11 Qershor 2011
Irma Kurti shkruan per vende dhe njerez qe me kalimin e viteve zhvendosen ne kujtese. Provon prozen me nje autobiografi
Nga takimi i fundit ne keto faqe me Irma Kurtin kane kaluar 6 vjet. Ajo eshte vendosur nderkohe ne Itali. Punon ne nje kopsht femijesh. Ka botuar nje vellim me poezi dhe ka shkruar romanin autobiografik Midis dy brigjeve 2010 te cilin e ka perkthyer vete ne italishte Tra le due rive 2011. E nisi si autore per tekste kengesh ne festivalet e Radio-Televizionit Shqiptar punoi gazetare ne shtypin e shkruar dhe botoi tre libra poetik.
Ndjenja se kur lenda behet shkrim zbut dhimbje qe megjithate per njeriun e gjalle nuk shlyhen eshte konstante e shkrimeve te saj. Ne maj u nderua ne Konkursin Nderkombetar me emrin e humanistit toskan Coluccio Salutati per poezine E torno Perseri kthehem. Se fundi ne konkursin Nderkombetar te Poezise e Prozes 2011 ne Napoli u vleresua ne kategorine e autoreve te huaj per poezine Nen bluzen time. Vargjet e pare thone Ky femije qe tani po mbaj ne krahe/nuk eshte imi e nuk do te jete kurre/koken ka mbeshtetur ne gjoksin tim/merr fryme ngadale po bie ne gjume.
Marredhenien me poezine ajo e ka shpjeguar si perpjeke per te shkruar me nje gjuhe te veten per nje ndjenje njerezore ne dukje e njetrajte per te gjithe. shte nje lloj shkrimi qe akademiket dhe eruditet e shmangin si semplist. Komunikimi dhe njohja eshte funksioni me i rendesishem qe Irma i beson te shkruarit prej te cilit njeriu nuk behet me i forte e as me i ditur por me i hapur.
Biseden e fundit per poezine e kemi lene te merzia dhe lirizmi i vellimit Bej sikur fle. Kane ndryshuar motivet
Hera-heres jam ende aty poezi te reja por gjendja shpirterore e njejte boshlleku dhimbja ne shpirt qe te le mungesa e nje njeriu te dashur pamundesia per ti perjetuar gezimet me gjithe qenien tende sepse nje pjese e shpirtit tend nuk eshte me ka vdekur. Por natyrisht kam dale dhe nga kjo vorbull malli per tu kthyer ne qytetin tim vetem per te prekur kujtimet padurimi per tu kthyer ne kete vend te huaj dyzimi. Shume motive poezish kane lindur gjate punes sime ketu si mesuese ne nje kopsht femijesh.
Nen bluzen time ka lindur nga ky mjedis
Konkursi qe vleresoi poezine Nen bluzen time organizohet nga Napoli Cultural Classic nje shoqate qe u vjen ne ndihme artisteve e studiuesve per tu realizuar e favorizon afirmimin e tyre. Krijimet e paraqitura ishin te pabotuara me pare. Nen bluzen time ka nje fabul. Nga ana tjeter femijet pasja e njekohesisht pamundesia per te patur nje femije jane tema ndaj te cilave ketu ku jetoj jane shume te ndjeshem.
Pervojen e pare me prozen shpesh shkrimtaret e fitojne me nje lende autobiografike. Ishte e njejta gje me ju me romanin “Midis dy brigjeve”
Per vete periudhen kur u shkrua ishte nje terapi per mua. Romani te jep hapesire frymemarrje. Ke ndjesine qe nuk do te mbarosh kurre redakton fshin dhe momenti kur do te mberrish tek lexuesi te duket i larget. Kjo eksperienca ime e pare qe me rezultoi pozitive me beri qe te insistoj e mos i humb kontaktet me prozen. Tani kam ne perfundim nje permbledhje me tregime.
Si ia beni per perkthimin
Do te ishte komode te kisha dike por faktikisht merrem vete me perkthimin ose ka raste kur poezite i shkruaj direkt ne italisht. Perkthimi i autobiografise Midis dy brigjeve qe ne asnje menyre nuk e kisha menduar ta perktheja vete me mbeti mua pasi humba kohe duke kerkuar perkthyes dhe kur gjeta dike kaloi ende kohe me premtime e moskorrektesa. Nisa te punoj vete me te cdo dite per shume ore derisa e perfundova. Une i percaktoj vetes limite kohore qe me pelqen ti respektoj. Ate periudhe e perjetova si ne ethe duke ndjere pergjegjesi dyfishe si do te pritej libri nga lexuesi italian dhe nga ana tjeter cilesia e perkthimit.