Arjan Th. Kallço
Kjo verë do të mbahet mend tek ne si një sulm i paparë ndaj institucioneve shtetërore të pavarura që të bëhen edhe ato të varura, midis të cilëave edhe ai i shërbimit sekret shqiptar. Në shumë gazeta shkarkimi dhe emërimi i një njeriu të përlyer në vitin e tmerrit 1997, i ka mbushur faqet e gazetave ditore, bile duke shkuar edhe më tej, me frikën e ndonjë kontrolli tepër të fortë të njerëzve, si parapritë e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Kjo ngjarje ka të gjitha gjasat që të jetë një prej intrigave më të pashembullta të mendjes anadollake të pushtetit dhe e pranueshme për një libër me spiunazh, duke e pasuruar pikërisht misterin e shërbimeve sekrete të kësaj vere.
Por nuk jemi të vetëm, pasi joshja pas një të shkuare në transhe, ku shërbimet sekrete ishin në ballë të Luftës, në këto kohë krize, ka kapur edhe vetë botën. Misteret e së shkuarës janë fantazmat që po enden kontinenteve si për të na kujtuar se nuk mund të shkëputemi dot kollaj nga terrori i Luftës së ftohtë, edhe pse kanë kaluar mbi 23 vjet nga rënia e atij muri që u bë qendra e asaj lufte dhe paretet e tij vedni ku u përplasën kërcënimet dhe ku u nxorrën në dukje dhëmbët e imperializmit dhe revizionizmit.
Askush nuk beson se ajo luftë ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë kurrë, pasi pas saj fshihen interesa të mëdha të lobeve, të grupeve të fuqishme të armëve, të diktateve dhe të interesit më të lartë që është ai i dominimit mbi të tjerët. Pra në këtë skenar të ndezur të fantazisë, edhe kultura nuk mund të rinte larg dhe e shkëputur, për më tepër letërsia ku kanë gjetur shprehje dhe janë realizuar artistikisht shumë ngjarje reale të përballjes në heshtje midis dy superfuqive, por që nën rogoz punët ishn shumë delikate. Ja disa nga librat që kanë dalë apo priten të dalin në disa vende të ndryshme.
Në fillim «Daily Mail» boton një artikull të gjatë, tipik për gushtin në lidhje me zakonet seksuale, jo të një futbollisti, por të Graham Greene (1904-1991). Më pas drejtori i kundërspiunazhit australian del në konferencë për shtyp dhe bën një batutë, duke cituar John le Carré*.
Në gazetën «Guardian» botohet një ekstrakt i librit më të diskutuar të kësaj fundvere, Sëeet Tooth, të autorit Ian McEëan dhe flet për një aspirante spiune, e diplomuar në Kembrixh. Ngjarja zhvillohet në vitin 1973. Eseja e një historiani kanadez ilustron faktin, sesi mbrojtja kombëtare ishte krejt e papërgatitur në rast të një sulmi sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe papritur shndërrohet në një çështje politike në Kanada.
Një nga librat e verës më mirë të reçensuar titullohet Istanbul Passage i autorit Joseph Kanon, është ambientuar në një udhëkryq të trafiqeve me spiunë të Luftës së Ftohtë.
Shtëpia botuese Adelphi nxjerr romanet e agjentit më të famshëm 007 të autorit Ian Fleming. Tom Rob Smith e ka ndërtuar karrierën e qëndrueshme si autor bestseller në folenë e librave policorë të ambientuara në Rusi. Me rezultate të mira në shitje vjen edhe libri i autorit Robert Littell, Epigrami Stalin dhe I riu Filbi.
Lufta e ftohtë vazhdon të qëndrojë edne në kokën e shkrimtarëve dhe lexuesve si tek kryevepra e Graham Greene, Thelbi i çështjes. Përse vallë shkrimtarët i kthehen kësaj historie? Në ndihmë mund të na vijë një bisedë e McEëan, Letër nga Berlini. Është një periudhë shumë interesante – shpjegon një revistë amerikane – jo vetëm përsa i përket armëve bërthamore, paranoiën, idenë fikse të dyshimit në politikë dhe në botën ushtarake, por edhe në kulturë. CIA në vitin 1950 organizoi një festival të muzikës atonale në Paris.
Ideja ishte të bindnin intelektualët europianë të majtë së Amerika ishte një fuqi edhe kulturore. Një histori dashurie, duke përdorur këtë periudhë si sfond, sesi një vajzë hyri në shërbimin sekret anglez, natyrisht tingëllon tepër tërheqëse. Mjeshtri Le Carre’ që në tetor mbush 81 vjeç, në një konferencë në Institutin Gëte, ku mori Çmimin Gëte shprehet: Në pjesën më të madhe të fëmijërisë sime Gjermania përfaqësoi një tabu të sikletëshme. Gjermanët ishin ata që vrisnin njerëz; kishin bombarduar një prej shkollave të mia, fushën e tenisit të gjyshërve të mi… Isha i terrorizuar nga gjermanët. Por në adoleshëncën time rebele, një komb që ishte krejtësisht kaq i lig, ishte dhe diçka që synoja ta njihja mirë.
Duke parë këtë fluks librash dhe këtë fantazi në rikthimin e njerëzimi tek ideja e Luftës së ftohtë, na vjen në mendje proverbi : gjuha a nuk vete ku dhemb dhëmbi? Po skenarët e Shqipërisë së kësaj vere ku do të përfundojnë? A do të ketë ndonjë shkrimtar që t’i hedhë në letër këto mistere që nuk janë më mistere? Përgjigjen po ua lë vetë lexuesve, pasi fantazitë e tyre janë të ndezura dy herë, në vendlindje, por edhe më tej, në kontinentin ku bashkëjetojnë me mbi 500 milionë mendje të tjera, në kulmin e të nxehtit dhe të realitetit të maskuar të Luftës së ftohtë.
*John le Carré, pseudonimi i David John Moore Cornëell, lindur më 19 tetor 1931, është shkrimtar britanik dhe autor i shumë romaneve më të shitur me spiunazh. Ka qënë edhe agjent sekret i SIS-it anglez.







