Ndreca polemizon me Mehmetin mbi tezën e këtij të fundit se “myslimanizmi e ka shpëtuar shqiptarinë”

0
40

ResPublica.al, 30 mars 2013

Nuk ka asnjë diskutim se shkrimtari Kim Mehmeti ka ngacmuar mjaft njerëz, me deklaratën e tij se “myslimanizmi e ka shpëtuar Shqipërinë në disa vise shqiptare”. Ai vetë nuk ka dashur ta saktësojë apo ndriçojë më pas këtë ide të vetën (veç në një intervistë radiofonike ka folur diçka, dhe aty ka reaguar ashpër edhe kundër deputetit kosovar Berat Buzhala, duke folur për “buzhalla e budalla”); por të tjerët vijojnë të polemizojnë me të.

Sot në Mapo ish publikuar një shkrim i Ardian Ndrecës, i cili duket se nuk ka mundur ta kapërdijë këtë tezë. E prandaj, përdor qysh në fillim “artilerinë e rëndë” kundër Mehmetit. “Nji shkrimtar që ka qenë gjithmonë i rendit të dytë ase ma mirë të tretë në të gjitha pikëpamjet,… nji delirant”, e quan Ndreca Mehmetin, dhe vijon: “në ketë rast deliri asht ndërshkimi për diçka të padukshme që i rrin në sfond edhe vetë marries”.

Më poshtë, Ndreca, që është një nga firmatarët e peticionit kundër kërkesës turke për rishikimin e rishqyrtimin historiografik të periudhës së pushtimit otoman të Shqipërisë, zhvillon tezat e tij mbi të njëjtin argument. Për ta lexuar të plotë ndiqni linkun http://www.mapo.al/2013/03/30/deliri-si-ndershkim/

Në foto, një pamje e Tetovës së vjetër

Re.Pu.