Bota Sot | 16.10.2012
Ahmet Krasniqi krenohej me ushtrinë që kishte krijuar, por edhe me evitimin e luftës vëllavrasëse, edhe pse për evitimin e saj u bë vetë kurban.
Aktivitetet nderuese dhe përkujtuese për kolonel Ahmet Krasniqin – ish ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës (në ekzil), të cilat filluan dhe u organizuan nga veprimtarët e LDK-së në Gjermani, që nga 21 shtatori i këtij viti, pikërisht në 14 vjetorin e vrasjes së tij, u përmbyllën me një Akademi Përkujtimore, që u mbajt këto ditë në Ludvigsburg të Landit të Baden Vurtembergut.
Aty ishin tubuar mërgimtarë e veprimtarë nga të katër anët e Gjermanisë por edhe nga Zvicra, Franca e Austria, ku nuk mungonin edhe familjarë të shumtë të familjeve të dëshmorëve e luftëtarë të orëve të para, bashkëpunëtorë të Ministrit të Mbrojtjes si dhe luftëtarë të kolonelit e oficerë të lartë të këtij organizimi, të cilët evokuan kujtimet e tyre si pjesën më të veçantë të përjetimeve ushtarake kur të rreshtuar nën urdhrat e tij po ushqenin deri në sakrificë, detyrën dhe obligimin e tyre për të çliruar atdheun.
Nderim të veçantë këtij shënimi i dhanë me praninë e tyre sidomos ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Mehmeti, kryetari i degës së LDK-së për Gjermani Qazim Bajgoraliu, kryetari i degës së LDK-së për Zvicër Haki Latifi, krijues, publicistë e gazetarë të shumtë si dhe këngëtarja më e popullarizuar e trojeve tona Adelina Ismajli, e cila për herë të parë do të merr pjesë në një eveniment të tillë nderues në Gjermani, si e ftuar e veçantë nga organizatori.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.