Shekulli, 07.01.2013
PRISHTINË – BUJANOC – Ish-drejtuesi politik i UÇPMB-së dhe lideri i LPD-së, Jonuz Musliu në intervistën e fundit, dhënë sot për RTK-në, ka kërkuar nga serbët, të ndalin me kërcënime dhe provokime përmes brohoritjeve antishiptare, siç ndodhi sot në Bujanovc dhe disa qendra serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Musliu shpërthen me thirrjen se, Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, nga Tirana dhe Prishtina, përballë kërcënimeve serbe.
Serbët: “Vdekje shqiptarëve!”, “Duam armë!”, “Kthehuni në Shqipëri!”
“Situatën e tendosur e kanë tensionuar edhe më sot grupet serbe, të mbledhura nga Vranja, Bujanoci dhe Persheva, të cilët kanë kanë parakaluar nëpër qytet, se gjoja po festonin «Bozhiqin», duke provokuar me brohoritje e parrulla antishqiptare, si «vdekje shqiptarëve», «duam armë» «shkoni në Shqipëri» e parulla tjera fyese e thirrje për luftë…”, ka deklaruar Jonuz Musliu. Sipas tij, parullat e tilla nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe ato tashmë janë të njohura edhe në kohë të mëparshme. Është një politikë e vjetër, e trashëguar që nga epoka e Milosheviçit, çka do të thotë, se politika antishqiptare e regjimit të Beogradit nuk ka ndryshur në Luginën e Preshevës.
“S’mund të nëpërkëmbim gjakun e heronjve”
«Ata dëshmorët tanë të UÇPMB-së, që kanë rënë për liri, paqe dhe stabilitet, si dhe bashkim me Kosovën, ne nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet gjaku i tyre”, ka shtuar Musliu. «Kur serbët e Kosovës vejnë barrikada në veri, pse ne t‘mos i mbrojmë simbolet tona, përmendoret tona. Për Beogradin nuk është edhe aq problem përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, sa është probleme prania e shiptarëve në Luginën e Preshevës..dhe gjithë këto kërcënimve, provokime nga Daçiç dhe Beograd kanë të vetmin qëllim: të largojnë, spastrojnë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën nga shqiptarët”.
“Ndihmë nga Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët”
I pyetur mbi rolin e spektrit politik shqiptar në Luginë përballë këtyre sitauatave, kërcënimeve, Jonuz Mulsiu në vazhdim është përgjigjur se «unë kam ftuar më parë dhe tani së fundi tre kuvendet shqiptare, për ta shpërbërë krizën në Luginën e Preshevës, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ërballë sitautës së rënduar. Është koha e bashkimit dhe vetëndërgjegjësimit të shqiptarëve në Luginë dhe të veprojmë bashakarisht përballë kësaj situate të tensionuar. Në këtë drejtim do të kisha ftuar dhe Prishtinën dhe Tiranën të jenë krah për krah me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Natyrisht, edhe faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në rajon, sepse edhe ata kanë qenë dëshmitarë të marrëveshjeve, amnistive gjatë dhe pas luftës së UÇPMB-së dhe i kanë borxh popullatës shqiptare në Luginë, që të ndërhyjnë ushtarakisht për të mbajtur rendin dhe qetësinë para se të dalë situata nga kontrolli.. »
/Shekulli Online/M.A./