Naim Miftari: Vëllai i Thaçit, informator i UDB-së (VIDEO)

0
55

TemA, 10 Gusht 2012

Në një video ekskluzive që e ka siguruar Koha Ditore, shihen bashkë dy të vetëshpallurit agjentë të SHIK-ut duke folur për “problemet e mëdha”.

Dy personazhet, të bërë të famshëm së fundi për përplasjet mes tyre, ishin takuar kohë më parë në shtëpinë e Nazim Bllacës.

Në këtë takim ata flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjera.

Në këtë video, Naim Miftari, i cili në gjykatë kishte mohuar që njihej me Nazim Bllacën, kurse tani shihet duke pirë çaj në shtëpinë e tij, pretendon se ka fakte që e implikojnë vëllain e kryeministrit Hashim Thaçi me shërbimin informativ serb (UDB).

Megjithëse publikisht thotë që nuk është Azem Syla pjesë e SHIK-ut, në shtëpinë e agjentit Nazim Bllaca, Naim Miftari pohon të kundërtën.

Ai madje pretendon se informacionet e marra nga Shërbimi Informativ i Kosovës fillimisht shpërndaheshin në shërbimet sekrete serbe e pastaj ktheheshin në instancat kosovare.

Miftari në këtë video flet edhe për shumë raste tjera të ndjeshme e të cilat deri tani kanë qenë enigmatike.

Bashkëngjitur mund ta ndiqni videon ekskluzive të kësaj bisede.