Mustafa Nano i shkruan Blendi Fevziut

1
36

Marrë nga ‘Respublica’, 08.01.2011

“Kjo është krejt e pandershme, Fevziu!” – Me këtë titull i është drejtuar Mustafa Nano, moderatorit të emisionit Opinion Blendi Fevziu në blogun ResPublika. Më poshtë teksti i plotë i Nanos.

“…Është hera e dytë, që në programin “Opinion” të TV Klanit transmetohet një rubrikë e veçantë. Do t’i shkonte titulli “Pas kuintave” kësaj rubrike, në të cilën janë filmuar të ftuarit e Fevziut në intervalet publicitare. Ata janë filmuar pa dijeninë e tyre, dhe kjo nuk është fare korrekte. Kjo është e para.

Së dyti, janë filmuar në momente të shkujdesura, ndërkohë që bëjnë biseda me sho- shoqin, të cilat, në fakt janë vijim i qëndrimeve të mbajtur dhe i përballjeve të bëra para kamerave, por me një qasje e gjuhë aspak televizive, dhe në këtë kuptim, filmimi e transmetimi i atyre pamjeve është një pabesi në planin human. Së treti, sikur të mos ishte mjaft kjo, ato nuk janë pamje të plota. Nuk transmetohet gjithçka që është filmuar.

Me këtë nuk dua të them se transmetimi i të gjithë filmit do të minimizonte shëmtinë e këtij akti. Jo, dua të them se çfarë del në ekran është një montazh i bërë në punishten e Klanit, dmth janë zgjedhur pamje që nxjerrin në një dritë fort të mirë “armiqtë” dhe nxjerrin në një dritë të mirë miqtë”.

1 COMMENT

  1. Nje pershendetje falenderimi Mero Bazes me teverteten…

    Mustafa Nano apo MUCI, si te perkedhelin dashamiresit, ma pac hallal qumeshtin e nenes, se ma ke “djegur” nje shkrim pergatitur per ate emision te Bledi Fevziut, (qe nxin veten dhe me vjen keq si gazetar) dhe qe nuk eshte rasti pare.

    Te pandershmit nuk mund ti kerkosh ndershmeri. Keq me vjen qe nje i tille te jete ne nje TV, si vete ai… Qeverite shkojne e vine, lum kush ruan pavaresine.

    Eshte koha per fjale dhe kushtrim MIGJENIAN DJEMA se Vasil Lacet, koha vertet demokratike i ka me kimet. Beni voten e POPULIT qe te GODASE. Dora e pare “goditese” jane penat si e JUAJA.

    Vetem tek TV “Klani”, nuk mund te presin MIQTE e atij vendi te dali ne ate ekran.

Comments are closed.