MOS E SHAJ BERISHËN SE S’JE SHQIPTAR

0
27

Faik Krasniqi / Prishtina Press
www.prishtinapress.info

Është ajo thënia e famshme ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar” që përdoret tek shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni”, kur tenton të flasësh apo të shkruash kundër Berishës. Unë nuk do të bëhem sharlatan sikur ai, por do t’i rendis një nga një disa nga tradhtitë që i ka bërë kombit shqiptar, Sali Berisha. Sali Berisha ka qenë dhe mbetet më antikombëtari i gjitha kohërave historike që ka pasur populli shqiptar ndonjëherë, posaçërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve ekzistues të Shqipërisë. Lind pyetja pse?

1) Sali Berisha ishte kundër pajtimit kombëtar që çoi mosrealizimin e bashkimit shqiptar, sepse mos pajtimi krijon përçarje dhe s’mund të arrish qëllimin për bashkim në të gjitha pikëpamjet me rëndësi kombëtare.

2) Sali Berisha në vitin 1994 i dha popullit shqiptar në Shqipëri atë kushtetutën e famshme ku pikërisht ajo kushtetutë parashihte që populli shqiptar që jetojnë nën sundimin e sllavëve t’i gëzonin disa të drejta njerëzore, por jo edhe kombëtare bile-bile më kujtohet se si dilte para popullit shqiptar dhe bërtiste për atë kushtetutë në mënyrë që t’i bindte shqiptarët në Shqipëri se kjo kushtetutë ishte më demokratikja në gjithë rruzullin tokësor derisa edhe zëri i patë humbur, por deshi fati populli shqiptar kuptoi grackën e këtij antikombëtari dhe ajo kushtetutë dështoi të miratohet.

3) Sali Berisha, më 1994-97 furnizoi Millosheviçin me naftë për ta shtypur rezistencën shqiptare në Kosovë për çlirim, pasi siç dihet atëbotë Serbia kishte embargo, dhe për të humbur gjurmë ndaj kësaj informatë ishte pikërisht kjo arsyeja pse është zhdukur (likuiduar) patrioti kombëtar Remzi Hoxha nga njerëzit (SHIK-U) e Sali Berishës.

4) Sali Berisha ishte shkaktari kryesor për ngjarjet e 97-ës dhe tragjedinë shqiptare.

5) Sali Berisha në vitin 1998 deshi të bëj puç ushtarak në Shqipëri, mu në momentin kur bashkësia ndërkombëtare hapte një kapitull të ri për çështjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi, dhe pikërisht ky moment mund të vlerësohet si antikombëtar pasi që vëmendja e faktorit ndërkombëtar ishte drejtuar në ato momente kah Shqipëria, se si duhej të veproj në ato momente, por nuk po e zgjas më tepër.

6) Sali Berisha solli në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: priftin nacionalist grek, Anastas Janullatos.

7) Sali Berisha deshi t’i shesi 225 km2 det Greqisë, por falë Kolonel Myslym Pashait që e bëri publike në opinion këtë marrëveshje dhe e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, kjo marrëveshje e ”fshehur” u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

8) Sali Berisha ndërtoi varrezat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, gjoja qenkan vrarë duke e ”mbrojtur” Shqipërinë nga nazistët gjermanë.

9) Dhe së fundi, Saliu në Parlamentin e Shqipërisë miratoi ligjin për regjistrim të popullsisë (sipas qejfit të Greqisë), me vetëdeklarim të kombësisë dhe fesë, por javën e kaluar Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për ndryshimin e kombësisë.

Kjo është një fitore e madhe dhe historike e shqiptarëve, e në veçanti e Aleancës Kuq e Zi, e cila muaj më parë patë dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për moslejim të ndryshimit të kombësisë.

I ceka vetëm disa veprime antikombëtare në pika të shkurtra sepse ka edhe shumë veprime të këtij njeriu që kanë penguar kombin shqiptar të eci dhe të zhvillohet të paktën krahas popujve që kemi përreth, e jo të ngelemi mbrapa siç kemi ngelur deri më tani. Vetëm edhe diçka, si mundet Sali Berisha të krenohet për liberalizim vizash kur Shqipëria është shtet gati 100 vjet dhe të jetë e fundit për liberalizim para Kosovës. Maqedonia është shtet që prej vitit 1991, Mali i Zi është shtet që pesë vite dhe arritën ta gëzojnë liberalizimin e vizave para Shqipërisë, kësaj nuk i thuhet sukses por dështim për Sali Berishën.

Sa i përket zgjedhjeve ky është njeri i rryer për të vjedhur dhe s’mund të ketë zgjedhje demokratike derisa ky despot është në skenën politike. Personalisht jam tepër i shqetësuar se kah po shkon kombi shqiptar, edhe sa kohë na duhet këso klika njerëzish si Saliu t’i kemi në krye të vendit, (Zoti ju sjelltë mendjen shqiptarëve), dhe pikërisht shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë nuk duhet ta përkrahin këtë njeri, po ç’ti bësh kur propaganda sllave i ka prishur edhe mendjet e shëndosha shqiptare.

*Autori është publicist nga Prishtina