Motrës në amshim… – poezi nga Miradije Gashi

0
87

Miradije Gashi

Në kujtim te pesevjetorit te vdekjes se motres Leonora Gashi, e cila me 23.04.2008, iku ne amshim…!

MOTRËS

Vesa si borë nga yjet biente
Tërë natën e gjatë
Dhe ende vazdon të bie,
Derisa floku të më zbardhet.

VDES NË KËMBË

Në ndodhtë të të takoj
Një ditë…
Nuk do të të njoh
Më beso
E as s’do të të buzëqesh
Dhe me sy s’do të të shikoj
As të të flas nuk mundem
E as të të dëgjoj.

Nuk do të të buzëqesh
Sepse zemra nuk më bën
As s’do të të shikoj
Se drita më iku nga sytë.

Nuk do të të flas
Se fjalët më ngrinë n’gojë
E as s’do të të dëgjoj
Se zëri më shterroi.

Ndaj mos më kujto të lutem!
Sepse për ty kam vdekur
Përgjithmonë!
Përgjithmonë!

DHEMBJE

Sytha të brishtë kudo gjelbërojnë
Po zërin e zemrës
Dhembja me mbyt
Se vdekja vuri kurorë mbi kokë.
E unë me lotin shetis
Se shpirtit tim
Gjerdan trishtimin ia vura.
Vallë a thua kush do t’më pres
Kë do ta takoj…
Portretin tënd në kornizë
A pranverën e ardhur pa ty?!
Nuk e di…!

Leonora ne vendin e punes ne ministri

Telegram ngushëllimi nga ministri

Leonora e para majtas

Leonora djathtas e treta !

Leonora djathtas ..!

Agim Gashi:

E qan nëna bijën e saj

Na ishte njëherë një vashë
E bukur si hëna e plotë,
Sa e hjeshoi mëmëdheun
O i Madhi Zot.

Syri i saj si lulë qershie
Lindë e rritë ndër ato vrrija,
Qepallat e zeza sa i kishin hije
Moj e bukura nga Shqipëria.

Lule bukur si pranvera
Mund të thurrësh dhe kurora,
E kishte pagëzuar nëna
Me emrin Leonora.

Kur ishte e vogël si loti n´grusht
Sa e menqur që sbëhej më,
Pëllumbesha e bardhë si bora
I qeshte fytyra e i punonte dora.

Ditën e parë kur shkoi në shkollë
Plot elan e me kujdes,
Piqej përherë so mollë në degë
E stolisej gjithmonë me pesë.

Kur e kreu shkollën e mesme
Me zell nisi falkultetin,
E kreu shpejt e pa mundime
Si valërojnë valet e detit.

Indexi isaj shkëlqente fare
S’kishte note as nëntë as tetë,
Nota e saj mesatare
Shembëllente vetëm dhjetë.

Shëndeti i saj si lule bore
Nuk ankohej asnjëherë,
Bukuroshja me syrin shegë
Regjistron edhe master.

U punësue vasha në qeveri t´Kosovës
I shëndriste nuri, i shëndriste gusha,
E kishte rritë Lokja Drenicë
Lulen e bukur nga Llapusha.

II

Gjashtë vite punoi Kurrë nuk u ankua,
Por në një mëngjes trupi ju ligështua.
-Ah moj nëna ime, diçka nuk jamë mirë,
Zemra po ma ndien do ta kem vështirë.

Shpejt shkuan te mjeku për një kontrollim,
Mjekët të habitur, kanceri trup po hyn,
Po ja ndyt gjakun, jetën me ja nxi,
Ja prishë bukurinë, eshtrat po ja grryn.

III

Të gjithë familjarët
Me trishtim n´shtëpi,
Që Leonora e bukur
Ka kancer të zi.

Edhe mbarë shoqëria
Me brenga jetojnë,
Leonorës së bukur
Shërim i urojnë.

Miq e kolegë t´punës
Lutje dhe te Zoti,
Kurrë për Leonorën
Mos t´vinë lajme morti.

Shpejt u tubuan
Dhe morën vendim,
Ta nisin jashtë atdheut
Ndoshta sjell shërim.

IV

E morën t´bukurën vashë
Me kancer të zi,
E dërgojnë t’shërohet
Atje n´Gjermani.

Ndërsa nëna e shkretë
Priste në uzdajë,
Dikush për Leonorën
T’i sjellë t´mira fjalë.

Porse mbas dy muajve
N´Manhajm t´Gjermanisë,
Iu shua jeta
Yllit t´bukurisë.

U shtri Blinushja e re
Përshëndet për t´fundit herë,
I mbylli sytë e bukur
Kurr më mos me i çelë.

Shpejt ky lajm i zi
E vërshoi Kosovën,
E nënës së shkretë
Ia thau dorën.

Askush s’e ndalte vajin
Për vashën beqare,
Iku pa u dashurue kurr
Në moshën njëzetenëntë vjeçare.

E nga vaji i nënës
Toka do me u ça,
Ah, loke e shkreta
Leonorë më s’ka.

Qante baba plak
Motra e vëllazëri,
Zgjohu, Leo e jonë
S’kemi jetë pa Ty.

Por Leonora e bukur
Nuk u zgjue dot,
Kanceri e vrau
Për jetë e mot!

V

Atë trup të gjatë si lisi
Të vdekur e sollën n´shtëpi,
Të gjithë në vaj të dhimbjes
Lotët u bënë shi.

Ajo nënë e shkreta
Mbi trup t´bijës ra,
E puthi, e përqafi,
Me lot tuj e la.

E dërguan ndër varre
Atje nën një bli,
Varri i saj i njomë
Atdheut hijeshi.

Sot ajo nënëshkreta
Çdo ditë i shkon n´vizitë,
Bashkimi me të bijën
Do të ndodhë një ditë.

Diplomat dhe Indexin
I ruan me xhelozi,
-S’ke vdekë moj bija ime,
Ja ku të kam në gji.

Jeta kalon shpejt
Ditë e natë në vaj,
Qan nëna e shkretë, qan,
Për bijën e saj!