Në burg dhe me të njëjtat pranga me Qemal Stafën

0
63

Qemal Stafa dhe Xhemal Broja

Agron Luka, 17.05.2010

Gjyqi zogist, fillimisht i akuzoi për përmbysje të regjimit me revolucion. Zogu I kishte menduar t’ia bënte qejfin Duçes, mirëpo shumë shpejt e kuptoi se gaboi rëndë, sepse Duçja e shfrytëzoi rastin “për t’i ardhur në ndihmë urgjentisht”.

Kështu edhe akuzat dalë e ngadalë filluan të ndryshonin dhe të zbuteshin. Gjatë procesit gjyqësor, situata precipitoi me shpejtësi dhe tashmë po shihej qartë se agresioni dhe okupacioni fashit italian ishte te porta.

Historiografia zyrtare, sipas diktatit dhe stilit letraro-historik romancier, ia dedikoi ekskluzivisht vjershën “Shokut të Prangave”, shokut Vasil Shanto, megjithëse në dorëshkrim nuk dukej gjëkundi ndonjë dedikim për Vasil Shanton.

Mbi dorëshkrimin, një dorë kishte futur edhe disa fshirje shkarravina…Simbas mendimit të babait tim, Qemal Stafa nuk e kishte shkruar këtë vjershë “fill e flakë” në kohën e burgut, por disa kohë mbrapa.

Arrestimi i Qemal Stafës dhe komunistëve të tjerë nga ana e Mbretit Zog në 1939 dhe retushimet që iu bënë dokumenteve të kohës nga historiografia pas çlirimit, duke futur emrin e Vasil Shantos te dedikimi i vjershës “Shokut të Prangave”

Nga dhjetori 1938 e janari 1939, qeveria e Nalt Madhnisë së Tij Mbretit Zog I, arrestoi pothuajse të gjithë pjesëtarët e Organizatës Komuniste te Shqipërisë me qendër në Shkodër dhe i hapi një proces gjyqësor të bujshëm.

Dikush andej nga nahija e Korçës dhe e Bilishtit, e kishte dekonspiruar Organizatën Komuniste të Shqipërisë me qendër në Shkodër.

Ndërkaq, nga dhjetori 1938 a nga janari 1939, një person që medemek digjej për luftë dhe nuk linte rast pa përgojuar, me preteksin e një “reumatizmi acut” ia mbathi për në Bari të Italisë me vapor, ku pasi ndënji nja dy-tre muaj, vajti përsëri edhe në behar për banja termale dhe u kthye në “Shqipërinë e Çliruar”, i çliruar edhe nga reumatizma, bashkë me miqtë, duke fërshëllyer Internacionalen dhe duke kritikuar frikacakët.

Kishte kohë që me anën e fashistëve të brendshëm ishin shtuar dhumë provokacionet antizogiste, për ta detyruar Mbretin t’ia dorëzonte Shqipërinë vullnetarisht Italisë. Këto akte fashistët ia ngjisnin komunistëve… Gjyqi zogist, fillimisht i akuzoi për përmbysje të regjimit me revolucion.

Zogu I kishte menduar t’ia bënte qejfin Duçes, mirëpo shumë shpejt e kuptoi se gaboi rëndë, sepse Duçja e shfrytëzoi rastin “për t’i ardhur në ndihmë urgjentisht”. Kështu edhe akuzat dalë e ngadalë filluan të ndryshonin dhe të zbuteshin. Gjatë proçesit gjyqësor, situata precipitoi me shpejtësi dhe tashmë po shihej qartë se agresioni dhe okupacioni fashist italian ishte te porta.

Nga burgu pjesëtarët e Organizatës Komuniste të Shqipërisë e kuptuan rrezikun e gllabërimit të Shqipërisë nga Italia. Ishin bërë disa tentativa, madje edhe nga burgu iu dërgua një telegram, duke e ftuar Mbretin Zog I, për të organizuar “Frontin Popullor”, një rezistencë afatgjate bashkërisht dhe jo ndonjë të ashtuquajtur “rezistencë nderi aventureske e vetasgjësuese”.

