Në Kosovë festohet Kurban Bajrami

0
36

Bota Sot | 26.10.2012

Në Kosovë festohet Kurban Bajrami – 100 vjetori i pavarësisë nga Turqia 🙂

Besimtarët myslimanë në gjithë Kosovën, kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit është mbajtur në xhaminë “Sulltan MehmetFatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë, duke shënuar kështu nisjen e festës së Fitër Bajramit për besimtarë mysliman në Kosovë.
Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve mysliman, duke u bërë apel të gjithëve që në këtë ditë festive ta ndihmojnë njëri tjetrit.

“Sot në këtë ditë feste e gëzimi,thërras besimtarët që në zemrat e tyre të shëndërrit besimi më i sinqertë, që të jemi më solidar e tolerant, që të lënë urrejtjen dhe armiqësinë. Porosia e kësaj feste qëndron mbi parimet e bujarisë solidaritetit dhe sakrificës. Në këtë ditë të madhe që simbolizon unitetin barazinë solidaritetin dhe sakrificën, i uroi të gjithë shqiptarëve festen e kurban bajramit”, ka theksuar myftiu Ternava.

Pas faljes së namazit, besimtarët i uruan njëri tjetrit Fitër Bajramin, duke uruar mirësi, paqe e dashuri për të gjithë.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit, filloi në ora 5:33, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit një ligjëratë tematike, kushtuar kësaj feste e mbajti Ahmetef. Sadriu.

Ndërsa Namazi i Kurban Bajramit u fal në ora 7:41, të cilit i priu kryeimami Sabri ef. Bajgora, ndërkaq Hytben e Kurban- Bajramit, e mbajti Myftiu i Kosovës, NaimTërnava.