TemA Online, 7 Prill 2013
Pasi debatoi pak ditë më parë në Kuvend me Berishën dhe pasi ky i fundit i recitoi një poezi, Namik Dokle ka vendosur që t’i përgjigjet me të njëtën monedhë kryeministrit.
“Para pak ditësh, në Kuvend, ndër të tjera i thashë edhe katër vargje për hajnitë e qeverisë, së cilës ai i rri në krye. Mrekullisht ato që thashë unë, i plotësuan shumë më bukur disa nga friends-at e mi. Po zgjedh një prej tyre për ta ndarë me të gjithë ju…”, shprehet Dokle.
Berisha komentoi pak ditë më parë në Kuvend veprën e Dokles, “Shën Mëria e Beratit”, duke thënë se, “Namik, ka një problem ajo vepër. Ajo ishte një atavizëm i së shkuarës. Propagandë antifetare e Enver Hoxhës. Unë nuk doja të politizoja debatin, por ajo nuk mund të shkruhej. Ata të cilët protestuan, përjetuan kalvarin më të egër se çdo klerik në Evropë. Ishte frymëzim i propagandës ateiste. Pse e quan veten iluminist, ti je rilindës”./b.l
Poezia e Dokles për Berishën
Bën buxhet e vjedh para
Varfanjaku ha dhe s’haDhe tashmë gjithkush e di
Është bandë kjo qeveriBën buxhet dhe na vë lakun
Tremb të riun, streson plakunDhe tashmë gjithkush e di
Është bandë kjo qeveriBën buxhet e grabit prona
Tallet ndyrë me jetët tonaDhe tashmë gjithkush e di
Është bandë kjo qeveriBën buxhet edhe mashtron
Por dhe bufi e kuptonSe tashmë gjithkush e di
Është bandë kjo qeveriBën buxhet e vret shqiptarë
Siç na ndodhi në JanarDhe tashmë gjithkush e di
Është bandë kjo qeveri