(Një të tillë “rezistencë fantaziste” të 7 prillit 1939, do ta shkruante retrospektivisht Enver Hoxha) Në këtë atmosferë nga Qemal Stafa dhe shoku i tij i ngushtë Gjovalin Luka, në kohën kur po zhvillohej gjyqi u ideua dhe u hartua si vjershë dhe si këngë

Kënga e Frontit Popullor“:

Mjaft ma me këmisha t”ngjyrueme,
mjaft jetoi kryqi nazist!
Na jemi ushtri e bashkueme,
s’na gënjen turpi fashist.
Kuq asht ku lind e perëndon,
kuq asht në jug e në veri,
kuq asht kudo në horizont,
S’na gënjen turpi fashist,
Toka nën çapet sulmonjëse ushton:
Rrofsh o i Popullit Front!

Por, “Mbreti i Shqyptarve”, preferoi t’ia mbathte këmbëve…
Njëri ndër shokët e prangave ishte Gjovalin Luka. Në Shkodër e në gjimnazin e Shkodrës e kanë ditur të gjithë se Qemal Stafa dhe Gjovalin Luka kanë qenë shokë shumë të ngushtë… (Por, historiografia me diktat e porosi e zhduku komplet si të paqenë Gjovalinin.

Shoku dhe bashkëidealisti i Qemal Stafës, Gjovalin Luka, kishte shkruar qysh më 1946, për këtë hero si simbolin e rinisë antifashiste, patriotike dhe internacionaliste të brezit të asaj kohe, kur mbajti fjalën përkujtimore me rastin e 5 majit. Gjovalini shkruante: “Kam qenë edhe unë njeri ndër shokët e shumtë bashkëkohës e bashkëluftëtarë të Qemal Stafës…

Për herë të fundit u takuem me Qemalin në Shkodër… Fjalët e tij të fundit, gjithmonë do t’i kujtoj: “Duhet të kemi besim në forcën e madhe revolucionare që mbyllet mbrenda popullit tonë, duhet të dijmë me e udhëheqë dhe fitoria do të jetë e tija. Kemi për t’ia arrijtë ne kësaj fitoreje ose jo, kjo ka ma pak randësi”.

Sipas pohimeve të tij, Gjovalin Luka, ishte edhe njëri ndër shokët më të zakonshëm të dyshe-prangave që e lidhnin me Qemal Stafën, në shoqërimin për në procesin e në gjyqin zogist të 1939, mbasi edhe qelitë i kishin ngjitur, pastaj ishte ruajtur si traditë edhe në burgun e Beratit e në guroren e Mbrezhdanit. Ishte edhe pseudonimi “Shkrepi”.

Historiografia zyrtare, sipas diktatit dhe stilit letraro-historik romancier, ia dedikoi eskluzivisht vjershën “Shokut të Prangave”, shokut Vasil Shanto, megjithëse në dorëshkrim nuk dukej gjëkundi ndonjë dedikim për Vasil Shanton.

Mbi dorëshkrimin, një dorë kishte futur edhe disa fshirje shkarravina…Simbas mendimit të babait tim, Qemal Stafa nuk e kishte shkruar këtë vjershë “fill e flakë” në kohën e burgut, por disa kohë mbrapa. Q. Stafa, me rastin e vdekjes së të vëllait ishte liruar përkohësisht.

Në nxitim e sipër duke ngarkuar rraqet dhe arin Nalt Madhnija e Tij Mbreti i Shqyptarve Zog I, “i harroi” komunistët në burg, ua la si peshqesh dashje pa dashje fashistëve! Ata e shpërthyen burgun…

Nga disa “Kujtime” dhe nga disa shkrime që më kanë dhuruar shokët, pohohet se vjersha e Qemal Stafës i qe kushtuar Gjovalin Lukës, siç duket edhe nga fotoskanimi “Kujtime” të z. Mark Uli.

