Shekulli, 08.08.2013
TIRANË – Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka ngritur sërish shqetësimin lidhur me ndërtimet pa leje në bregdet. Rama njofton se aksioni i prishjes do të rifillojë në muajin shtator.
“Ndërtimet abuzive në bregdet- një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye!? Stop rrënimit!”
“Operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjence kombëtare!”, vijon Rama në një tjetër postim në rrjetet sociale.
Gjithashtu kreu i PS-së ka vënë në dispozicion një link, i cili do të shoqërojë çdo shqetësim apo ankesë të qytetarëve lidhur me abuzues konkretë.
“Ju lutem çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni, shoqëroheni me #StopRrenimit”, vijon Rama.