Në krahët e Babait të Shpend Llagamit shoh fluturimin e lirisë së kombit tim

0
58

(Duke përcjellë vëllimin e nëntë “Në krahët e Shpendit” kushtuar dëshmorit të Atdheut Skerdi Llagamit që u vra heroikisht në Bogovinë të Tetovës më 2001)

Nga Namik Selmani, Shkrimtar

Në jetët njerëzore të një kombi, padyshim edhe të kombit tonë shumë herë do shohësh heroizmin e heshtur që shpesh nuk klithmon, nuk vrapon pas presidiumeve, pas dritave të fishekzjarreve. Shpesh ndjen atë rrahje atdhetare, për të cilën shkruan ti po do të shkruajnë edhe breza të tërë poetësh, do të gdhendin symenduar arkitektë e skulptorë të monumenteve, piktorë syndezur para ngjyrave madhështore, para kompozitorëve që nisin vallen hyjnore të tingujve jo vetëm në vendin ku ata kanë rënë po edhe në sheshet e qyteteve të fshatrave tona. Se që kur dëshmori ndërron jetë në një shesh beteje ai s’është më i atij vendi, i asaj familjeje që ka patur, i babait, i nënës, i gjyshes i fëmijëve i të dashurës.

Jo. Jo. Jo, ai bëhet pak nga pak pasuria shpirtërore e një kombi që nuk llogaritet asnjëherë se “pasuria” e gjakut të derdhur e të atyre që sjell lirinë i vlerësuar është në thesarin e vërtetë të një kombi që ka si për protokoll shumë shkresa, shumë dryna e roje për ta mbrojtur. Heroi Skerdeliad Llagami ose Skerdi si i kanë thëën e i thonë shkurt sot paraqitet në një libër të nëntë që tregon për luftën e tij heroike dhe tërë sakrifica duke përfshirë edhe atë sublime që ishte jeta e tij rinore… Po, po, një libër i nëntë që shkruhet për të. Po e them për të dytën herë që të jetë më i besuar ky lajm te të gjithë.

Një lajm që të krenon për atë kujtesë të artë që për këtë Komanadt kanë shkruar me dhjetra qindra e kanë folur me mijra të tjerë miq, bashkëluftatrë, bashkëkohës, shokë të fëmijërisë, të rinisë e të shkollës. Shokë të betejave. Një njeri i jashtëzakonshëm me mirësinë e forcën e tij shpirtërore. Ish komanadatë e gjeneralë që tash natyrshëm nuk i sheh më në rrugë me grada , me rrobat e ushtrisë së lirisë. Një i ri kur mori një nga librat e tij tha: “Do vijë koha kur Kosova e Shqipëria do t’i nderojnë në mënyrë instituconale këta martirë të kombit. Më vjen turp që tre vjet e gjysëm pas luftës të mos kem dëgjuar për këtë Hero të Kombit. Emri i tij nuk guxon të harrohet në tokat shqipëtare. Familja e Skerdit duhet të ndjeheni krenarë!”

Motivet që të dërgojnë te sfida e luftës, te rruga ku njeriu mban në duar plumba dhe armë në emër të lirisë në të gjithë kombet në vend të luleve të bukës së librave, janë pak a shumë të njëjta. Në trojet shqiptare mua më duket se këto motive janë më të forta. Mesazhi që më jep edhe mua jeta dhe aktiviteti i Skerd Llaganit ose të “Komandant Shpendit“ si e pagëzuan në luftë, është shumë më fisnik se mund ta mendojnë të gjithë luftëtarët e botës që kanë vënë në duar një pushkë që kanë një shqekëz, një grykë topi, një levë avioni.

