Mos u tremb zoti kryeministër, i çmenduri dhe i ligu nuk vriten as për gjak

0
43


Nga Kledian Lula

Nëse deri në qershor 2009, kishim kuptuar gjithë ligësitë e Sali Berishës në jetën politike, qeverisëse e shoqërore, duhej demonstrata popullore e 21 janarit 2011, që të konfirmonte përfundimisht, se paskemi për kryeministër një individ të sëmurë, me simptoma të rënda e manifestuese në sistemin qëndror nervor (truri i vogël). Gjithë veprimet dhe fjalimet e tij në 10 ditet e fundit, tregojnë qartë këtë “shpërthim nervor”, tipik prej pacienti maksimalisht të sëmurë menderisht, me pasojë humbjen e kontrollit dhe rrezikshëmrinë e plotë për mjedisin ku punon e jeton.

Shteti Shqiptar, nëpërmjet Shërbimit Qeveritar, ashtu siç ka vepruar për cdo shtetas tjetër në raste sëmundjesh të rënda, ka detyrimin ta marrë Sali berishën nën kujdes mjekësor paraprak e ta nis urgjent jashtë vendit, për kurim mjeksor në klinkat e pavionet e specializuar psikiatrikë. Fundja, pavarësisht shkatërrimeve dhe tragjedive që i ka shkaktuar vendit e popullit në këto 20 vjet si politikan e krye-qeverisës, Sali Berisha duhet trajtuar me “statusin e kryeministrit”, pavarësisht fatkeqësisë me “ikje truri të përshpejtuar”.

Sali Berisha përbën rrezik kombëtar me veprimet e tij anormale

Nëse familja kryeministrore, ndoshta edhe nga turpi e konsideron normale gjendjen e tij nervore, shteti nuk duhet të qëndroj indiferent përballë këtij rasti. Shteti duhet të ndërhyjë, mbasi nuk kemi të bëjmë me një të “ikur nga trutë” që jeton mes malesh e le t’u bier me kokë gurëve e trungjeve. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një individ që mund të bëjë “zarar” të madh mbi popullin dhe ekonominë.

Rrezikshmëria qëndron në faktin, se ky i sëmur nervor në gjendje të lirë dhe me detyrë krye-qeveritar, ka në dorë policinë e shtetit, ka ushtrinë, Gardën e Republikës, buxhetin e shtetit, ministritë, spitalet, shkollat, ndërmarrjet strategjike, si hidorcentralet, naftën, hekurudhat, aeroportet. Më shqetësues është fakti, se ky njeri ka në dorë “zarfin” e Politikave të Sigurisë Kombëtare, ka koorrespondencën e NATO, te BE, të BB, te FBI etj, etj. Gjendemi përballë një kryeministri që mund të bëjë gjithçka kundër gjithçkaje “me një të thënë të mendjes”!

Analizoni veprimet dhe fjalët e tij, të ditëve të fundit, të nxitura prej piksozës fantazmë të “puçit” dhe të “eleminimit fizik”. Shikoni se si i është vërsulur prokurorisë, për ta nënshtruar dhe kreut të saj, me fjalë prej halabaku. Shikoni se si i vërsulet Presidentit të Republikës për ta dettyruar të mbuloj krimet dhe të zbatoj dhunshëm brockullat që ai shpik për “armiqë, tradhëtarë, kriminelë e puiçistë”. Shikoni se si vërsulet SHISH dhe kreut të këtij institucioni të Sigurisë Komëbatre, duke e quajtur “puçist” dhe duke tentuar ta përgjoj e ta fus në kurthin e krimeve të tij. Shikoni se si vërsulet shtypit të lirë, duke e kërcënuar dhe përgjuar, për ta nënshtruar.

