NËNAT TONA HEROINA

0
85

Xhemail Peci

Në kohët me zezona e dhurata të danajve, gjithë shqota dhe ligatina,
në kohët ziliqare kur shfaqen e rishfaqen rrangallat tinzare në pazare,
kur flasin të na zbrapsin e kur fryejnë sërish murrlane dhe suferina,
krenare dhe madhështore ngriten prapë ato:
NËNAT TONA HEROINA!

Kur në lukuninë e tyre tëçmendur u nisën ujqit në gjah për viktima,
kur dogjën dhe poqën me zjarr e me hekur të mnershmit përbindësha,
kur tokën tonë e bënë shkrumb e hi me topa, me tanke e autoblinda,
vetëm përpara pelerinëssë gjakut u përkulën ato:
NËNAT TONA HEROINA!

Kur erdhën lubi e u sulën stuhi, nga faqja e dheut Iliri – për t’na zhbi,
kur na shtypën dhe na shtrydhën e kur futën donin shtëpi për shtëpi,
kur ikonat mesjetare nëpër kafka dhe lëkura me thika i vizatuan,
e kur gotat cakërruan tek i ngrenin për dolli, gjakun e njomë duke pi,
njëra u tha jam Teutë, tjerat: Vojsavë, Argjiro Monavica, Bubulina
Laskalina, Marigo Postja – u tha tjetra, Tringë Martini e Elena Gjika.
E një tjetër që koha e njohu për Zhanë D’Ark, korbave krra-krra:
Jam vetë Shote Galica – u tha, e edhe të tjerat me zë lirie folën,
Nëna Ajshe e Nënë Zahideja…kohët për burrëresha i njohën,
toka e mbolli farën e plumbave e ato lindën veç trima:
NËNAT TONA HEROINA!

Kur topi krisi e gjylja ra, kur toka dridhej e kulçedra volli zjarr,
kur shkruanin ogurzinjtë se është rrezikzi kush lind shqiptar,
kur hapën varrezat masive e kur për çdo djep hapnin një varr,
kur dogjën e poqën e kur plaçkën mlodhën gjithë mëri shkrumb e hi,
kur korrën rafalet e automatikut e kur i dogjën nëpër furrënalta,
kur ranë vetëtimat dhe rrufetë siç bie e mnershme mbi kokat shpata,
në njërën dorë bukën e në tjetrën pushkën-u ngrit e gjakut pelerina:
NËNAT TONA HEROINA!

Kur ngulën bajoneta nëpër bebëza, e kur Lokemadhja ua tha:
O, e lumja unë që nuk do t’ju shohë më kurrë! – korbave krra-krra…
Kur u sulën nëperkat me gjarpërinj e kulçedra e vjetër me zogj të rinj,
kur nuk mbante më laku e kur toka mëmë po lahej nga gjaku,
kur sofra s’duroi më e kur votra fliste me një zë se erdhi moti e stina:
NËNAT TONA HEROINA!

Kur bijtë e tyre nisën në male e kur nga arkat e tyre të nusërisë,
një zog të shenjtë nxorën, ato shqipet krenare ia falën lirisë.
Kur u folën bijve të qëndronin mbi shkrepa si shqiponja mbi djepa,
ato lirinë e mëmëdheut në zemrat u mbollën, e ata në zjarr u hodhën.
Kur shamibardhat e puthin mermerin, hallall u thonë qumështi i gjirit,
se si mbrohet liria-secila syresh thotë: trashëgim edhe birit të birit!
E zemërbardhat me buzët prush nga malli puthin emrave trëndafila,
kur përkulen përmbi trupat e bijve e kur vejnë buqetat me trëndelina:
NËNAT TONA HEROINA!

Sa zemërbardha janë ato, dhe sa zemërmëdha e sa zemërmira,
e të tjerët kot ziejnë nga mëria, nga urrejtja dhe jo më pak nga smira,
sa të dashura dhe sa të mira, sa ballëlarta dhe sa krenare janë –
nënat shqiptare, këto shamibardha qëbijtë e tyre dritë të syve kanë!
Sa e ëmbël dhe sa e dashur është dora që përkundur gjithmonë e ka
djepin e lirisë sonë, sa e shenjtë zemra që lirinë për këngë na e tha!
Dora që na mësoi abecenë dhe zemra që dashurinë për mëmëdhenë-
e mbolli të shenjtë-sa herë që këndoi përmbi kokat tona ninula lirie.
Nënat nga Gjakova, Nënat nga Meja e nga Peja, Prekazi e Prishtina,
Nënat Labe e NënatÇame, Nënat nga Tirana, nga Tetova e Janina…
Nënat qëkrenarinë e tyre të ligjshme e vunë gjithmonë mbi lumturinë,
që lirinë e vunë gjithmonë mbi pasurinë dhe shqiponjën përmbi djepa,
e qënga gjiri i grirë me thika zinxhirët e robërisëi bënë copa-copa:
Është e jona Republika! Klithën ato mbi varrezat masive gropa-gropa!
Nënat Labe e Nënat Çame, nga Prekazi, Meja, Gjakova e Prishtina…
NËNAT TONA ZMERBARDHA, NËNAT TONA HEROINA!
NËNAT TONA – BEKIM I SHENJTË PERËNDIE,
NËNAT TONA – BEKIM I BARDHË LIRIE!…