në Shqipëri ndodhej në një koinçidencë të përkryer me prapaskenat edhe një zonjushë angleze me personalitet të dukshëm, Pegi Williams. Kjo zonjushë u bë edhe një zonjë e nderuar e shoqërisë londineze, kur u bë gruaja e Ministrit finlandez në oborrin e Mbretit Xhorxh. Ishte një vjazë me shumë vlera që e bënin më të pranueshme ëndrrën e endësve të fatit të Shqipërisë. Në moshën 17 vjeçare kur shpërthehu Lufta e Parë 1914, shkoi në Zvicër dhe iu bashkua Kryqit të Kuq francez. Shërbeu në front pranë vijës së parë nën zhurmën dhe tmerret e luftës, mes shpërthimeve dhe predhave nga përleshjet.

Pas luftës iu kthye jetës së saj monotone në një shtëpi të qetë në Londër. Ishte shumë e nderuar dhe dëshmimtare për këtë histori të saj ishin medaljet e shumta që kishte marrë. Një grua tepër e guximshme që nga brenda i jehonte përvoja e viteve në luftë dhe që nuk dëshironte që të flinte mbi dafina. U fut në Kryqin e kuq amerikan dhe në vëmendjen e tij, një prej vendeve të veprimtarisë së tij, dukej se ishte dhe vendi ynë, kështu që zonjusha mbërriti në Shqipëri. Shpejt e mësoi gjuhën shqipe dhe lidhi miqësi me të gjithë shqiptarët e njohur, duke fituar simpatinë dhe respektin e tyre. Më pas hapi një shkollë në Tiranë, pastaj krijoi lëvizjen boy scouts që u përhap shumë shpejt. Vajzat dhe djemtë shqiptarë ishin të etur për përparësitë e edukimit dhe mundësitë që ofronte jeta moderne.

I hiqej kështu shamija një vendi perëndimor që ishte mbajtur në errësirë nga turqit dhe perspektivat e lirisë ishin dehëse. Të rinjtë e adhuronin Pegin që u bë edhe shtojzovallja dobiprurëse e tyre. Pak km nga Tirana, dominuese mbi luginë dhe rrëzë Krabës, ndodhej kështjella veneciane e Petrelës e ndërtuar mbi rënojat e asaj romake. Kështjella u bë qendër e preferuar e shumë detyrave të vështira të Pegi Williamsit. Jeta e saj në kështjellë dhe simpatitë e shndërruan në një kryetare feudale ku organizonte shëtitje në të dhe njerëzit u miqësuan aq shumë, sa e quanin Dukesha e Petrelës, një titull që më vonë doli se ishte tepër i merituar.

Por nuk mbaroi me kaq, pasi shkoi më tej dhe u bë gati një heroinë kombëtare. Kur shqiptarët sulmuan garnizonin Italian në Vlorë, ajo organizoi një shërbim sanitar, duke qënë në vijën e parë mes të plagosurve në zonat e luftimeve, majë kuajve me trastat plot me ilaçet e ndihmës së parë. Në këtë mënyrë ndihmonte të palgosurit, duke fituar ditë pas dite lavdi në vendin e udhëkryqeve të orekseve dhe prapaskenave. Më vonë kur Shqipëria u pushtua nga sërbët dhe ishin gati në Tiranë, ajo refuzoi që ta braktiste dhe bashkë me vajzat e tjera morën urdhërin që të shkonin në Durrës. Dëshironte të shkonte në front ku po organizohej rezistenca e fundit dhe vetëm ndërhyrja e Kombeve të Bashkuara me këmbënguljen e Italisë e penguan që të merrte pjesë në një tjetër fushatë lufte.