Zoti President i Republikës! Situata nuk është për të luajtur me “ping-pong” akuzash e kundër-akuzash, as për luftë batutash me “spond” e nënkuptime. Duhet të ndërhyni jo me fjalime, thirrje e citate, por me qëndrime konkrete. Eshtë detyra Juaj zoti President I Republikës, që të veproni në rastin konkret, madje sa më shpejt, për të shmangur kryeministrin Sali Berisha nga këto pozicione anti-institucionale e anti-kombëtare, por së pari ta spostoni nga qeverisja e vendit për “arsye shëndetësore”. Besojmë, se Ju jeni i bindur tashmë plotësisht, që veprimet e manifestuara së fundi prej kryeministrit Sali Berisha, kanë kaluar të gjithë caqet e një sjelljeje dhe qeverisjeje normale e të sigurt për fatet e shqiptarëve e të vendit.

I ka ikur truri, thotë edhe në gjumë: “Do më vrasë presidenti!”

Pasi zbuloi “puçin e shtetit” dhe “organizatorët” e tij me planin “A” e “B”, kryeministri Sali Berisha zbardhi publikisht edhe planin “Zh” të këtij “puçi”, i cili sipas trurit të Berishës, kishte si objektiv “eleminimin e tij fizik”. Sipas planit të shpikur prej tij, këtë “eleminim e ka dëshiruar dhe e ka organizuar Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi”. Paranoja e tij për “eliminim fizik në bashkëpunim nga Presidenti i Republikës, Kryeprokurorja e kreu i PS” nëpërmjet “nxitjes së demonstratave”, nuk kërkon asnjë koment. Sali Berisha e di pozicionin e tij përballë shqiptarëve e përballë ligjit, ndaj dhe po përjeton ankthin e eliminimit fizik, të “puçizmit”, të “largimit me dhunë nga pushteti”.

Tashmë nuk ka as forcë hyjnore, që t’i ndryshoj këtë bindje psikopatie që dominon në mendjen e Sali Berishës. Atij i duken të gjithë, “armiq që duan ta vrasin”. Pushteti i kriminalizuar në raport me shqiptarët dhe me ligjin, e ka bërë me “hije”, nuk e lë të qetë”. Kështu ndodh me të gjithë diktatorët. Mao Ce Duni, në tamam në moshën e Sali Berishës filloi të dyshonte e të shikonte ëndrra me grupe puçiste, me eliminime fizike pas shpine, me largime nga pushteti me dhunë prej grupesh terroriste. Kështu u katandis edhe Stalini, i cili shpikte dhe ekzekutonte nga një “grup puçist” në javë, duke arritur deri aty, sa prej kësaj paranoje, futi dhunshëm nën kontroll të gjithë pushtetet. Kështu ndodhi edhe me diktatorin Ben Ali të Tunizisë.

Edhe ai sajonte armiq e “puçistë” kudo ku i thoshte truri dhe “hijet” që i vinin rrotull ditën e natën, ose ku dëgjonte fjalë rrugësh. Kështu ndodhi dhe me Enver Hoxhën, i cili fill pas sëmundjes mendore që e zuri, nisi të shpikte dhe të ekzekutonte nga një grup armiqësor çdo 6 muaj, deri sa arriti në atë shkarje mendore, sa më të, filluan të talleshin ushtarët e gardës, lulishtarët e pastruesit e shtëpisë. Kështu po ndodh dhe me Sali Berishën.

I ka ikur mendja dhe po shpik “grupe puçiste” që duan ta rrëzojnë nga kolltuku e ta eleminojnë fizikisht. Ende nuk ka përfunduar kjo aventurë çmendarake e tij, por sipas shenjave që po jep, Sali Berisha nuk ka për të vonuar dhe do të dëgjojmë, që ka zbuluar “grupe puçiste” e “vrasës të paguar” edhe në kopështe e çerdh fëmijësh, apo brenda rradhëve të fshesaxhinjëve të natës.

Dil nga “kulla e ngujimit”, kanuni e ndalon vrasjen e të çmendurit dhe të ligut

Që shqiptarët e urrejnë “lebrozin” Sali Berisha edhe si njeri edhe si kryeministër, kjo dihet tashmë, mbasi politikat e tij në këto 20 vjet, kanë qënë e kanë funksionuar si politika regresive për vendin dhe shkatërimtare për jetën e shqiptarëve. Pasi e ka kuptuar, se deri në çfarë mase e ka tepëruar zullumin, kryeministri Berisha po përjeton ankthin e “përzënies nga Shqipëria” dhe të “eleminimit fizik”. Në fakt, gjithë diktatorët dhe hajdutit e pasurive kombëtare, ose i mbathin me valixhet me flori e dollarë, ose tërhiqen zvarrë nga populli deri sa “u del qumështi i nënës”.

