NË VELESHTË TË VENDOSET GURI I ATDHEUT

0
44

SHSHA në Çikago propozon:Në fshatin Veleshtë të Strugës të vendoset në mes të fshatit GURI I ATDHEUT!

Me rastin e aktuviteteve të shumëta të mërgimtarëve veleshtarë në vendet e ndryshme të botës dhe në SHBA,që kanë ardhur për pushime në Atdhe të organizohet një manifestim i rrallë kulturo-kombëtar të vendosjes së GURIT TË ATDHEUT në mes të fshatitnëtë cilin do të shkruhej:

GURI I ATDHEUT SHQIPTAR PESHON VETËM NË TOKËN E VET(POPULLI)
MËRGIMTARË, KTHEHUNI NË ATDHE!

Me një solemnitet të rastit dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e fshatit VELESHTË të Strugës,të intelektualëve,të veprimtarëve,të mërgimtarëve dhe të botës shqiptare e universitare e fetare të shpalohet GURI I ATDHEUT SHQIPTAR në mes të fshatit VELESHTË si dëshmi e kohës se nga ky fshat ndër vite morën rrugën e mërgimit nëpër botë për shkak të padrejtësive historike që iu bë popullit shqiptar në trojet e veta etnike nga regjimet antishqiptare pansllaviste në Ballkan.

Propozimi:

Merret një GURI I ATDHEUT nga malet e Korabit dhe Toka Shqiptare,gdhendet mirë dhe i jepet forma e një plisi shqiptar si fugurë e identitetit tonë kombëtar shqiptar dhe shkruhet teksti që e kemi propozuar si më lartë(shih tekstin).

Për këtë propozim nuk kërkohen shpenzime të mëdha matriale,por me një organizim të veprimtarëve të fshatit Veleshtëdhe në bashkëpunim me mërgimtarët tanë vendosja e GURIT TË ATDHEUT SHQIPTAR në mes të fshatit VELESHTË do të çonte mesazhin më të mirë në këtë verë të takimeve me mërgimtarët tanë dhe për kohën,ashtu si e thotë prore SHSHA-ja në ÇIKAGO:Diaspora Shqiptare në Amerikë nuk ka tjetër Atdhe pos Tokës së Shqiptarizmës!

Për këtë nismë të bisedoni me përfaqësuesit e fshatit Veleshtë,
Më intelektulë,veprimtarë,studentë,mërgimtarë,profesorë nga bota shkencore e dijes dhe universitare e fetare.

Të konsultoheni për këtë propozim:
Prof.dr.Agim Vinca,
Prof.dr.Nebi Dervishi,
Ziadin Sela,kryetar i komunës Strugë,
Aktori Xhevat Limani,
Aktori Pajazit Murtishi,
Mahmut Skenderi,sekretar i SHSHA-së në Çikago,
Irfan Vlashi,aktuvist i fshatit Veleshtë,
Prof.Sabaudin Zhuta
Imami i Xhamisë në Veleshtë.

Për këtë propozim ka kohë që kalon nëpër aktivietin politiko-kombëtar në SHSHA në Çikago dhe dëshirojmë që këtë verë të mërgimtarëve tanë në Atdhe të bëjmë pjesë të aktiviteteve tona të programit kombëtar:DIASPORA DHE ATDHEU!TË FALA ATDHEUT!

Me shumë respekt,
Prof. Skënder Karaçica,
Drejtor Ekzekutiv i SHSHA-së, Çikago