Myslym Pashaj reagon ndaj hipokrizisë së Berishës dhe Topallit për Kushtetuesen

0
32

TemA Online, 7 Qershor 2012

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuqezi, Myslym Pashaj, ka bërë një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli lidhur me hipokrizinë e tyre dhe qëndrimin me dy standarde ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e marrëveshjes së ndarjes së kufijve detarë me Greqinë. Ish koloneli, që u bë i njohur për betejën personale kundër qeverisë, rikujton në reagimin e tij gjestet antikombëtare të Berishës në atë kohë. Pashaj thotë:

“Me zë të lartë dhe poza groteske dy shtetarë të epërm, Berisha dhe Topalli, iu përkushtuan me fjalë lavdërimtare Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me rastin e festimit të një përvjetori. Është pjesë e mashtrimit dhe dyfytyrësisë së njohur të këtyre eprorëve me ngjyrime të theksuara autokratike që s’e kanë dashur kurrë që Kushtetuesja t’iu ndërrojë kahje veprave të tyre të mbrapshta. Por iu duhet tash që të thonë diçka se gjasme se Kushtuesja ka mbajtur drejtësinë që dihet se “është e kapur si askund në botë”.

Nuk mund të harrohet kurrë, ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese kur hodhi poshtë marrëveshjen famëkeqe të ndarjes së hapësirave detare në Jon midis Greqisë e Shqipërisë. Autorët e inspirues dhe veprues dhanë këto intervista pas vendimit:

Berisha: “Ah po! Gjykata e hodhi poshtë. Kjo është punë e saj… ëëë”.

Fevziu “9: 0 (nëntë me zero)!”

Berisha “Ëëë… mirë, po qeveria ime nuk ka humbur…”

Pas kësaj kuptohet se Berisha, ky cenues dhe prerës i integritetit territorial të Shqipërisë, në atë çast hodhi me të shpejtë pelerinën e mashtrimit duke u kredhur shpejt e shpejt në skrofullën e dhelprës dinake. Pas këtyre fjalëve si mund ta donte ai Gjykatën Kushtetuese?

Skena teatrale absurd e Znj. Topalli.

Gazetari: “Po kjo marrëveshja detare, si është puna!?”

Topalli : (lëviz dorën e majtë duke shënjuar sikur të hidhte një lopatë dheu…) Ëhë… ai… ik andej…. Ajo Gjykatë …( gjestet ishin fyese…)

Më tej asnjë fjalë tjetër. A është vallë vlerësim i punës së lartë të Gjykatës nga kryeparlamentarja?

Ja dhe Ministri i Jashtëm i kohës, Ilir Meta.

Gazetari: “Gjykata e hodhi poshtë marrëveshjen…”

Meta: “Gjykata ka mendimin e saj dhe ne kemi tonën. Kjo nuk do të thotë se ne kemi gabuar!”

Këta shtetarë, fytyra të tradhtisë së pandëshkuar që Gjykata i kapi me “det ndër duar” si kanë sy e faqe të thonë vlerësime kur janë kaq të përlyer në veprën e tyre antikombëtare.”