E që së gjalli Serdi kishte edhe dhimbjen e Çamërisë së grabitur, të një Çamërie që prêt ende atje të gërmadhat të vilen ullinjtë , të vilen shegët e të risnisn dasmat. Përtej dhimbjes kujtesa është kaherë e ndezur tek ata që janë shqipfolës. Bardhi është edhe një burrë që edhe është thinjur . Është një shqiptar i mirë është “mësuesi” i heroizmit të këtij komandanti. Ai është babai i tij. Quhet Bardhyl Llagami. Ky libër që po marrin tani në duar lexuesit e të gjithjë trojeve është i njëjti e pas pak në një përvjetor të dëshmorit do botohet i dhjeti. O zot! 10 vëllime për një jetë që sërish janë pak, shumë pak për atë shpirt të madh , për atë heroizëm të patreguar dot me fjalë me tinguj me ngjyra, me bronx me kujtesë luftëtarësh. 10 libra janë një enciklopedi e vërtetë. Një libër që është bërë pa staf, me lekët Bardhylit, babait të Skerdit, me pensionin e tij të pakët. Një libër që sfidon tani në paqe edhe enciklopeditë e një kombi. I vogël apo i madh qoftë. Në to është poezia, është tregimi, është reportazhi është kujtimi, është dokumenti, është shkrimi i një gazete, është fotografia që zë një vend jo të pakët.

Dhe në mes të tyre tashmë është ai, i palodhuri, i papërtuari, i pagjumi, udhëtari fisnik i përjetshëm duke ndjekur çdo rrugë, çdo gjurmë çdo vend beteje që djali i tij ka bërë me shokët e tij në këto vite. E në duar nuk ka armë. Nuk ka plumba në trastë apo në valixhe. Jo, ai ka kujtesën, ka dashurinë për mëmëdheun e lirë e të bashkuar. Mund të besoj se është edhe dhimbja për humbjen e djalit në moshën më të bukur që ai kishte. Pse jo, jemi njerëz dhe duhet të besojmë atë që është njerëzore. Se nuk mund të duash tokën, pragun, atdheun, malet e tij krejt po qe se nuk do djemtë, vajzat e tua, prindërit. Se kur është fjala për t’i mbrojtur ata, janë përsëri djemtë e vajzat që do ta bëjnë atë. Po të gjithë e dimë gjithashtu se dhimbja e ka burimin pikërisht te dashuria, te bukuria ndaj dhe është aq e madhe aq Konstandiniane si ndodh me Bardhylin. Rrallë kombe e kanë dhënë në folklorin e tyre dhimbjen e Humbjes së lavdishme si ndodh me kombin tonë. Ajkuna ende na vjen prap në kujtesë me kukamën e saj, me bolorimën e saj, me vajin e saj epik. Vërtet Bardhyli nuk loton po ai ka një nderim të madh jo vetëm për djalin e tij të vetëm por edhe pse klithmon fort brenda vetes. Atë e sheh në përvjetore betejash të të gjithë luftrave që ka bërë kombi ynë të paktën në këto 100 vjet, në përvjetorë të rënies së dëshmorëve të Iliridë më Kosovë e kudo e presin me lule, me mirënjohje me shumë nderim. E të gjithë, të gjitha i përkisnin këtij burri kaq të nderuar.

