Nga Bledi Mane – Public Enemy, 23 Janar 2012
www.facebook.com/bledi.mane
1./ Shok total. Pa fjalë jam.
Ose t’ua them më shkoqur dyfish i shokuar jam. Faleminderit Zot që paska edhe ekspertë profesionistë FBI-ja (jo si ata zuzarët e videos së Metës) që ua mbyllin gojën këtyre bolshevikëve kodoshë vrasës të Lindjes, që ende na kanë mbetur nëpër këmbë.
Kam qenë vjet përballë kryeministrisë kur protestohej më 21 janar. Kisha zbritur dhe unë për t’iu bashkuar lumit të zemëratës kolektive. Mbaj mend se amullia e krismave dhe mpirja që kaploi njerëzinë fanepsi kobshëm një tjetër 1997.
Qëndroja afër furgonit të televizionit Ora News dhe herë ndiqja gazetaren Elda Prendi tek transmetonte live, herë afrohesha deri para derës së kryeministrisë. Amullia totale vetëm sa shtonte kaosin dhe nuk merrja dot vesh çfarë bëhej. Krismat shoqëroheshin me degët e pishave që këputeshin nga plumbat dhe lëshoheshin mbi bulevard. Një deklaratë e Pjerin Ndreut bërë aty afër meje në mikrofonin e gazetares Prendi duket sikur më spërkati ftohtë fytyrën dhe trurin. U përmenda. Po vrisnin njerëz!
Pyes Erjon Veliajn që gjendej afër meje, por nuk e kishte të mundur të lidhej me celular me askënd për ta verifikuar. Ndërkohë i them të ruhej sepse përballë dhe anash nesh zgjasnin kokat snajperat. Mbi selinë e Kryeministrisë dhe atë të kryesisë së Kuvendit kapuçinjtë e zinj shfaqeshin e strukeshin frikshëm. Disa minuta më parë vetë komandanti Ndrea Prendi ishte dukur mbi tarracën e zyrës së Berishës…
Tani po e përjetoj vërtetë atë 21 janar, tani po e kuptoj sa i frikshëm ishte.
Shok total, pa fjalë jam.
Ndjehem dyfish i shokuar teksa mendoj se një prej protestuesve qenka vrarë me armën e komandantit të gardës republikane aty mes nesh. Ai koloneli ushtarak që paguhet më shumë sesa një mësues, mjek, pedagog, kamarier, shofer, polic, gazetar…ai synxiri që bënte vjet karshillëk me kobin e katër vdekjeve paska shkrehur armën e tij përballë nesh.
Ka ngritur pushkë Ndrea i Prendajve kundër Faikut të Myrtajve. E vrau me armën e shtetit dhe të pushtetit e si burrë kurvë shkoi i ndërroi tytën e i prishi gjilpërën. E vrau Faikun për t’i vetëvrarë edhe të birin prej marazit të të atit dhe shkatërroi një familje vetëm e vetëm se fieraku protestues ishte aty mes nesh për të ngritur zërin ndaj padrejtësive.
Shok total, pa fjalë jam.
Si mundet një burrë në moshë, një verior katolik, një intelektual dhe prind, një ushtarak karriere të shkrehë armën ndaj një taksapaguesi, nga i cili merr rrogën dhe ushqen familjen?
Shok total, pa fjalë jam kur mendoj se ka qëlluar me armë ndaj të pafajshmëve Ndrea i Prendajve në sy dhe prani të Saliut të Berishajve dhe Lulit të Bashajve. Makabre të shikosh si këputen mbi bulevard burra dhe prindër të pafajshëm ndërkohë që burra dhe prindër dhjaksë argëtohen pas xhamave të blinduara? Nuk e kuptoj ose më mirë nuk dua ta kuptoj sesi këta vrasës ende vërtiten rrugëve,ekraneve,zyrave të këtij vendi?
Shok total, pa fjalë jam.
Dua të di kur këta burra shkuan pas vrasjeve në shtëpitë e tyre si reaguan Liria, Aurela, Zoga. A e nuhatën erën e gjakut në bashkëshortët e tyre, a i pyetën vallë pse gjumi s’i zinte dhe dridheshin në krevatet e ftohtë të janarit?
Faleminderit Zot që ky planet paska edhe FBI, faleminderit që ky vend paska edhe ambasadë amerikane. Përndryshe Ndrea, Sala, Luli do të na vrisnin pak nga pak përditë të gjithëve.
2./Shënim i rëndësishëm
Ua shkruajta javës që shkoi. Nuk ka vlerë hetimi dhe puna e prokurorisë. Gjykatat e shkërdhyen procesin që tani. Ndryshe nga kërkesa e prokurorisë, kryevrasësin e gardës e lanë në arrest shtëpie. Nejse, por sapo më informuan që Ndrea paska dhjerë në brekë nga frika. Madje as tre telefonatat e sotme të Berishës nuk e kanë qetësuar.







