NATO i njeh shqiptarët në Maqedoni mbi 40%, shteti maqedonas nuk i numëron, mediat maqedonase sajojnë 20%-sha të rremë

0
39

ResPublica.al, 30 qershor 2013

Vazhdojnë përpjekjet e establishmentit maqedonas për të defaktorizuar shqiptarët, dhe për t’i detyruar të pranojnë që janë nën 20%. Skënder Karaçica vëren te një analizë e botuar në INA Online, se shtypi maqedonas, e së fundmi dhe “Nova Makedonija”, gazetë e afërt me Kryeministrin Nikolla Gruevski, vazhdon të përhapë teza anti-shqiptare.

Maqedonia prej vitesh i shmanget regjistrimit të shqiptarëve. Në media qarkullon shifra “më pak se 20%” e popullsisë shqiptare, që përkon me mashtrimet statistikore dhjetëra-vjeçare. Në 50 vitet e propagandës së regjimit sllavo-komunist, shifra shqiptare mbeti gjithmonë 17%, pa u verifikuar asnjëherë në terren.

Në rastin më të fundit, “analisti bulevardesk Zidos Daskalovski, ‘zbulon’, (sic!)se shkaku i ndërprerjes së regjistrimit të popullsisë paskësh qenë fakti se numri i shqiptarëve në Maqedoni është më pak se 20 për qind(!),gjë që do të ndikonte në atë që (populli shqiptar) të mos mund të shfrytëzojë të drejtat që i parasheh (lexo:Kushtetuta e këtij vendi)për komunitetet (lexo:pakicën shqiptare!) në përbërjen më të ulët se 20 për qind me numrin e përgjithshëm të popullsisë në këtë vend.”

Sipas Karaçicës, në Samitin e NATO-s në Çikago (mbajtur në maj të vitit 2012) është thënë zyrtarisht se përbërja kombëtare e popullit shqiptar në trojet e veta etnike në Maqedoni është 40%, në prani edhe të delegacionit nga Maqedonia që mori pjesë në cilësinë e vëzhguesit me kryetarin maqedonas Gjorgje Ivanov.

k.c.

i plotë:
http://ina-online.net/opinione/32293.html