Ne jemi të gjithë hebrenj grekë

0
59

Benjamin Abtan

Partia neo-naziste ‘Agimi i Artë’ u bë këtë muaj pjesë e parlamentit grek. Me emblemën e zvastikës, përshëndetje hitleriane, duke iu referuar ‘Mein Kampf’, me ideologji antisemite dhe raciste, duke mohuar Holokaustin, me thirrje dhune ndaj emigrantëve, kërcënime gazetarëve etj, kjo parti është trashëgimtare e partisë nacional-socialistë gjermane që e ka çuar botën në kaos dhe gjakderdhje. Për fat të keq, Greqia nuk është i vetmi vend që kërcënohet nga ky gjallërim i ideologjisë naziste.

Këtë vit, në Letoni, presidenti i republikës mbështeti për herë të parë ka mbështetur një marshim në përvjetorin e Vafen SS pavarësisht kritikave të forta. Në Austri, FPO, një organizatë ekstremiste që ushqen nostalgji për Rajhun e Tretë, është favorite në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në Hungari, Lëvizja e Gardës Hungareze, pasardhëse e Kryqit të Shigjetës që ka qenë dikur milicia përgjegjëse për shfarosjen e hebrenjve dhe ciganëve, po terrorizon popullatën hebraike dhe mban përgjegjësi direkte për provokim të sulmeve vdekjeprurëse ndaj popullatës rome.

Kjo ringjalje u bë e mundur nga sulmi sistematik nga partitë ekstreme të djathta ndaj idealeve republikane që e njeh të drejtën e bashkëjetesës së komuniteteve. Kjo fushatë kundër bashkëjetesës është modeluar nga Geert Uilder në shërbim të Partisë së Lirisë, e themeluar në vitet 2000. Thelbi i kësaj strategjie është që të fshehë retorikën e promovimit të pabarazisë pas një lufte ‘kulturore’ kundër të ashtuquajturit ‘islamizmi evropian’.

Në këtë krisë të vazhdueshme ekonomike dhe sociale, e cila nxit të gjenden ‘koka turku’ dhe e forcon frikën e rënies së ‘Evropës plakë’, kjo strategji rezulton të jetë ende efikase. Ajo u ka mundësuar partive ekstreme mbështetjen e qeverisë ose të bëhen anëtare të koalicioneve qeverisëse pavarësisht retorikave të tyra antisemite.

Ky esktremizëm i ri i djathtë i hapi rrugën partive sikurse ‘Agim i Artë’ në Greqi i cili tani me të drejtën legjitime që vjen nga vota, vazhdon të promovoje gjuhën e urrejtjes. Të ballafaquar me këtë situatë të tmerrshme e ilustruar edhe me zgjedhjen e neozasitëve në parlamentin grek, ne duhet të solidarizohemi duke pohuar: Po, ne jemi të gjithë hebrenj grekë.

Ne duhet të refuzojmë që në kontinentin evropian hebrenjtë, emigrantët, muslimanët, romët, zezaket mund te kenë frikë për jetën e tyre për shkak të identitetit. Të gjitha partitë, sindikatat, intelektualët dhe shoqëria civile duhet të bashkohen për ta luftuar këtë ekstremizëm të djathtë duke rikthyer ëndrrën evropiane.

Nuk duhet të harrojmë se pikërisht kjo ëndërr është ngritur mbi rrënojat e nazizmit. Ky duhet të jetë projekti i një shoqërie të një kontinenti të çliruar nga antisemitizmi. Për ta rimishëruar këtë, duhet t’u japim fund dy dogmave. Së pari ne duhet të hedhim poshtë dogmën e kursimit e cila rezulton mjaft dëmtuese për shkak se u krijon kushte partive ekstremiste dhe populiste që të jenë të suksesshme dhe kufizon të ardhmen e rinisë tonë evropiane të sakrifikuar në altarin e kursimit të vazhdueshëm.

Së dyti, duhet të hedhim poshtë dogmën e ‘kështjellës evropiane’ e cila favorizon përhapjen e fjalimeve kundër emigracionit dhe bllokimin e kufijve të Evropës, sidomos kur thelbësore është identiteti evropian i pasluftës. Sistemi social i mirëqënies evropiane kërkon kontributin ekonomik të emigracionit dhe ky i fundit duhet të mbetet i qëndrueshëm.

Sot, është me rëndësi të madhe që institucionet evropiane të ripërtërijnë punën e tyre për demokracinë, përparimin shoqëror dhe promovimin e barazisë. Ata qytetarë, që veçanërisht në kohë krize janë pre e dhunës raciste dhe sociale, duhet të mbrohen. E ndërsa Evropa është duke u sulmuar pikërisht në parimet e saj themelore, ne duhet të punojmë për një familje evropiane më të fortë. Nëse nuk do e bëjmë sot këtë, do të vuajmë një makth, Greqia dhe mbarë Evropa.