Pak biografi për Skerdin në Marsin e vitit 1999, ( ishte vetëm 30 vjeç) Skerdi që në atë kohë shërbente në forcat e BRSKUT shkon për të luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk tregoi në familje. Ishte e para herë që e bënte një gjë të tillë. Po duhej bërë në emër të lirisë së kombit. Ai e dinte se nuk do ta linin që të ikte nga shtëpia, pasi e kishin djalë të vetëm. Skerdi ishte një tip shumë i dhembshur dhe tepër i ndjeshëm. Prekej menjëherë nga vuajtjet dhe mjerimi i të tjerëve. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që ai iku nga shtëpia, pikërisht në atë kohë kur ushtria e Millosheviçit nisi shpërnguljen masive të kosovarëve nga vatrat e tyre dhe të gjitha ekranet e televizioneve u mbushën me tablo rrënqethëse të masakrave serbe ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës. Kaluan muaj. Familja nuk kishte ndonjë lajm për fatin e tij deri në 13 Nëntor 1999, kur nga një gazetë të përditëshme u mësua vendndodhja e tij. Në atë gazetë ishte botuar një intervistë me një djalë të ri nga Shqipëria, i quajtur Dritan Dyrmishi, i cili në atë kohë luftonte si Komandant Batalioni në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një nga pyetjet që i bëhej nga gazetari, se kush ishin shqiptarët e tjerë që luftonin bashkë me të në Kosovë, ai i përgjigjej: “Skerdi Llagami, komandanti i batalionit që gjendet atje ku vdekja është më e sigurtë”. Në radhët e Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, ku kishin shkuar për të luftuar edhe shumë të rinj të tjerë nga Shqipëria, Skerdi Llagami u bë shumë shpejt tepër i njohur. Për guximin, trimërinë dhe shpirtin e tij luftarak që ai kishte treguar në të gjitha betejat ku kishte marrë pjesë në zonën e Rrafshit të Dukagjinit, ai ishte caktuar si komandant batalioni në një nga njësitë ushtarake që vepronin në atë krahinë. Lufta në Kosovë kishte mbaruar e ai nuk po kthehej në shtëpi. Ky ankth u shua aty nga Shkurti i vitit 2001, kur Skerdi telefoni nga Lugina e Preshëvës, ku ai kishte shkuar pas mbarimit të Luftës në Kosovë. Ndërmjet atyre pak fjalëve që ai tha ishin: “Mos u mërzisni, se unë do të kthehem një ditë aty në Tiranë. Por sapo të mbaroj disa punë të vogla, sepse këtu problemet akoma nuk kanë mbaruar’.

Edhe pas mbarimit të Luftës në Luginën e Preshevës, 33-vjeçari Skerdi Llagami nga Tirana, i njohur me pseudonimin “Komandant Shpendi”, i cili kishte bërë emër të madh në rradhët e UÇK, nuk kishte vendosur të kthehej pranë familjes në shtëpinë e tij. Ai ishte vendosur në malet e Sharrit mbi Tetovë ku sapo ishte krijuar Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë. Nisur nga e kaluara e tij në rradhët e UÇK në Kosovë dhe Preshevë, Skerdin e caktuan me detyrën e komandantit të një njësie speciale. Në radhët e asaj njësie ai mori pjesë në disa luftime deri më 29 Qershor 2001, kur ra duke luftuar heroikisht në fshatin Begovë afër Tetovës. Pas vrasjes së Skerdit, njësia speciale që komandohej prej tij u pagëzua me emrin “Shpendi”, duke marrë pseudonimin që i kishin vënë atij që nga koha kur luftonte në rradhët e UÇK në Rrafshin e Dukagjinit. Skerdi u varros me nderime të mëdha nga të gjithë shokët e tij të Luftës.

Në këtë rrugë trimërore babai i tij shkon shpesh. E presin te gjithë ish luftëtarët sikur të takonin sërish komandantin e tyre të pavdekshëm. Dhe bën poezi kujtese për të Varri atje lart, pranë një xhamie\Malet rreth e rrotull, tokë \Shqipërie!\Arratisen lotët\Dhe betohen shokët\\Për LIRI! \Ti njeri, a ç’je ti, që qëllove\Komandantin dhe shqiponjën dykrenore\Mos kujto se i ke fikur\Trimat bien për tu ngritur\Përsëri! Kohë më parë kur po bisedonte me ish ambasadorin e Shqipërisë në OKB Bashkim Pitarka Bardhyli tregon se ishte emocionuar shumë me kërkesën e tij: “Dëgjo miku im, libri do të përkthehet në anglisht e këtë mund ta bëj edhe unë. Ky libër duhet të lexohet nga të gjitha shqiptarët në botë. Të tregohen krenarë që kanë një histori të tillë. Për fat të keq, ata nuk e njohin dhe aq mirë gjuhën shqipe dhe është mirë që ta lexojnë edhe anglisht. Kurorat e trimave janë kurora e së ardhmes janë themelet e bashkimit tonë kudo ku jemi.

