Dërgoi Gjin Musa
Nje e keqe qe ishte mbjellur ne fillim te viteve 90-ta, paralel ne Shqiperi dhe Kosove,ne emer te “popullit” dhe “demokracise” tani ne Shqiperi kjo e keqe u ndalua nga populli ne rruge demokratike,derisa ne Kosove e keqja thellohet.
Ndalimi i se keqes solli nje fitore te madhe dhe nje kthese te madhe,te dyjat me permasa kombtare.
1. Fitorja e madhe:
Eshte largimi nga pushteti i vegles serbo-greke, udheheqesit te se keqes, me emrin Sali Berisha i cili eshte pergjegjesi kryesor por jo i vetem! ka patur dhe ka ndihmaqaret ne Kosove dhe trojet tjera, qe popullin shqiptare e kan katandisur ne kete gjendje shkaterrimi,vuajtjeje,nenqmimi dhe pasigurie,duke bere qe gjysma e kombit tani me te kene ikur nga trojet e veta.
2. Kthesa e madhe u be:
Tani kur u ndalua e keqja, si parakusht i domosdoshem i nje fillimi te mbare dhe u ndalua aty ku duhej dhe mund te ndalohej,ne shtetin ame,shqiptaret i krijuan veti mundesine qe te marrin fryme thelle,te mendojne mire,ta ndalojne te keqen qe ka leshuar rrenje edhe ne Kosove dhe trevat tjera autoktone, te marrin drejtimin dhe kahjen e duhur si komb qe ta zene hapin e humbur dhe vendin qe na takon ne familjen e popujve te civilizuar.
Rruga eshte e veshtire dhe e gjate,tek do te mirren vesh nga populli bemat e fshehura dhe pasojat e ketij pushteti kunder popullor,por populli do te dij si ti mundi keto pengesa ashtu siq diti ta beje kthesen si domosdoshmeri per mundjen e tyre.
I takon merita kryeministrit te ri Edi-Rama ,qe me guxim,vullnet, durim dhe zgjuaresi te rralle ,diti dhe mundi te i prij popullit ne kete rruge te gjate dhe e solli kete kthese te madhe qe ju duhej shqiptareve me teper se buka e perditshme.
Pa kete kthese ne po shkonim drejt nje asimilimi dhe zhdukje te sigurte.