Ndreca: Shqiptarët nuk po sllavizohen, po turqizohen

0
52

Bota Sot | 30.03.2013

Ndreca: Shqiptarët nuk po sllavizohen, po turqizohen

Ardian Ndreca, në tekstin e sotëm të Mapos, “deliri si ndërshkim”, reagon ashpër ndaj Kim Mehmetit, i cili ditë më parë kishte deklaruar: “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thashë ma parë se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”.

Sipas Ndrecajt, “E vërteta asht e idhtë e qëndron krejt ndryshe. Mjerisht shqiptarët në Maqedoni gjithnji e ma shumë po deshqiptarizohen, jo tue u kthye në sllav, siç mund të diktonte logjika e afërsisë gjeografike dhe presioni i gjithanshëm, por tue u turqizue randshëm”.

Më tutje Ndreca prek edhe debatin e rishikimit të Historisë, të kërkuar me ngulmë nga Turqia. Ai përgëzon intelektualët kosovarë dhe të gjithë ata që kanë nënshkruar peticionin kundër këtij qëndrimi të shtetit turk.