Na-Rra-tive

0
50

Shefqet DIBRANI

(Shkrimtarit Nazmi Rrahmani)

Rrëfimtar lindur prej Zotit
i pe vuajtjet tona si dhembje të motit
Lokja urimin qysh në djep ta dha
hapëro kujdesshëm nëpër këto anë t’Llapit…
e Ti me urtësi i kapërceve edhe luftërat ideologjike
sfida të shumta jetësore
prej ëndërrash të purpurta
Mbi gjithë ato paragjykime
këtë vend mbi vobektësi e bëtë
dhe një fjalë amanet e mbollët
“Pas vdekjes” kthjellon L I R I A . . .

Librin e bëtë ninullë për t’u edukuar fëmija
se vet ishe ara ku pjellëronte bagëtia
ishe fushë me lule ku mbushullonte dashuria
madje dhe pyll ku ulërinte dhe egërsia
fyelli i bariut ndër male me blegërimë të lirisë
ishe vet lumi që rrjedh drejt ardhmërisë
Ishe ëndrra jonë për shpresën e re
lumi që ecën rrjedhës së vet
dhembjet i mëkove në ditët e vështira
atëherë kur inskenohej pabesia
kur luftë klasash bënte ideologjia
kur shtriganë gëlltitën dashurinë
kur njëri tjetrit ia kafshëronin njerëzinë
kanibalët që përlyen plisin tonë
kur dija fliste me gjuhë sopate
e thika topitej nëpër mishërat tanë
shekujve të ftohtë mbi Atdheun e mjerë

Shqetësimi Yt nuk pushoi kurrë
anise mbi Malin e Shtedimit
veç diell të lindur ka
për fushën e blertë të Llapit
aty ku ardhmëria shihej në sy
e bukuria e fjalës mbështetej mbi urtësinë
Trishtimin magjik në zemër të nënës
e në rrudhat e shpirtit të babait
e përjetësuat Atdheut me këngë e fjalë
duke dhënë shpresë
me inicialet N.RR.
“NA” me ty edhe kurë na “RRA”-hën
tham urra bre burra
se fjala e mendjes ka dalë nga këto gurra
e tutje është shtrirë tokës pjellore
me duar prej brenge me halle njerëzore
ishe ti burrë si zë Na Rra-tiv
atëherë kur ishe djalë fare i njomë
kur dhëndërr “Malësorja” të futi në dhomë

Rruga drejt shtëpisë ishte vet Shtëpia jote
me emrin Kosovë
Ne kaluam bashkë
me tragjeditë e përjetuara
nga “Kthimi i njeriut të vdekur“
te “Toka e përgjakur”
Plaga e jetës sonë
si vargmale
si fusha
si uji
thellë e më thellë
përjetohej ndjenja e vargut magjik
edhe atëherë edhe tash
kur bukuria shëmtohej me kamxhik
Atëkohë dalja në derë të kushtonte me kokë
nga kosa e kostarëve komshijë
bisha me brirë që i rrisnin hallet tona
ndërsa duart tuaja prej brenge
e shkruanin historinë
nëpër shpirtin e përvuajtur
të nanave tragjike
të babait kur e rrëzuan për tokë
ishe loti i vajzave sorkadhe
që vajtonin vëllezërit ndër beteja
gjersa thinjat e flokut sa herë i u ranë
Të mos bredhim në pakthim
se ti o miku im Na-Rra-tiv
rrëfimin e bëre nocion të jetës
histori e ndodhur mbi truallin tonë
nëpër brirët e kohës u ngjite lartësive
në kujtimin tim dhe të kësaj historie…
Askush nuk jetoi këtë botë ma me dashuri
se rrëfimi yt kur u lexua nëpër shkolla
askush nuk lë mbrapa kaq ardhmëri
sa “Malësorja” që u bë motiv i jetës
dhe tabela te “Rruga e shtëpisë sime”
shkëlqim tu bë edhe “Tymi i votrës së fikur”
vatër që nuk u shua kurrë
kuurrë… kuuurrë… kuuuuuuurrë…
Atëherë kur Na Rra-hën me kamxhik
Ti – durimin na predikove si shkollë
dashuria për Llapin balsam t’u bë
sa vet historia mbi këtë Dard(h)ani
Në Kosovën tonë të Re
rrëfimi Yt NaRRa-tiv mbetet
si përditshmëri vuajtjesh
me plot dashuri

CH – St. Gallen, 19.07.2015.