NË BESIANË U MBAJT FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË DHE DITËT E DIASPORËS

0
30

Në organizim të OJQ kulturore „Prokult“ nga Besiana është organizuar “ Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“. Ky festival tashmë tradicional i mbajtur për herë të katërt ishte projekt i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Diasporës të Qeverisë së Kosovës.

Ky festival kësaj radhe nisi me përurimin e dy librave të krijuesve nga mërgata. Kështu u promovuan librat : “ VARGJE N’UDHËTIM – TOKË ARBËRORE “ të autorëve Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi si dhe libri “SHKARPA” e Fran Tanushit, libra këto tashmë të vlerësuara lartë nga kritika letrare .Në këtë manifestim për vlerat letrare të librave folën Prend Buzhala përkatësisht Riza Greiçevci. Vlen të ceket se aktori Dibran Fylli, Koosvare Pajaziti dhe Ormirë Dibrani deklamuan poezi nga librat e përuruar.

Më pas në Kinosallën e qytetit të Besianës ku merrnin pjesë si kurrë më parë mbi 70 poet nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora si nga Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Austria,Sllovenia,Norvegjia po edhe nga Kanada e largët u mbajt ora letrare.

Për çmimin e orës letrare “Ditët e Diasporës’ me poezitë e tyre konkurruan mbi 45 poet nga mbi 70 sa ishin të pranishëm në sallë. Ndër ta vargjet e tyre i lexuan : Musa Jupolli, Rita Salihu, Shaip Beqiri, Mentor Thaqi, Fran Tanushi,Mirvete Mehmeti, Bardhyl Maliqi, Arsim Halili,Halil Gashi,Ajet Shala,Shaban Pllana,Dibran Fylli,Migena Arllati,Prend Buzhala,Afërdita Salihu,Skender R. Hoxha, Rrahim M. Sadiku,Elheme Gjyrevci,Naxhije Doçi,Mevlyde Saraçi Halil Xani,Ismet Karasniqi –Lala,Dan Ibrahimi, Rija Hashani Sylejman Pireva, Rudi Berisha,Ermira Jusufi, Izet Hoti, Fadil Curri, Rexhep Halimi, Nezir Potoku etj.

Juria e përzgjedhur aty për aty në përbërje : Sevëme Fetiqi, Xheladin Mjeku dhe Avdullah Blakqori unanimisht vendosën që çmimi i orës letrare ti takoi autorit Shaip Beçiri me poezinë “Llapi”.

Më pas u bënë publike edhe rezultatet e konkursit letrar të këtij festivali dhe u dhanë çmimet. Sipas organizatorit në konkurs kishin marr pjesë mbi 100 poezi dhe rreth 70 tregime. Juria në përbërje Majlinda Nana Rama,Milazim Kadriu,Hsan Qyqalla dhe Fatmir Halimi kishin vendosur që çmimi për poezi ti ndahet poezisë ‘PASI HYJI MENDON PER NE’ shifra; ‘RROTA HYJNORE’ e që doli të jetë e DAN IBRAHIMIT, kurse me mirënjohje i nderoi poezitë; ‘NE PRISHTINE’ shifra ‘PJETER BOGDANI’ me autor SHABAN PLLANA dhe ‘TE SOKAKU I TE MARREVE’ shifra; ‘GJIROKASTRA’ të autorit ENVER SULAJ.

Kurse për tregim çmimi i takoi tregimit ; ‘VAJZA E SHILARESIT’ shifra; ‘SHILARESI’, me autore ETLEVA TAFA, e me mirënjohje në tregim u nderuan; ‘NË SYTË E TIJ, PIKLLIM’ shifra; ‘1902′ e autorit RESHAT SAHITAJ dhe ‘VETEMIA E MOLLES’ shifra; ‘VETEMIA M’ me autor ARSIM HALILI.

Në fund organizatori përpos çmimeve ndau edhe mirënjohje për Ministrinë e Kulturës dhe atë të Diasporës që e ndihmuan materialisht festivalin si dhe autorët e librave që i promovuan në këtë festival Musa Jupolli,Mentor Thaqi dhe Fran Tanushi.

Milazim KADRIU