I gjendur në këtë terren të pëprgatitur vet, kryeministri Sali Berisha është në situatë të rënduar psikike dhe e vetmja gjë, që vë në lëvizje trurin e tij është paranoja e “eleiminimit fizik”. Duke përjetuar këtë makth hijesh vrasësish në çdo cep rruge, majë peme e dritare pallati, Sali Berisha është izoluar më banesën e tij, duke e kthyer edhe shtpinë në “kryeministri. Edhe kur shkon në zyrën e qeverisë, lëviz i blinduar. Katër ditë më parë, Sali Berisha mblodhi gjithë familjen kryeministrore dhe u fut në “kullën e ngujimit”, të cilën e ka rrethuar me policë, me gardistë, me ushtarë, me tela me gjemba, me postoblloqe hekur-betoni.

Planet e “puçistëve”, zbuluar prej Sali Berishës sipas gërmave të alfabetit

Plani “A” – Armatimi për stërvitjen e terroristëve komunistë
Plani “B” – Bashkëpunimi “puçistëve” Rama-Gjinushi-Ruçi
Plani “C” – Bombat “C-4” për shpërthimin e zyrës së kryeminsitrit
Plani “Ç” – Çadrat, shkopinjë, thikat me helm dhe stilolapsat pistoletë
Plani “D” – Dinamit i dërguar në kryeministri me makinë kamikaze
Plani “DH” – Dhunimi i Flamurit Kombëtar
Plani “E” – Elementët e përzgjedhur për sulmin e parë
Plani “Ë” – Endrra e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër
Plani “F” – Falangat e bandave të krimit të organizuar
Plani “G” – Gurët për goditjen e policisë
Plani “GJ” – Gjuajta e kryeministrisë me armë
Plani “H” – Tre heronjtë që duhet të vriteshin prej puçistëve
Plani “I” – Irritimi i “kokëpalarëve” me krismat nga brenda turmës
Plani “J” – Junta që donte të vendoste Rama-Gjinushi-Ruçi
Plani “K” – Kullat binjeke, si bunker i fshehjes së puçistëve
Plani “L” – Largimi i qeverisë nga pushteti
Plani “LL” – Llastiqet që do përdoreshin për thyerjen e xhamave
Plani “M” – Marrja e Selisë së Kuvendit
Plani “N” – Ndarja e posteve ministrore mes puçistëve
Plani “NJ” – Njollosja e arritjeve të qeverisë në sytë e botës
Plani “O” – Organizimi i protestës sipas skemës mafioze opozitare
Plani “P” – Pushtimi me dhunë i ministrive
Plani “Q” – Qëndrimi i terroristëve me duar në xhepa, sikur nuk kishin armë
Plani “R” – Revolucioni komunisto-puçist si në vitin 1924
Plani “RR” – Rrëmbimi i dokumenteve sekrete të kryeministrit
Plani “S” – Strehimi në kullat binjake i krminelëve në rast dështimi
Plani “SH” – Shkatërrimi i bulevardit nga shkulja e pllakave
Plani “T”- Tronditja psikologjike e popullit prej dhunës
Plani “TH” – Thyerja e portës së kryeministrisë
Plani “U” – Ulërimat e puçistëve mbi kangjella
Plani “V” – Vendosja e Spartak Ngjelës, si ministër drejtësie
Plani “X” – “Kod” sekret për lidhjet mes krerëve puçistëve
Plani “XH” – Xhirroja e fitores së puçistëve në qendër të Tiranës
Plani “Y” – Ylli komunist do të vendosej mbi ndërtesën e qeverisë
Plani “Z” – Zjarrvenie e kryeminsitrisë
Plani “ZH” – Zhdukja me eleminim fizik e Sali Berishës nën drejtimin e Bamir Topit