Skënder Karaçica
Për një nga mërgatat më të mëdha të krejt historisë shqiptare është ajo në Amerikë. Për rrugëtimin e saj ndër vite janë shkruar qindra libra me vlerë historike të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan si dhe shënime biografike, kujtime, trajtesa letrare, skica histrike, ditarë, letërkembime, lëndë arkivale. Mund të thuhet se promovimi i filmit dokumentar. Nuk ishin vetëm, të aktorit dhe regjisorit Xhevat Limani në Çikago, parqet përpjekjen e parë serioze kulturore nga bota e filmit për rrugëtimin e diasporës shqiptare në Amerikë për kauzën kombëtare shqipare në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Historia e diasporës shqiptare në Amerikë, një pjesë e së cilës shpaloset në filmin dokumentar “Nuk ishin vetëm” është pjesë e historisë së gjatë të popullit shqiptar në Ballkan për kohën e një shekulli e gjysmë më parë, ku për fjalën “diasporë”, e cila thotë “shpërndarje” poeti Jeronim de Rada, përdori fjalën shqipe “gjaku i shprishur”. Ndonëse edhe vetë poeti i madh na tregoi se ishte ai vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes së saj, theksoi ndër të tjera Skënder Karaçica në vështrimin e tij për filmin e aktorit Xhevat Limani. Manifestimin kulturor të promovimit të filmit e shpalli të hapur ish luftëtari i UÇK-së Beqir Demhysaj, që mori pjesë në dy luftërat për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në trojet e veta etnike në Maqedoni.
Kamera e ekipit filmor të Xhevat Limanit kishte vënë me së njëqind intervista të veprimtarëve dhe të diplomatëve, të senatorëve, të kongresmenëve dhe ushtarakëve në Amerikë, që në orët e kujtesës historike shpalosnin arkivin politiko-ushtarak për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga regjimi i Serbisë pushtuese(1844-1999). Tërë paraqitja e skenave filmore çonte mesazhin e qartë artistik se për diasporën shqiptare në Amerikë, atdheu shqiptar nuk është i humbur dhe ata nuk kanë tjetër atdhe pos tokës së shqiptarzimës, u tha në fund të pranishmeve Skënder Karaçica.
Filmi dokumentar “Nuk ishin vetëm” do të pomovohet në Detroid, Dallas, Las Angjelos, Arizonë dhe me një premierë madhështore në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë dhe në Prekazin historik në Drenicë.