Në atë filozofi të tërë të shqitarizmit mbahet mend një ngjarje që lidhet me kohën kur ai po dërgonte një grup luftëtarësh për të luftuar në Kosovë. I ndal diku në rrugë e iu thotë ballazi:
-Pse po shkojmë në Kosovë?
– Me dekë,- ishte fjala e tyre e njëzërtë.
– Jo vëllëzër jo, ne nuk kemi gjak tepër. Do luftojmë dhëmb më dhëmb me armikun. Do të shkojmë të luftojmë, po të ruajmë veten se na duhet ta jetojmë jetën .

Në doganat që bashkojnë dhe na ndajnë si shqipfolës njëkohosisht në pjesët e kombit tonë Bardhyl Llagami shkon shpesh. Janë mëe dhetyra dyer që e repsin. E nderojnë ia japin forcë Pak nga pak për shumë vite ia kanë harruar emrin e tij të vërtetë emrin që i ka vënë dikur nana e babai . E quhet thjesht “Babai i Shpendit”. Në një farë mënyre ecin të dy në këto dogana ende të heshtura , të memecta, të trishta për të kujtuar të djeshmen e për të ndërtuar të nesërmen. Nuk mund të ndërtojmë paqen nëse nuk kujtojmë rrënjët që na dërguan te ajo. Nuk mund të bëjmë bashkimin pa kujtuar ata që luftuan për të. E bashkë me babain e Shpendit fluturon dhe ëndrra parajsore e Skerdi Llagamit. Bashkë me këto dy breza që janë në kufirin e legjendës, ecën dhe shkronja . Ecën dhe libri. Ecën kënga . Ecën urimi për të gëzuar ditët, për të cilat u derdh edhe gjaku i djemve të mirë të kombit tonë pavarësisht se ku kishin lindur e se ku kishin vdekur.

Dikur tash 6 vjet më parë më ra në dorë një nga librat për Komandant Shpendin. Përfytërimi ishte i ndezur. I ylbertë. I flakëruar. I dhembshuruar syri dhe fjala që do hidhja në poezinë “Vesa e patharë e trimërisë”. Tash kur po e shoh , po e rilexoj natyrisht edhe me një mision të ri shkronjor po më godasin fiort vargjet që ia pata shkruar këtij Komandanti . Vargje që gjithmonë i mbeten borxh asaj që shkruajnë.
E doja që këtë parathënie ta mbyllje me ato vargje që më duket si disa pishtarë modestë frymëzimi Tash e tutje do ta mas ditën me ëndrrën e Shpend Flamurtarit. E qiellin e Kosovës e të mbarë Shqiptarisë do ta puth ëmbëlsisht me krahët e tij ëngjëllorë (“Krahët e Shpendit” ).

Në Çamërinë time do të gjej doemos një kurorë të blertë ulliri qoftë dhe mes acarit. T’ia vë me nderim mbi flatrat e mermerta në atë fluturim parajsor/ Do të betohem si Komandant Shpendi. Me një betim trimëror kapedanësh systërralli. Ku ditëlindjet ngjajnë si bedenat e bukursë së paprishur të djalit të përjetshëm nga Tirana. Afromu, Gjakovë, Preshevë e Bogovinë e largët! Thomëni amanetin e tij të fundit se më thahet kujtesa si bari! E qerpiku izemrës të mos më dridhet se ende më duhet për “Kohën e krisur|. Afromuni! Me një mijë jele të blerta Vardari, Lumëbardhi , Drini, Ereniku, e me jehona Sharri! E prapë më thuaj se plumbi i lirisë qenka PENË, DRITË, AGIM E KUVEND. Ani pse loti fshehur rri në sëndykët e Kujtesës bash si margaritari. Ani pse ninulla me barotin e betejës shpesh na ngatërrohet që në djep.

Tiranë, 25 shtator 2013