Në Tetovë përfundoj suksesshëm Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit”, ku laureat i sivjetshëm ishte poeti i mirënjohur amerikan Craig Czury. Në kuadër të këtij festivali, morën pjesë autorë të shumtë nga shumë vende të botës dhe u zhvilluan aktivitete të shumta letrare.
Ndërsa në natën finale, u ndanë çmimet kryesore në letërsi, ku të laureuar ishin poetët Giuseppe Napolitano (Itali), Diti Ronen (Izrael), Gustavo Vega (Spanjë) Richard Burns (Britani e madhe).
Ndërkaq shkrimtari nga Kosova, Ndue Ukaj u laureua me çmimin “Qiriu i Naimit”, për poezinë më të mirë.