NATA FATALE E HELIKOPTERIT BELL – 222 – U.

1
96

Ndoc Selimi

(7 – vetori i renjes ne Adriatik)

Me 16 korrik te vitit 2006 kur ndodhesh me pushime ne Dhermi Gramoz Pashko, peson nje aksident duke u rrezuar mbi nje shkemb e demtuar ne koke e fytyre. Ne oren 15 te kesaj dite me nje helikopter te Miniwstrise se Shendetesise transportohet ne Tirane (spitali Nene Tereza). Gjendja shendetesore eshte perkeqesuar dhe mirret vendim te transportohet ne nje spital te Barit (Itali). Kjo detyre i ngarkohet ekipszhit te helikopterit qeveritar, i cili ishte me i kompletuari persa i takon aeronovigimit naten. Ne oren 21 te kesaj nate merret konfirmimi nga Bari per mundesine e kurimit atje.

Nderkohe u bene pergatitjet paraprake te ekujpazhit te fluturimit i perbere nga pilotet Vangjel Çondi komandant i ekipazhit, Demush Heba pilot i dyte dhe Qemal Koni inxhinier i bordit. Helikopteri niset ne itinerarin Tirane – Bari me kurs rreth 260° ne lartesine 1000 m mbi nivelin e detit. Sherbimi meterologjik i Barit jep nje kohe jo shume stabel ne kete ore te fluturimit. Ne oren 002min. e 17 sek. pas mesnate helikopteri pati komunikimin e fundit me kullen e kontrollit ajror ne Rinas. Kordinatat ne kete moment ishin 41°17′ 30″ V dhe 18°51’30” L dhe 45 km ne perendim te Durresit ne lartesine 1000.Dhe pas kesaj eshte zhdukur nga radaret.

Ne helikopter ndodheshin:
1 – Vangjel Condi pilot i pare lindur ne Sarande me 1950, i martuar me dy femije.
2 – Demush Heba pilot i dyte lindur ne Reç te Shkodres me 1960, i martuar me dy femije
3 – Qemal Koni inxhinier i lindur ne Maminas Durres me 1950, i martuar me dy femije.
4 – Aleksander Baloi, mjek reanimator
5 – Gramoz Pashko
6 – Ruben Pashko, i biri i Gramozit dl 1982.

Qysh diten e neserme kane filluar kerkimet duke vene ne dispozicion te gjitha mjetet e sofistikuara per kerkim ne det si tonat, ashtu edhe te huajat si “Urania” dhe “Galatea” italiane, si dhe “Janus” franceze, por pa mundesi nxjerrje, por vetem identifikimi.Objekti i identifikuar ndodhej ne thellesine 1024m nen uje.
U mbushen 7 vjet nga ajo dite fatale e 16 korrikut, kur u ndane nga ne, por mungesa e tyre eshte e njellojte.

Ata do te prehen pergjiyhmone ne thellesi te Adriatikut, si simbol i sakrifices e dashurise njerezore . Une dhe shoket e mij qe kaluam vite te tera sebashku me keta heronje neper llogoret e qiellit perkulemi me respekt para aktit tyre heroik ne sherbim te atdheut.U pushofte shpirti ne paqe.

1 COMMENT

  1. Ndoc Selimi qofshe dhei kujtosh shoket tuaj teknik,inxhinjer dhe pilot te rregjimentit te Farkes-Tiran.
    Aty ti kalove jeten e shumet te jetes.
    Lavdi deshmoreve te aviacionit Shqiptar.

Comments are closed.