Ajo që sot duhet ta themi me shumë modesti, është se, gjithsesi edhe Gjovalin Luka e ka një pjesëzë të merituar të asaj vjershe, siç duket edhe te fotoskanimi Nr 4 e Nr. 5 i vjershës, “Shokut të Prangave”).

Ishte koha kur “mutacionet natyrale” fillimisht dhe pak më vonë edhe “Pakti Ribentrop-Molotov” shkaktoi gjith atë depresion e konfuzion…Dhe Duçia “Pistoletës Albani-Shqipëri, që ia kishte montuar në kokë Italisë Ëilsoni i kundërvuri topin”!

Pushtimi i Shqipërisë u paraqit si i mirëpritur përzemërsisht e me entuziazëm nga populli shqiptar dhe sidomos nga fashistët shqiptarë…Tani po ngjisnin disa gjëra shumë të pabesueshme, jo vetëm “me kolonën e pestë”, por edhe me një fjalë shumë të çuditëshme “mutacione natyrale”!

Duke komentuar me entuziazëm marëveshjen midis Hitlerit dhe Stalinit në artikullin “PATTO DI NON AGGRESSIONE” (Pakti i mossulmimit), në 31 gusht revista TEMPO shkruante: “Fushata e Hitlerit kundër bolshevizmit zuri vend në Paktin e mossulmimit ruso-gjerman ashtu si konflikti italo-gjerman për Austrinë ishte në bazë të aksit Romë-Berlin. Populli që beson bindet e beson, i jeton këto ngjarje si një organizëm i shëndetshëm me mutacionet natyrale”.

Edhe Presidenti i Polonisë, Moscicki (po ashtu si Zogu I dhe Enver Hoxha), ndërsa komunistët luftonin për mbrojtjen e Varshavës, ia kishte mbathur këmbëve në shtator 1939, me një pasaportë dhe llogari rrjedhëse zvicerane.

Qemal Stafa ra dëshmor duke u përpjekur të çante rrethimin fashist më 5 maj 1942, mbas një dekonspirimi…. Gjovalini dhe disa nga shokët e burgut 1939, me rastin e vdekjes heroike dhe të ceremonisë së varrimit i ngritën këngën “Funerali”.

U hodh edhe një Trakt me pjesë nga kjo Këngë, por sa fytyrë kishin ata që nuk e kishin provuar asnjë ditë burg të pretendonin “pjesën e luanit”…Të shkruash të vërtetën, sado edhe vonë, nuk është aspak turp, të gënjesh ditën për diell dhe të fshehësh identitetin dhe mendimet e vërteta dhe të përulesh si lypës është me të vërtetë turp!

Ilustrimet dokumentare:

Pjesë nga dorëshkrimi dhe daktilografimi me rastin e fjalës përkujtimore nga Gjovalin Luka për Qemal Stafën, më 1946.

Pjesë nga “Kujtimet” e z. Mark Uli dhe plotësimi me shkrimin e dorës së tij.

Faksimile e fletës dorëshkrimore të vjershës “Shokut të Prangave”.

Fotoskanim i vjershës “Shokut të Prangave”

Revista TEMPO. Zbarkimi Italian në 7 prill 1939 në Shqipëri. Ish “pistoletës Albani-Shqipëri të Wilsonit”, i kundërvihet “topi italian”!

Revista TEMPO, themelimi i fashios së Durrësit, si pjesë e historisë së P. F. Shqiptare.

Vjersha e kënga e nxjerrë me rastin e vrasjes dhe varrimit të Qemal Stafës te “Vorret e Bamit”.

Nxjerrë nga libri, “Këngë Partizane”, bot. (?), f 17. Shënuar me shkrimin e tij nga vetë Gjovalin Luka