Në Rrugën e Qumështit ka 17 mld planete të ngjashme me Tokën

0
44

Gazeta Shqip, 8 Janar 2013

Sateliti Kepler i NASA-s ka prezantuar së fundmi rezultatet e kërkimit 4 vjeçar, duke nisur nga viti 2009, i cili ka arritur në përfundimin se ekzistojnë 17 mld planete jashtë sistemit tonë diellor, të cilat kanë karakteristika shumë të ngjashme me Tokën.

Shifra ka dalë nga vëzhgimi i 150 mijë yjeve, nga 100 mld e Rrugës së Qumështit, ku ka rezultuar se 17 për qind e yjeve të kësaj rruge ka të paktën një planet që rrotullohet rreth tij me përmasa 1, 25 herë më të madhe se Toka.

Të dhënat e këtij kërkimi janë shumë interesante në zhvillimet e astronomisë, pasi tregojnë se prania e trupave qiellorë të përafërt me përmasat e Tokës është shumë më e madhe nga sa mendohej deri më tani dhe se mundësia e ekzistencës së një planeti binjak me planetin tonë të kaltër është gjithmonë edhe më e afërt.

8 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)