Shkruan : Anjali Daryanani, Sh.B.A., 9 gusht 2012
Në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizata jo-qeveritare internacionale me qendër në Washington D.C., “Një Botë e Rinisë” (One World Youth Project) nisi konferencën për udhëheqje studentore për 12 studentë udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Guajana, Pakistani, Turqija dhe Kosova, që u mbajt në fshatin Bogë në luginën e bukur të Rugovës.
“Nje Botë e Rinisë” (OWYP) është një organizatë jo-fitimprurëse edukativo-internacionale që lidhet me universitetet dhe i angazhon studentët si udhëheqës botëror në komunitetet e tyre lokale.Universiteti i Prishtinës ka qenë një partner i OWYP që nga viti 2009, duke punuar së bashku me organizatën për të sjellë mundësi globale arsimore të shkollave të mesme të Kosovës dhe komunitetit më të gjerë kosovar.
Studentët e Universitetit të Prishtinës Arlinda Vula dhe Nora Lluka janë duke e përfaqësuar UP në Konferencën Verore të Trajnimit, së bashku me moshatarët e tyre të projektit nga katër vendet e tjera në mbarë botën. Konferenca Verore e Trajnimit është një nga shumë trajnimet e programit te OWYP, i cili përgatit studentët universitarë që të bëhet mentor për studentët e moshës 10-14 vjeç, dhe për të lehtësuar një program njëvjeçar globale të duhur në shkollat e mesme lokale. Studentët e universitetit lidhin këto klasa të shkollave të mesme me klasat e tjera jashtë vendit për shkëmbim kulturor, duke i pajisur me mjete si, komunikimi ndërkulturor, të nevojshme për të lulëzuar në botën e shekullit të 21-të.
Studentet e UP, Arlinda Vula dhe Nora Lluka janë zgjedhur për të punuar gjatë 3 semestrave për të shërbyer si drejtues të projektit të ekipit të tyre studentor në UP.Qëllimi i konferencës është që të pajisë menaxherët me aftësitë e nevojshme për të drejtuar programin OWYP në kampuset e tyre gjatë gjithë vitit të ardhshëm akademik. Nëpërmjet aktiviteteve mësimore eksperimentuese në konferencë, menaxheret (studentët) janë duke i zhvilluar aftësitë në menaxhimin e projektit, organizimit, ndërtimin e grupit, zgjidhjen e konflikteve, moderimit, profesionalizmit, vendimmarrje dhe udhëheqje.
Ajo çfarë është më e rëndësishmja,studentët janë duke formuar lidhje të qëndrushme përtej lidhjeve kulturore përmes lehtësimit të dialogut,ndjeshmërisë dhe mirëkuptimit ndër-kulturor.Këto lidhje do të i ndihmojë studentët që të menaxhojnë programin një vjeçar duke bashkëpunuar me homologët e tyre nëpër botë,duke mësuar aftësitë e transferimit në menaxhimin e projektit si dhe kordinimit të saj.
Arlinda Vula, Universiteti i Prishtinës – Arlinda Vula, one of OWYP’s two Project Manager Fellows from the University of Prishtina, Kosovo, smiles on as she listens to one of the OWYP workshops at the Summer Training Conference.
“Komunikimi ndërkufitar,përgjegjësia e projekt menaxhmentit, llogaridhënja, bashkëpunimi dhe organizimi-të gjitha në një nivel global. Këto aftësi janë duke i fuqizuar studentët tanë me mundësinë që të jenë lider të shekullit 21 që është gjithnjë e më shumë i globalizuar,” thotë drejtoresha ekzekutive e OWYP, Jess Rimington. “Kosova ka qenë një vend jashtëzakonshëm poashtu shumë i rëndësishëm për të organizuar këtë konferencë, ashtu që dhe vetë historia i ka lidhur miqtë, që të angazhohen për të ndërtuar komunitetin global, dhe të punojnë drejtë një bote më të drejtë”.
Onika Stellinburg, Universiteti i Gajanës – Onika Stellingburg (University of Guyana Project Manager Fellow) gives constructive feedback to a Project Manager Fellow team after they co-facilitate a workshop among the group.
“Ne ndihemi të ngazëllyera se kjo konferenca e trajnimit veror po mbahet në Kosovë. Ka qenë një mundësi shumë e mirë që të gjithë menaxherët e këtij projekti,të mësojne më shumë për shtetin tonë të vogël Kosovën, poashtu ata kanë treguar interes për të mësuar më shumë për historin e saj,veqanërisht për luftën e vitit 1999, ku unë dhe Arlinda u munduam më së miri të ju shpjegojmë,” thotë studentja e UP, Nora Lluka.”Ne shpresojmë që ky udhëtim të qëndroj gjatë në kujtimet tona si dhe ne të mbajmë gjithnjë kontakt mes vete”.
Drejtuesit e konferencës nga Kosova, SHBA, Pakistani, Turqia dhe Gajana – Project Manager Fellows from Boston, Washington D.C., Islamabad (Pakistan), Istanbul (Turkey), Prishtina (Kosovo) and Georgetown (Guyana) enjoy a quick lunch outside and share funny stories, engage in deep discussions about the work they are doing, and work together to build a stronger global PMF community.
Universitetet e përfaqësuara në konferencë janë Universiteti i Guajana (Georgetown, Guajana), Universiteti i Bostonit (Boston, SHBA), Georgetown University (Washington, DC, SHBA), Universiteti Kombëtar i Shkencave dhe Teknologjisë (Islamabad, Pakistan), Universiteti i Prishtinës (Prishtinë, Kosovë) dhe Universitetin Bilgi të Stambollit (Istanbul, Turqi). Nëpërmjet partneritetit me OWYP, Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë të demonstrojë lidershipin e saj ashtu siq ajo ofron mundësi të shekullit 21 në edukimin e shkollave fillore të Kosovës gjatë rrjedhës së vitin e ardhshëm akademik.
Ayesha Mushtaq, nga Pakistani dhe Arlinda Vula në Kosovë – Ayesha Mushtaq (Project Manager Fellow from National University of Sciences and Technology, Islamabad, Pakistan) shares stories about her culture and the aspirations she has in life with Arlinda Vula (Project Manager Fellow from the University of Prishtina, Prishtina, Kosovo).
Vizioni i “Një Botë e Rinisë” (One World Youth Project),është thjeshtë një botë e ndërtuar përmes veprimeve të gjeneratave të zgjuara,të ndjeshëm dhe të fuqizuar te qytetërimit global.OWYP ka partneritet me univeritetet dhe studentët e universiteteve për të ndërtuar respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptimin në mes të rinjëve përmes një strukture unike që i trajnonë studentët për ta lehtësuar kompetencën globale në shkollat e mesme lokale.
Video Link: http://youtu.be/R-DkM8VgOoc
Përfaqësuesit e konferencës- All 12 Project Manager Fellows from Washington DC (USA), Boston (USA), Georgetown (Guyana), Prishtina (Kosovo), Istanbul (Turkey) and Islamabad (Pakistan) pose for a picture with a backdrop of the beautiful mountains of Boge Village, Kosovo. Fellows have been developing long-lasting friendships and will continue to work together as colleagues throughout the upcoming year.
— For more information, please contact One World Youth Project’s Communications Director, Anjali Daryanani: Anjali@oneworldyouthproject.org ; 00 +1 (202) 550 1855; www.oneworldyouthproject.org